Author: tirana

Në tregun e punës në Shqipëri ka një paradoks të madh në aspektin gjinor. Shifrat zyrtare tregojnë se, niveli i arsimit të grave dhe vajzave është më i lartë se ai i djemve dhe burrave, sa i përket përqindjes së atyre me arsim të lartë. Ose më saktë, shprehur me shifra, rreth 40% e vajzave dhe grave deri në 30 vjeç kanë një diplomë të arsimit të lartë, ndërsa te meshkujt kjo shifër zbret në rreth 25%, pra një diferencë mjaft e ndjeshme mes dy gjinive. Por, kur vjen fjala te tregu i punës, situata ndryshon tërësisht. Norma e papunësisë…

Read More

Zbardhet dosja e parë e megaskandalit RTSH, që ka përfunduar në SPAK. Një nga denoncimet, publikuar sot nga DITA hedh dritë mbi një prej aferave ku janë përfshirë drejtues të këtij institucioni.Bëhet fjalë për të drejtat e transmetimeve televizive sportive. Subjekt i denoncimit, është kryeredaktori i Departamentit të Sportit të RTSH, Pano Xhixho.Z. Xhixho është kallëzuar zyrtarisht nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, përvetësimin e funksioneve dhe tagrave, që nuk i takojne dhe shkaktim të dëmit rëndë ekonomik ndaj institucionit.Një prej dokumenteve që shoqërojnë denoncimin, i konsultuar nga DITA, rendit disa dhjetra mijëra euro të tenderit për të drejtat mediatike…

Read More

Situata jo e mirë financiare që po kalon klubi i Kukësit ka bërë që në horizont të dalin biznesmenë të rinj që duan të investojnë në skuadër. Janë disa palë të interesuara, por deri më tani familja Gjici, e cila gëzon maxhorancën absolute, nuk ka pranuar asnjë ofertë. Ata duan ta mbajnë ende klubin, ku kanë më se 10 vite që investojnë dhe e dërguan në majat e futbollit shqiptar. Interesimi ka qenë konkret nga disa palë dhe bëhet fjalë për investitorë të fuqishëm në vend, që duan të hyjnë në tregun e futbollit dhe e shohin Kukësin si një…

Read More

Për dy ditë, të premten dhe të shtunën qeveria do të mblidhet me dyer të mbyllura në Tepelenë. Në mbledhjen 48 orëshe, secili prej ministrave do të bejë një analizë të detyrave të bëra dhe angazhimeve të ndërrmara për këtë mandat të tretë qeverisës. “Retreat-i” me ministrat, para nisjes së pushimeve verore, vjen pas ndryshimeve në kupolën e Partisë Socialiste. Kryeministri Edi Rama shkarkoi Damian Gjiknurin nga detyra e sekretarit të përgjithshëm të partisë dhe për rrjedhojë edhe të tetë sekretarët e tjerë. Pritet të shihet nëse do të ketë furtunë shkarkimesh edhe në qeveri apo Rama do të presë…

Read More

Prokuroria Tiranë ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ndue Gjergji dhe familjarëve të tij me vlerë 20 milionë euro. Prokuroria thotë se ai është pjesë e një grupi kriminal, i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale “Trafikimit të lëndëve narkotike”. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer ky shtetas. Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të tij dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik…

Read More

Disa orë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, njoftuar nga kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, vjen reagimi nga Kryesia e PD-së. Në një deklaratë për mediat Kryesia sqaron se mbledhja e këshillit të Bardhit dhe rregullorja e cituar prej tij është sajesë. Po ashtu në reagim thuhet se demokratët do të zgjedhin kryetarin e PD-së. DEKLARATA E KRYESISËDitën e djeshme me datë 26.07.2023 Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PartinëDemokratike mori në shqyrtim kërkesën e Kryesisë së Partisë për vlerësimin e përputhshmërisë sëVendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit…

Read More

Euro i është rikthyer rritjes. Sipas Kursity zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha evropiane këmbehet të enjten me 104.87 lekë. Po ashtu edhe valutat e tjera kanë shfaqur tendenca rikuperimi. Dollari amerikan u ngjit sot në nivelin e 94.23 lekëve, megjithate humbje për këtë monedhë kanë qenë të konsiderueshme këtë vit. Paundi britanik po ashtu ka ndjekur të njëjtin trend në rritje këtë fillim jave dhe këmbehet për 119 lekë.

Read More

Arthur C. Brooks Ndoshta biseda më mbresëlënëse që bëra kur shkruajta librin tim “Nga forca në forcë”, ishte me një grua rreth moshës sime. Ajo është jashtëzakonisht e suksesshme në Wall Street – ka bërë pasuri dhe është shumë e respektuar. Mirëpo, së fundmi, ajo ka filluar të humbasë ndonjë hap aty-këtu. Vendimet e saj si menaxhere nuk janë aq të qarta sa dikur, instinktet e saj më pak të besueshme. Aty ku dikur komandonte sallën, tani sheh se kolegët e rinj dyshojnë tek vendimet e saj. Në panik nga shfaqja e mundësisë së rënies, ajo lexoi një artikull që…

Read More

NBA ka marrë një vendim, duke hequr marijuhanën nga lista e substancave të ndaluara, duke lejuar përdorimin e saj nga basketbollistët. Vendimi i marrë që në prill hyri në fuqi nga korriku i këtij viti. Kështu, nuk do të ketë me gjoba, kontrolle apo dënime për lojtarët që përdorin marijuhanë. Ai që bindi komisionerin Adam Silver të marrë këtë vendim ishte basketbollisti Kevin Durant. Papritur, ai u kthye në një avokat mbrojtës të të gjithë atyre që përdorin marijuanë, duke mbrojtur këtë kauzë. Sipas tij, është më mirë që të miratohet përdorimi i tij, pasi të gjithë e tymosin atë.…

Read More

Sa herë ajo vjen në Shqipëri bën bujë, si për koncerte,projekte ashtu edhe për pushime. Po flasim për artisten e talentuar, Dua Lipa e cila edhe këtë verë ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushime. Ajo sot ka publikuar në Instagramin e saj disa foto, ku duket se ka zgjedhur jugun e vendit për të bërë plazh, teksa ka shkruar se është kthyer në shtëpinë e saj. Ajo duket shumë në formë, me një pamje të freskët, e gatshme për të bërë ca ditë pushime të paharrueshme në Shqipëri. Me siguri ka ardhur me familjen dhe partnerin…

Read More

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim për kundërshti të forcave të rendit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. A., banues në Manzë NJOFTIMI I POLICISËGjatë operacionit të zhvilluar në muajin shkurt, u vu në pranga një 19-vjeçar, pasagjer në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, ndërsa ky i fundit, për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, rrezikoi seriozisht jetën e punonjësve të Policisë. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak që u gjetën në automjetin me të cilin po qarkullonin…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të marrë pjesë në debatin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në datat 17-23 shtator 2023. Sot ai priti Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Fiona McCluney, e cila e informoi Presidentin Begaj edhe mbi samitin që do të organizojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Gjithashtu, McCluney ndau me Presidentin Begaj informacionin mbi pritshmëritë e samitit si dhe nivelin e pjesëmarrjes. Në fund të debateve dhe trajtimit të temave më të rëndësishme për të ardhmen e njerëzimit dhe të planetit, pritet që liderët pjesëmarrës të miratojnë një deklaratë…

Read More