Më shumë se 40 persona humbën jetën nga flakët që përfshinë Mesdheun, ndërsa mijëra pushues e banorë u evakuuan. Greqia po përgatitet për më shumë fluturime evakuimi nga Rodosi, pasi zjarret nuk janë frenuar në ishujt e Korfuzit dhe Evias. Vala e të nxehtit që ka mbërthyer shtetin grek nuk po zbutet dhe temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius. Numri më i madh i të vdekurve deri më tani është në Algjeri, ku mes 34 viktimave ishin 10 ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë evakuimit. Bejaia është zona më e prekur ku humbën jetën 23 persona, sipas mediave…
Author: tirana
Ndonjëherë nevojitet vetëm një vizitë për të bindur vizitorët të paketojnë gjërat e tyre dhe të lëvizin përgjithmonë në Bonaire. Ishulli holandez i Karaibeve Bonaire në vitet 1960 kishte një popullsi vetëm më pak se 6,000, por kjo u dyfishua në 15,000 deri në vitin 2010. Sot, rreth 23,000 njerëz e quajnë Bonaire shtëpi, sipas Statistikave të Holandës (CBS), e cila ka dhënë informacion rreth Holandës për më shumë se një shekull. Bonaire, i shqiptuar “Bone-air”, ndodhet pak larg brigjeve të Venezuelës dhe është një nga tre ishujt ABC: Aruba, Bonaire dhe Curaçao. Bonaire është një komunë e veçantë e Holandës;…
Muxhahedini 78-vjeçar Ali Mostashari humbi jetën nga një arrest kardiak ditën e 20 Qershorit, kur policia zhvilloi aksionin në kampin e MEK. Ky është përfundimi i ekzaminimeve të bëra nga Mjekësia Ligjore. Në raportin e publikuar nga Tv Klan, thuhet se vdekja i ka ardhur si pasojë problemeve në zemër, si dhe nga agravimi i organeve të tjera jetësore, për shkak të mostrajtimit mjekësor. “Ndryshimet organore janë pasojë e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur viktima. Shkaku i vdekjes së shtetasit Ali Mostashari ka qenë koronaroskleroza e avancuar me mekanizmin e infarktit të freskët të muskulit të zemrës.” Sa i…
Arrestohet 57-vjeçari Sami Fejza në Durrës, i cili akuzohet se vodhi targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, dhe më pas i shiste te grupet kriminale. “Nga Kosova në Durrës, duke ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve, dyshohet për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës, në pranga 57-vjeçari. 57-vjeçari nga Kosova kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale…
Shkrimtarja Rita Petro nuk e mohon që i pëlqen shumë jeta e natës, dhe se ndihet keq nëse nuk shkon të paktën 1 herë në javë. “Më pëlqen vajtja në pub-e. Pavarësisht se jam në këtë moshë më pëlqen shumë, festat më pëlqejnë shumë dhe më pëlqen sidomos të vishem me të zeza, të vë aksesorë të zinj, kam qejf kur shkoj atje. Në përgjithësi më pëlqejnë aksesorët sportivë. Edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit kam qejf kur i frekuentoj pub-et. Edhe në Shqipëri bëhet shumë mirë, sidomos dhe në Kosovë, në Prishtinë, kënaqem jashtë mase. Po të më mungoj…
Një arsye banale dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes shqiptarëve pasditen e së dielës në Padova të Italisë, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën 2 të tjerë. Për ngjarjen e rëndë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje e tentativë vrasje. Ata u kapën rreth 12 orë pas krimit, gjatë kohës që po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë. Këtë të mërkurë ata pritet që të merren në pyetje dhe do dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërsa të…
Mediat raportuan se Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë shqiptare. E gjitha ndodh vetëm pak orë përpara fillimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet pasditen e 26 korrikut, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore. Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet. Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e…
Kam kënaqësi që me rastin e këtij nderimi që po i bëhet sot Adem Demaçit të them disa fjalë për jetën dhe për veprën e tij. Kam folur e kam shkruar për të edhe disa herë të tjera kur s’ishte ende në moshën në të cilën është sot. Por, tetëdhjetë vjet tashmë të kaluara dhe nderimi që po i bëhet më nxisin të them edhe diçka që nuk e kisha thënë atyre herëve. Brezi im ka pasur fat të jashtëzakonshëm që prej natyrës të jetë i dhuruar me një vetje siç është Adem Demaçi. E thashë brezi im e do…
Këtë verë të nxehtë janë shtuar ndjeshëm rastet e personave që kanë humbur jetën sapo janë futur në det. Rasti më i fundit ishte ai i një dite më parë në Velipojë ku ndërroi jetë një 20-vjeçar si pasojë e arrestit kardiak. Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, ishte i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2 CNN nga ku foli për këto ngjarje të rënda, për të cilat tha se shkak është moti shumë i nxehtë dhe pakujdesia e këtyre personave. Ai theksoi se nëse nuk tregohet kujdes dhe pas një aktiviteti të shtuar në bregdet futesh menjëherë…
Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Himarë si pasojë e problemeve shëndetësore që i janë shfaqur menjëherë pas futjes në ujë. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në plazhin e Qeparos, ku 69-vjeçarja, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inauguroi kilometrat e para të autostradës së paqes që pritet të kalojë nga Nishi për në Merdarë, Prishtinë, Tiranë dhe Durrës. “Jam krenar që kjo autostradë do të na lidhë me shqiptarët”, u shpreh ai duke theksuar se tregtia mes Serbisë dhe Shqipërisë është rritur me 35 për qind në vitet e fundit. Vuçiç shtoi se ky aks rrugor, të cilin e konsideroi si shtylla kurrizore e Ballkanit Perëndimor, do të jetë një ndër autostradat më të ngarkuara në 20 vitet e ardhshme. Në të njëjtin mendim ishte edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Beograd,…
Një shtetase nga Portugalia ka vendosur të protestojë nudo para Prokurorisë së Tiranës për shkak të zvarritjes së hetimeve. Mësohet se ajo është kapur me 5 gr kokainë dhe prokuroria po i mban peng procesin. Vajza ka qëndruar 5 minuta nudo para prokurorisë dhe më pas është larguar.