Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e sekuestrimit të vilave. Mësohet se sot janë rrëzuar kërkesat e partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt, për heqjen e sekuestrove të vilave në Hamallaj dhe Palasë. Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin për ish-zv/kryeministrin, i cili ndodhet jashtë vendit, sipas konfirmimit edhe të avokatëve të tij.
Author: tirana
Moderatorja e njohur Roza Lati së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj personale. Ajo u kthye pas në kohë duke kujtuar agresitivitetin dhe dhunën që ushtronte i ati ndaj mamasë së saj, aktores së njohur Rita Lati, ndërsa sipas saj këto reagime babi i saj i ka pasur si pasojë e një turmori që ai kishte në kokë. Roza rrëfeu se kur ka qenë në moshën 7-vjeçare shkonte në banjo që të qante dhe pastaj përpara pasyrës i qeshte vetes me zor pasi kishte kuptuar se po…
Gjendet një trup i pajetë një i moshuar në Devoll. Sipas informacioneve nga policia viktima ka dalë 1 ditë më parë nga banesa e tij dhe ka humbur kontaktet me familjarët. Nga këta të fundit është bërë denoncim në polici ndërsa vetëm sot është gjendur pa shenja jete. Policia thotë se dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale pasi në trup nk ka pasur shenja dhune. Sakaq mësohet se i moshuari vuante nga skleroza.
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë kufitare në Kapshticë. Sipas informacioneve mësohet se të arrestuar janë një doganier dhe një tjetër shtetas pasi dyshohet se do të lejonin kalimin e një kamioni kontrabandë. Ndër të tjera mësohet se ka qenë AMP e cila ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare. I ndaluar është doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 ton djathë kontrabandë. Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të…
Kreu u Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, të cilën e ka quajtur ‘rekord i zi’. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se të dhënat e Departamentit Amerikan të Shtetit janë një kambanë e fortë alarmi për rrezikun e falimentimit të Shqipërisë dhe nevojës jetike të kthimit të ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Postimi i plotë: Përkeqësimi i klimës së investimeve në Shqipëri për shkak të korrupsionit të lartë dhe të përhapur në çdo sektor, sipas raportit vjetor të Departamentit Amerikan të…
Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me goditjen e grupit, i cili ishte përfshirë në mashtrim kompjuterik. Nga 14 persona të hetim, 5 janë lënë në burg, 4 në arrest shtëpie si dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata mashtronin përmes telefonit shtetasit italianë dhe sipas hetimeve ky mashtrim kap vlerën e 4.7 milionë eurove. Arrest në burg:Hamit Dobi, Erion Kastrati, Aldo Pasku, Gjin Shelnishta, dhe Mojsi Zuna. Arrest në shtëpi:Greta Gjoci, Olta Toci, Rezarta Ibrahimi dhe Silvana Veliu. Gjatë aksionit në terren janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike, aparate celulare, USB dhe pajisje të tjera…
Elon Musk ka shtyrë lëshimin e raketës Falcon Heavy, e cila supozohej të vinte në orbitë satelitin më të rëndë të komunikimit në botë, Jupiter 3. Anulimi i nisjes së SpaceX ndodhi vetëm një minutë para se të përfundonte numërimi mbrapsht të mbrëmjen e së mërkurës. Përmes një postimi në Twitter thuhet se nisja është shtyrë me 24 orë dhe pritet që nisja e saj të bëhet mbrëmjen e kësaj të enjtje. “Po anulojmë nisjen e sotme të Falcon Heavy si pjesë e misionit Jupiter 3 për faktin se janë plotësuar kriteret për përçarje”, thuhet në mesazh. Arsyet e shtyrjes së…
Rreth orës 09:20, në aksin rrugor Vlorë – Kuç, në fshatin “Tërbaç”, shtetasi H. R., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Jaguar” që drejtohej nga shtetasi J.Dh. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja që ndodhej në automjetin tip “Benz” , shtetasja H. Xh., 70 vjeçe, banuese ne fshatin “Kallarat” , e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të aksidentit.
Evropa së fundmi është e rrethuar nga vatrat e zjarreve në shumë vende, por sipas të dhënëve të një raporti të fundit të publikuar në mediat e huaja rezulton se është Azia është rajoni më i prekur nga fatkeqësitë në botë. Vitin e kaluar pati 81 fatkeqësi të lidhura me motin, klimën dhe ujin, shumica e të cilave ishin përmbytje dhe stuhi, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike. Sipas raportit më shumë se 5,000 njerëz vdiqën si rezultat dhe 50 milionë njerëz u prekën. Fatkeqësitë përfshinin musonet rekord në Pakistan dhe shkrirjen e akullnajave që vranë më shumë se 1500 njerëz dhe…
Katër persona janë arrestuar paraditen e sotme në Korçë, pasi akuzohen se vidhnin makina në Maqedoninë e Veriut dhe i shisnin për pjesë këmbimi në Shqipëri. Të arrestuarit janë Aleksandër Rira, Luis Durbaku, Adem Ademi dhe Marjo Hidri. Njoftimi i policisë: Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Passing”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të mjeteve motorike. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në drejtimin e Prokurorisë. Trafikonin nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut, mjete motorike të vjedhura, të cilat më pas i çmontonin dhe…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka patur vizitorë të veçantë. Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin kanë zgjedhur të shohin nga afër muzeun. Ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës, çifti amerikan la një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë. “Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve: ”Ju…
Greqia vijon të jetë akoma në zonën e rrezikut përsa i përket zjarreve që janë aktive prej ditësh. Mediat vendase shkruajnë se vetëm në dy javë janë ndezur rreth 500 vatra zjarri në disa zona të Greqisë. Me zjarret që janë ndezur në Magnezi, Rodos dhe rajone të tjera të vendit tonë, rreziku i zjarreve në disa rajone të Greqisë është i lartë edhe këtë të enjte. Ndërkohë si pasojë e zjarreve në Greqi raportohet se kanë humbur jetën 4 persona mes të cilëve dy pilotë që humbën jetën në përpjekje për të shuar flakët. Gjithashtu nga fillimi i zjarreve…