Do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Shqipëria duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante.Por mesdita sjellë zhvillim të tyre duke gjeneruar rrebeshe, më të dukshme në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Problematike mbetet gjithashtu parametri i erës në shumë zona. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës ku kthjellimet dhe vranësirat e dendura do të jenë të pranishme në të gjithë terrritorin. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C. Era do të fryjë mestare…
Author: tirana
Dashi Dilni nga rruga juaj për t’i bërë një nder dikujt tjetër sot. Prirja juaj e natyrshme mund të jetë të vendosni veten mbi të gjithë të tjerët, por sot nuk është koha për të pasur një qëndrim të tillë. Në vend të kësaj, duhet t’i ofroni një dorë ndihme një kolegu të punës. Demi Çështjet në vendin e punës do të arrijnë një kulm të vështirë. Në vend të një mjedisi bashkëpunues, ka të ngjarë të futeni në një zonë lufte. Kini kujdes dhe përpiquni të mos lejoni që komentet e ashpra të njerëzve t’ju ndikojnë në nivel personal.…
Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi ka dhënë detaje në lidhje me mbledhjen e Asamblesë së PS që u zhvillua pasditen e kësaj të mërkure. Në një intervistë për emisionin “Now”, ai theksoi se u morën në analizë zgjedhjet e 14 majit si dhe performanca e PS. “Asambleja është një organizim i brendshëm, ku u morën në analizë dy gjëra, leximi i votës së shqiptarëve në datën 14 maj dhe përgjegjësia me të cilën e kanë veshur PS përfaqësuesit e saj. Lëvizjet që u bën sot nuk kanë të bëjnë me zgjedhjet e 14 majit. U mor në analizë performanca e PS,…
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është gjetur e mbytur një grua 71-vjeçare në Portin e Vlorës. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Për këtë shtetase mëngjesin e sotëm kanë bërë kallzim në Polici, familjarët e saj për largim nga banesa. Viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka qenë në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj. Ata kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ndërsa janë takuar edhe me kryeministrin Rama. Kjo është bërë e ditur nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Ndërkohë, në foto shfaqet, kryeministri Rama dhe Richard Grenell. “Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është gjetur e mbytur një grua në Portin e Vlorës. Trupi i pajetë është gjetur në ujë pranë një skafi. Nuk dihen detaje më të hollësishme lidhur me ngjarjen. Ndërkohë, policia ndodhet aktualisht po punon për zbardhjen e plotë.
Greqia po përjeton momente të vështira për shkak të zjarreve që janë në disa zona të vendit. Fatkeqësisht nuk kanë munguar as viktimat. Së fundmi dy trupa të karbonizuar u gjetën në zonën e Volos, në veri të Athinës. Sipas mediave lokale trupi i parë u gjet në një stan të djegur në zonën Ajos Jogjios në Feres të Volosit. Trupi i dytë u gjet në zonën Horostasi në Volos. Viktima ishte një grua e moshuar, e cila u dërgua në spital pa shenja jete. Deri më tani ka shkuar në 5 numri i viktimave nga zjarret në Greqi. Vetëm…
Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretariatin e Partisë Socialiste. Struktura drejtuese e PS do të plotësohet në shtator, që me shumë mundësi Rama do të thërrasë sërish Asamblenë për të votëbesuar sekretarët e rinj.
Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar zhvillimet në asamblenë e Partisë Socialiste pasditën e sotme që sollën ndryshime në strukturën e kësaj partie. Sipas Sali Berishës, Gjiknuri u flak sot si Ahmetaj me këshillat që të arratiset. Berisha tha se dosja e inecenratorëve po shpërbën këtë kupolë mafiozë e se Rama është i gatshme që t’i shesë këdo. “Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë u mbyll pas turpit të arratisjes së shekullit, numrit 2 të qeverisë, bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës u arratis me porosi të këtij fundit, pasi dekonspiroi kërkesën për…
Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është takuar këtë të mërkurë me qytetarët në Shkodër, ku ka akuzuar qeverinë Rama për rritjen e çmimeve dhe korrupsionin. REAGIMI I PLOTË: Të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ultat në Europë, sepse Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e Inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. Krahas…
Zbardhen mesazhet e kryeministrit Edi Rama për socialistët sot në Asamblenë e PS-së. “Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha ai. Mes të tjerash ai përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”. Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.
Për të diskutuar mbi një studim që tregonte se personat e martuar jetojnë më gjatë se beqarët, pyetjes se për çfarë grinden më shumë në çift, Paloma i është përgjigjur për ushqimin. Gazetarja është shprehur se ndryshe nga ajo që preferon ushqimet e lehta në mbrëmje, partneri i saj ushqehet shumë rëndshëm. Ndaj i ndodh që kur gatuan, ai nuk e konsumon ushqimin e saj por porosit ushqime të rënda. Kur ajo zgjedh të mos gatuaj, ai thotë se “s’paska gjë për të ngrënë sot”. Situatë që e ka bërë Palomën tonë të arrijë në konkluzionin se ‘burrat nuk kënaqen…