Author: tirana

Sot është mbajtur Asambleja e Partisë Socialiste, ku janë marrë disa vendime. E Të pranishëm kanë qenë shumë socialiste, si Pandeli Majko, Gramoz Ruçi apo edhe shumë figura të Partisë Socialiste. Në foto të LSA në krah të Pandeli Majkos shihet edhe Granit Gjana, i cili pritet të zëvendësojë Safet Gjicin, pas videoskandalit seksual në zyrën e Bashkisë Kukës. Po ashtu nuk kanë munguar as përqafimet dhe puthjet mes socialistëve, të cilët mesa duket pas kësaj mbledhje do të marrin edhe pushimet.

Read More

Vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka Trump ndodhet në vendin tonë prej disa ditësh tashmë. Pas fotove të publikuara më herët nga bregdeti i jugut, ajo ka vizituar së fundmi Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Siç dallohet edhe nga fotot, ajo shoqërohej nga kryeministri Edi Rama, si dhe nga ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.Në fund të vizitës z. Kushner…

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë disa vendime të cilat kanë sjellë ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste. Asambleja e PS-së ka zgjedhur sot që postin e Gjiknurit ta marrë Blendi Klosi i cili nga sot do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS-së. Damian Gjiknuri nuk pranoi që të bëjë komente, por tha se më mirë do të bëhet. “Kemi kohë për komente! Më mirë do bëhet!” tha ai. Gjithashtu sot u vendos që Bledi Çuçi të jetë kryetar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Read More

Dy shqiptarë u kapën në Bologna të Italisë me gati 500 kilogramë drogë, sasi me vlerë rreth 3 milionë euro. Në kuadër të një hetimi nga autoritetet italiane për trafikimin e drogës në zonë, skuadra antidrogë ka konstatuar një 29-vjeçar shqiptar, i cili u takua më pas me bashkatdhetarin e tij 29-vjeç, kushkëmbyen një zarf në makinë. Kaq ka mjaftuar për autoritetet të cilat kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar dy shtetasit, ku më pas kanë kryer kontrolle fizike në banesën 28-vjeçarit, në të cilën janë gjetur rreth 5 kilogramë kokainë. Më pas, karabinierët kryen një kontroll fizik në banesën e…

Read More

Të mërkurën, nënsekretari amerikan i Thesarit, Jay Shambaugh deklaroi se administrata Biden është e gatshme të ndërmarrë veprime specifike kundër Kinës për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe aleatëve të saj, si dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në adresimin e sfidave globale. Në dëshminë e tij të përgatitur para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA-së, Shambaugh tha se ndërprerja e lidhjeve ekonomike midis SHBA-së dhe Kinës do të ishte “një katastrofë” për të dy vendet, por tha se diçka e tillë ka…

Read More

Dita e djeshme ka qënë dita më e nxehtë e 30 viteve të fundit. Sipas të dhenave të regjistruara ndër vite në rrjetin e stacioneve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak rekordin me temperatura të larta e mbante viti 2007 ku vlera e regjistruarë ka qënë 42.8°C në Kuçovë, ky rekord u thye ditën e djeshme ku termometri në Kuçovë regjistroi vlerën 44.0°C. Ndërsa për Tiranën temperatura më e lartë ndër vite ka qënë 42.2°C dhe ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 43.0°C. Gjithashtu temperatura më e lartë ndër vite u regjistrua ditën e djeshme edhe në Elbasan me 43.2°C , Vlorë…

Read More

Një shtetase nga Portugalia, e quajtur Claudia Sofia Carrera Jaimes, vendosi të protestojë sot e zhveshur para Prokurorisë së Tiranës për shkak të zvarritjes së hetimeve. Mësohet se ajo është kapur me 5 gr kokainë dhe prokuroria po i mban peng procesin. “E pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën, nuk është veprim i turpshëm”, mësohet të ketë thënë e reja sipas burimeve nga “Top Channel”.

Read More

Damian Gjiknuri është liruar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS. Burime për tirananews.al nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme bëjnë me dije se në vend të tij do të jetë Blendi Klosi, i cili më herët ka qenë dhe Sekretar Organizativ. Klosit i është kërkuar që ta kryejë këtë detyrë deri në shtator. Nuk dihet nëse kjo lëvizje e Gjiknurit që arriti një rezultat tepër të mirë në zgjedhjet vendore, lidhet me emërimin e tij në ndonjë post ministror apo për ndonjë arsye tjetër. Kjo mbetet për t’u parë në shtator, ku Rama zakonisht ka kryer dhe ndryshime…

Read More

“Festa e Miqësisë” do të gjallërojë qytetin e Burrelit për pesë ditë radhazi. Ky aktivitet, i cili mbështetet nga Bashkia Mat, do të nisë ditën e nesërme, më 27 korrik, dhe do të zgjasë deri të hënën në mbrëmje. Në këtë aktivitet festiv, do të marrin pjesë këngëtarët e mirënjohur si Armaldo Kllogjeri, Egzona Ademi dhe Klint Çollaku, të cilët me performancat e tyre do t’i zbukurojnë akoma më shumë mbrëmjet verore. Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, fton qytetarët që të bashkohen në sheshin “Ahmet Zogu” për të kaluar momente argëtuese në këto ditë fundkorriku. “Festa e Miqësisë nis nesër në…

Read More

Ish-ministri I Brendshëm Bledi Çuçi është zgjedhur nga Asambleja Socialiste Kryetar i Grupit parlamentar.Burime për tirananews.al, bëjnë me dije se Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist.Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mohuar ndryshimet në qeveri, gjë e cila u raportua më herët në media. Kryeministri Rama para nisjes së Asamblesë, i pyetur lidhur me lajmet për shkarkimin e ministres së Financave, u përgjigj prere “jo”.

Read More

Ish-prokurorja Antoneta Sevdari e shkarkuar nga vettingu në vitin 2019, ka marrë shpërblim. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”. KPA shkarkoi nga detyra prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdarin në 28 shkurt 2019. Ky vendim erdhi pasi Sevdari kishte probleme me pasurinë e bashkëshortit. Komisioni Publik ankimoi vendimin për pasurinë e bashkëshortit, ndërsa Sevdari e justifikoi me punën e tij jashtë vendi, më konkretisht në Arabinë Saudite. Sevdari u shpreh se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë pasi punëdhënësi i tij ka ndërruar jetë. Një tjetër çështje që…

Read More