Ardit Çuni ka udhëtuar drejt Stambollit dhe po ndan në Instagram foto e video nga pushimet. Mirëpo postimi i fundit ka marrë vëmendjen për shkak të një kërkese që Arditi ka shkruar për nusen e tij të ardhshme. Teksa shihet duke shijuar një mëngjes të bollshëm, këngëtari shkruan: “Mos e merr nusen nëse nuk ta shtron mëngjesin kështu”.
Author: tirana
Franca po planifikon t’i ndalojë cigaret elektronike “Vape”. Ky lajm është bërë me dije edhe nga vetë ka thënë kryeministrja, Elisabeth Borne . “Është çështje e rëndësishme për shëndetin publik”, ka thënë Borne, duke shtuar se qeveria është duke hartuar programe kombëtare për luftimin e cigares. Sipas saj, ky vendim vjen pasi ka rezultuar se këto modele janë përgjegjëse për 75.000 vdekje brenda një viti në Francë.
Mero Baze/ Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka partia e tyre në një dekadë në pushtet, që janë të bllokuar politikisht nga prurjet e kohës kur ishin në opozitë. Edhe pse për 10 vite në pushtet, ka promovuar dhjetëra figura të reja, nuk ka mundur të krijojë profile politike të reja që të përbëjnë gjeneratën politike të pushtetit. Aktualisht socialistët dominohen nga luftëtarët politikë të vitit 2007, 2009 dhe 2011 që fituan shumicat e bashkive në opozitë apo garat për deputetë. I gjithë ai fluks politik i ri, dominoi për më shumë se një dekadë në…
Pritej një fitore e “topçinjve” dhe ashtu ndodhi. Arsenal ka shpërfytyruar me rezultatin e thellë 3 me 1, “djajtë e kuq” të Manchester United, në supersfidën e javës së 4-rt të Premier League, në një sfidë që ka dhuruar jo pak spektakël në “Emirates Stadium” të Londrës. Siparin e golave e hapën “djajtë” e Erik ten Hag, me “pistonin” e krahut të majtë, Marcus Rashford që shfrytëzon mirë një të çarë në mbrojtjen e Arsenal, duke i ndëshkuar këta të fundit në minutën e 27’ të sfidës. Vetëm 2 minuta më vonë, “topçinjtë” të drejtuar në fushë nga kapiteni Martin…
Një festë në Meksikë për zbulimin e gjinisë së fëmijës që priste një çift i ri përfundoi në tragjedi. Organizatorët kishin zgjedhur që të zbulonin gjininë e fëmijës me anë të një aeroplanit, por fatkeqësisht nuk shkoi siç ishte planifikuar. Aeroplani, që shpërndau tymin rozë për të treguar se çifti do të bëheshin prindër të një vajzë, u rrëzua duke lënë të vdekur në vend pilotin. Një nga të ftuarit në “gender reveal” filmoi momentin kur mjeti i vogël që do të realizonte surprizën afrohet dhe lëshon tymin, shkruan The Sun.
Pushimet verore janë sipas të gjitha gjasave, tani kujtime të lumtura për shumicën prej nesh dhe nëse tashmë keni shkuar në punë. Mos u shqetësoni! Është thjesht sindroma klasike pas pushimeve që na godet sapo kthehemi nga pushimet shumëditore. Por pse ndodh kjo? Pra, tani që jeni kthyer, jeni të stresuar dhe nuk dini nga të filloni, kjo është pikërisht arsyeja pse ndiheni kështu. Për fat të mirë, ka 5 këshilla specifike që mund të ndihmojnë në kontrollin e situatës dhe ta bëjnë më të qetë kthimin në zyrë pas pushimeve verore. Në listën e mëposhtme do t’i gjeni të…
Presidenti Bajram Begaj, do të presë ditën e nesërme me ceremoni shtetërore, homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani. Presidenca e Kosovës ka dhënë detaje për vizitën dy ditore të Osmanit në Shqipëri, duke bërë të ditur se përveç me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, ajo do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare. Përveç takimeve zyrtare në Tiranë, Osmani do të vizitojë edhe qytetin e Beratit. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të…
Kontrabandistët shqiptarë kanë marrë sërish vëmendjen e medias britanike “Telegraph”. Sipas investigimit të medias britanike, bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantin e paligjshëm ose kriminelin që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar. Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht. Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë. “Bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me…
Nga Jamie Kreiner Murgjit mesjetarë, harxhonin shumë kohë për t’u përqendruar. Dhe përqendrimi ishte puna e tyre kryesore gjatë gjithë jetës! Natyrisht, teknologjia e tyre ishte shumë e ndryshme nga e jona. Por ata nuk kishin ndonjë shqetësim për shpërqëndrimin. Ata ankoheshin me shpesh se ishin mbingarkuar me informacion, dhe pasi vendosnin të lexonin diçka, e kishin të lehtë të mërziteshin, dhe të kapnin për të lexuar diçka tjetër. Ata ishin të frustruar nga dëshira për të parë nga dritarja, ose për të kontrolluar vazhdimisht kohën (në rastin e tyre, me Diellin si referencë), ose të mendonin për ushqimin apo…
Uashingtoni pret të përmirësojë marrëdhëniet e tij diplomatike me Vietnamin në nivelin më të mirë të mundshëm pasi Presidenti Joe Biden pritet të vizitojë Hanoin brenda një jave. Kjo lëvizje ka të ngjarë të zemërojë Kinën me pasoja të paspecifikuara biznesi. Nga frika e një reagimi të mundshëm negativ nga fqinji i tij i madh, Vietnami fillimisht shprehu skepticizmin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në. Ky qëndrim e ka detyruar administratën Biden të shumëfishojë përpjekjet e saj për të bindur vendin e lartpërmendur të Azisë Juglindore, duke përfshirë vizitat e shumta të zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane…
E ardhmja e Sergio Ramos mbetet ende për t’u përcaktuar. Mbrojtësi spanjoll i cili mbeti lojtar i lirë pas përvojës së tij të fundit në Paris Saint-Germain, siç u përmend tashmë, ka marrë një ofertë për të luajtur në Arabinë Saudite me fanellën e Al Ittihad, ku do të takohej me ish-in e tij, Karim Benzema. Por klubi saudit nuk është i vetmi në gjurmët e mbrojtësit ekspert. Sipas asaj që raporton Eldesmarque, Sevilla i është bashkuar skuadrave të interesuara për Ramos. Për të do të ishte një rikthim në Andaluzi, duke qenë se ai u rrit tek të rinjtë…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Tiranë. Mësohet se një makinë ka përplasur një vajzë që ishte me biçikletë. Në momentin e aksidentit e reja ishte duke kaluar tek vizat e bardha. Siç shihet edhe në foto policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.