Policia ka arrestuar një prej autorëve që ka dhunuar paraditen efektivin e policisë dhe vëllanë e tij në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit B. B., 35 vjeç, Sh. B., 25 vjeç, B. B., 31 vjeç, dhe B. A., 34 vjeç. Në pranga ka rënë 29-vjeçari B. B., banues në Tiranë. Policia gjeti dhe sekuestroi 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Author: tirana
Pesëdhjetë roje burgu dhe shtatë policë janë liruar, pasi u morën peng nga të burgosurit në gjashtë burgje të Ekuadorit, thanë autoritetet, si pasojë e një proteste të koordinuar kundër operacioneve të sigurisë që po kryhen brenda burgjeve të vendit. Protestat nisën të enjten, sipas shërbimit të burgjeve të Ekuadorit, SNAI, disa orë pasi ushtria kreu një operacion të madh që përfshinte më shumë se 2200 personel sigurie në burgun në Latacunga, një qytet në jug të kryeqytetit Quito, raporton CNN. SNAI tha të shtunën se të gjithë pengjet ishin liruar pas një “operacioni të koordinuar” dhe se burgu tani…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të nisë vizitën e saj dyditore të hënën në Shqipëri, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit. Nga Presidenca kanë bërë të ditur se Osmani fillimisht do të takohet me homologun e saj, Bajram Begaj e më pas me kryeministrin Edi Rama. Axhenda e Plotë: 4 shtator Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ora 10.15-10.40 – Takim tete-a-tete midis Sh.T.Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Sh.S.Znj. Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës Ora 10.40-11.30 – Bisedimet…
Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga dhunimi i efektivit të policisë në Tiranë dhe të afërmit të tij. Dyshohet se efektivi është dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopinj bejsbolli. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet. Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve. Pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopinj bejsbolli drejt xhamave te makinës.
Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Malin e Zi e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend. Analisti i njohur malazez, Velija Muriç, i tha “Zërit të Amerikës” se ndërhyrjet nga jashtë po ndikojnë në formimin e shpejtë të qeverisë. Zoti Muriç akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet të fusë në qeverinë e re malazeze partitë pro-serbe dhe pro-ruse. Edhe pse Bashkimi Europian u ka bërë thirrje partive politike në Malin e Zi që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re me synimin për të përshpejtuar reformat e…
Boksieri shqiptari Florian Marku mposhti për 54 sekonda kundërshtarin e tij, Dylan Moran. Në Manchester Arena, grushtet e Markut ishin tepër për kundërshtarin, duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarit me Knock Out teknik. Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës. Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.
Një i moshuar në Belsh, 80 vjeç, është larguar nga banesa që prej datës 31 gusht dhe nuk është kthyer më. Ka qenë djali i tij ai që njoftoi sallën operative se në rrjedhën e lumit Devoll dyshohet se është mbytur i ati, banues në fshatin Rrenas. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe së bashku me familjarët kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së lumit. Njoftimi i plotë i policisë: Shtetasi T. A., 50 vjeç, ka njoftuar sallën operative, se në rrjedhën e lumit Devoll, dyshohet se është mbytur babai i tij, shtetasi R. A., 80…
3 holandezë dhe 2 shqiptarë janë arrestuar në Gjermani për trafik kanabisi. Ata raportohet se kishin maskuar aktivitetin e paligjshëm me një dyqan për pajisje bujqësore. Ata gjithashtu shisnin pajisje për kultivimin e kanabisit, duke iu ardhur në ndihmë kultivuesve të tjerë të bimëve narkotike, mes tyre edhe dy të rinjve shqiptarë që kanë rënë në pranga. Që nga maji 2023, 18 plantacione kanabisi janë zbuluar në të gjithë Gjermaninë gjatë hetimeve.
Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë në mbrojtjen e hapësirës ajrore, pasi kjo e fundit ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje. Aeroplanët gjermanë do ta mbrojnë këtë shtet të NATO-s deri më 22 dhjetor, ka thënë forca ajrore gjermane. Aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve armiqësore në hapësirën ajrore të Sllovakisë, ka thënë ushtria gjermane. Sllovakia është fqinje e drejtpërdrejtë e Ukrainës, e cila është duke luftuar pushtimin rus, prej shkurtit të vitit të kaluar. Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës sistemet e saj për mbrojtje ajrore…
CEO i Tesla, Elon Musk, në librin që pritet të dalë javën e ardhshme, ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta dhe familja e tij. Fëmija 19-vjeçar i Musk ndryshoi gjininë vitin e kaluar, nga djalë në vajzë. Emri i saj është Vivian Jenna Wilson, me nënvizimin në dokumentet ligjore se “nuk dëshiron të ketë më asgjë” me babanë e saj miliarder. Musk pretendon se vajza e tij “komuniste”, Vivian beson se “kushdo që është i pasur është i keq” dhe akuzon shkollën e mesme private Santa Monica Crossroads për “shpëlarje truri” të saj. Këto komente janë publikuar në një fragment të biografisë…
Kryeministri Edi Rama shkruan se ky sezon veror ka qenë fantastik për Portin e Durrësit dhe se janë pritur nga autoritetet shqiptare 257 jahte të mëdha turistike dhe 21 kroçera. Ky reagim vjen reagar pas ankorimit në Portin e Durrësit të jahteve luksoze, ku vetëm pak më parë mbërriti jahti “Opera” i sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa dje jahti i Jeff Bezos. “Lürssen dhe Koru nuk janë emrat e asnjë personazhi vizatimor, por superjahtet luksoze që kanë zgjedhur Durrësin për t’u ndalur në këto ditë të para të shtatorit. Sezoni…
“Forbes” ka publikuar listën e personave më të pasur në botë, të cilët sipas saj gjithashtu kanë një ndikim shumë të madh në ekonomi. Lista që përfshin në total 2640 persona udhëhiqet nga CEO i Teslës, Elon Musk. 10 njerëzit më të pasur në botë që nga 1 shtatori 2023, sipas Forbes 1. Elon Musk – Pasuria: 248,8 miliardë $ -Mosha: 52 vjeç – Burimi: Tesla, SpaceX – Shteti: SHBA 2. Bernard Arnault – Pasuria: 208 miliardë $ – Mosha: 74 vjeç – Burimi: LVMH – Shteti: Francë 3. Jeff Bezos – Pasuria: 160,9 miliardë $ – Mosha: 59 vjeç…