Author: tirana

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë ditën sotme, si pasojë e një arresti kardiak. Policia bën me dije se rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin. Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës.

Read More

Pamje të reja janë publikuar këtë të hënë nga mediat greke ku shihet shkatërrimi I Evros nga zjarrët e ditëve të fundit. Nga pamjet shihen tokat e shkatërruara nga flakët e 17 ditëve të fundit. Fatmirësisht duket se këtë të hënë ka një neutralizim tyë vatrave të mëdha të zjarrit në këtë rajon ku deri më tani janë djegur mbi 935,000 hektarë tokë. Kujtohet se Shërbimi i Hartave të Shpejtë i Komisionit Evropian, Copernicus ka publikuar të dhëna të reja satelitore për zjarrin e Evros, i cili ishte edhe zjarri më i madh pyjor i shumë viteve të fundit në…

Read More

Rrahman Hallaçi nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Lajmin e ka bërë publik vetë faqja zyrtare e klubit që me anë të një postimi tregoi se dy palët kanë mbyllur bashkëpunimin. Shkak janë bërë rezultatet e dobëta në dy javët e para ku verilindorët nuk kanë mundur të grumbullojnë asnjë pikë dhe pozicionohen ne vendin e fundit. Pas largimit të Stavri Nices nga Laçi, Rrahman Hallaci bëhet trajneri i dytë që shkarkohet në elitën e futbollit shqiptar në vetëm dy javë kampionat.

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka përgëzuar Policinë për intensifikimin e operacioneve kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Balla deklaron se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike. Sipas Ballës kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja. “Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. Paketa e sigurisë në shkolla do…

Read More

I ngarkuari me punë, Luigi Soreca është takuar ditën e sotme me delegacionin e Bashkimit Europian dhe ka nisur menjëherë nga puna, deri në mbërritjen e ambasadori të ri. Rikthimin në Tiranë, Soreca e ka cilësuar si një privilegj, nisur nga fakti që për Shqipërinë është një moment mjaft i rëndësishëm në rrugën e saj drejt familjes Europiane. “Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të…

Read More

23-vjeçari Mateo Gllucaj i akuzuar për vrasjen e babait të tij, tre ditë më parë në Selenicë, këtë të hënë u paraqit në Gjykatën e Shkallës së parë Vlorë, për marrjen e masës së sigurisë. Në sallë është marr edhe dëshmia e 23-vjeçarit, i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim si në komisariat. Ai ka pranuar krimin teksa ka dëshmuar se babai i dhunonte të gjithë dhe për më tepër shumë herë e kishte nxjerr nga shtëpia. Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë. Gjykata…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, mbajnë bisedime në Sochi, Rusi ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon të ringjallë një marrëveshje të eksportit të grurit në Ukrainë. Putini ulet për bisedime me liderin turk Erdogan me synimin për të ringjallur marrëveshjen e eksportit të grurit në Ukrainë. Erdogan i cili është një udhëheqës i NATO-s, tha se do të bëjë një njoftim “shumë të rëndësishëm” pas bisedimeve me Putinin. Në fillim të bisedimeve me presidentin turk Tajip Erdogan në Sochi, presidenti rus Vladimir Putin tha se ata të dy kishin ngritur marrëdhëniet midis dy vendeve në…

Read More

Këtë të hënë, KQZ-ja ka regjistruar PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, proces që do të përsëriten pas videoskandalit me Safet Gjicin. Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike. Ai tha se KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike. Sipas tij, KQZ është e detyruar të shohë kërkesën në aspektin formal. “Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor”, tha ai.

Read More

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shfaqur me sy të fashuar, dy ditë pasi pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes. Ndonëse gjendja nuk duket fare e mirë, kancelari i cili e ka postuar foton në “X” ka bërë dhe pak humor me pamjen e tij, duke i ftuar dhe ndjekësit për meme. “Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket me keq se sa është në të vërtetë!”, shkruan Scholz.

Read More

Ekipi kuqezi ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian ndaj Çekisë më 7 shtator dhe 3 ditë më vonë ndaj Polonisë. 33-vjeçari nga Kavaja, Sokol Cikalleshi u shpreh se këto janë dy ndeshjet më të rëndësishme dhe theksoi se në dy takimet e kaluara, Kombëtarja ka bërë vetëm detyrën. Grumbullimi më i rëndësishëm “Është një nga grumbullimet më të rëndësishëm të kombëtares gjatë këtyre viteve. Unë e kam përjetuar një herë Europianin dhe nëse do ta përjetoja sërish, karriera ime do të kishte tjetër kuptim. Do të mundohemi të bëjmë diçka edhe jashtë fushe që të japim…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se si asnjëherë më parë, se Kosova e pavarur po përballet me sfidën më të madhe, me kërcënime për sigurinë e kombit. Osmani tha se Serbia është një fqinj agresiv që vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën. “Kosova po përballet me sfidimin më të madh të sigurisë, e them se kur kemi përballje me sfida të tilla, agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash”, tha…

Read More