Author: tirana

Akademiku Artan Fuga i ka dërguar një letër presidentit të vendit, Bajram Begaj në lidhje me vendimin e shtyrjes së mandatit të Skënder Gjinushit, kryetarit të Akademisë së Shkencave, të cilën e ka quajtur nënshkelje të ligjit. Në letrën drejtuar presidentit, Fuga shkruan se pa ndarjen e vërtetë të pushteteve, Shqipëria rrezikon të vidhet bashkë më kombin. Sakaq i ka bërë thirrje presidentit Begaj për mos miratimin e projektligjit, pasi sipas tij po merret nëpër këmbë Kuvendi dhe ndyhet Kushtetuta e Shqipërisë. Letra e Artan Fugës drejtuar presidentit Bajram Begaj: Zotit Bajram Begaj President i RepublikësTiranë, 27 korrik 2023 Pa…

Read More

Sinoptikania Lajda Porja foli për situatën meteorologjike në vend, ku tha se më në fund temperaturat do të pësojnë ulje. Porja u shpreh se ditët e mbetura të korrikut dhe 10 ditëshi i parë i Gushtit parashikohet me temperatura më të ulëta, maksimalja jo më shumë se 35 gradë Celsius, teksa prezent do të jenë dhe reshjet e shiut kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd. Ajo çka mbetet shqetësuese sipas sinoptikanes janë erërat, ku pritet shpejtësia deri në 60 km në orë, kryesisht në Shkodër dhe Vlorë. “Lajmi i mirë është se deri në datat 7-8 gusht do jenë prezent…

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dhënë sot vendimet për shtatë të pandehurit e grabitjes së ndodhur në Rinas, në vitin 2022. Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili. Vendimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 26.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në turin e takimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së kryeqytetit. Ai kërkoi nga strukturat e Tiranës, që mbajnë një peshë specifike në volumin e punës së Policisë së Shtetit, të shtojnë përpjekjet për më shumë rezultate e siguri të shtuar. Në këto muaj vere, kur ka një numër të lartë vizitorësh e turistësh të huaj, policia e rendit dhe ajo rrugore, duhet të jenë më prezent në territor për të ndihmuar dhe parandaluar çdo incident. Më tej, Balla u shpreh se revolucioni Digjital në Policinë…

Read More

Zjarri në ishujt grekë Rodos dhe Korfuz vijon të përhapet në mënyrë të pakontrolluar, me zjarrfikës dhe vullnetarë që bëjnë një betejë mbinjerëzore, ndërsa erërat mbeten të forta. Në Korfuz zjarri është përhapur në dy fronte, në zona të paarritshme. Mjetet ajrore kanë punuar pa pushim për ta shuar atë, sepse ekziston frika për shtrirje të mëtejshme tij nga era që parashokohet të fryjë orët në vijim. Pas orëve të vështira të përjetuara nga banorët e Luces, Sykit dhe Imerolias, sot të gjithë të moshuarit që ishin larguar po kthehen në shtëpitë e tyre. Banorët më të rinj kishin qëndruar…

Read More

Një ndërhyrje delikate, jetëshpëtuese, është realizuar me sukses nga ekipi multidisiplinar i kirurgëve, urologëve dhe reanimatorëve në Spitalin Kirurgjikal të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në kryeqytet. Pas një seri ekzaminimesh dhe konsultës së përbashkët të disa mjekëve specialistë, u realizua me sukses heqja e tre tumoreve (në veshkë, mbiveshkoren e majtë dhe tëmth), duke ruajtur veshkën e vetme që pacientja kishte. Ecuria post-operatore ishte shumë e mirë dhe 67-vjeçarja tashmë është larguar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, bëjnë me dije mjekët. Nëpërmjet një postimi në Facebook, edhe kryeministri Edi Rama, ka përgëzuar ekipin me Dr. Arvit Llazani,…

Read More

Mjekja otorinolaringologe, Klodiana Zaharia thotë se vajzat shpesh herë i dëmtojnë veshët duke i kruar me thonjtë e gjatë.Gjatë verës shtohen edhe infeksionet e veshit për shkak të ujit të pishinave apo të detit. “Vajzat me shqetësime të veshit nga ngacmimi me thonjtë e gjatë më vijnë në dimër dhe në verë. Mund të ndodhë gërvishtja. Në një moment që ti përpiqesh ta relaksosh, ta kruash ose ta masazhosh, mund të ndodhë që të gërvishtet dhe infektohet,” – u shpreh Zaharia në një intervistë për Euronews Albania. Problemet e veshëve janë më të shpeshtat veçanërisht tek fëmijët por nuk përjashtohen…

Read More

Konfindustria, në një komunikatë për shtyp ka kërkuar marrjen e masave ndëshkuese të jashtëzakonshme në të gjithë nivelet qeverisëse, përgjegjëse për skandalin e ndërprerjes së fondit të BE për bujqësinë. “Skandali në fjalë është provë nga më të rëndësishmet e deritashme për të treguar për qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë për shkallën e efektivitetit të reformës në drejtësi. Konfindustria vlerëson, se përveç arsyeve të bëra publike nga Komisioni i BE për ndërprerjen e pagesave për IPARD2 në vazhdim si dhe pezullimit të mbi 110 milion euro financime të IPARD3, vendimi mund të jetë dhe ndëshkim për ekzekutivin shqiptar lidhur me…

Read More

Policia Kufitare e Durrësit/Njësia Policore Detare Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Durrës, grupe kontrolli nga Njësia Policore dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Nga Shëngjini në Kavajë janë bllokuar 16 mjete të tjera lundruese. Mjetet e bllokuara: 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. Shkeljet e konstatuara: lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka dënuar djegien e Kuranit, pasi një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë të Danimarkës. Kryediplomati evropian e ka cilësuar këtë veprim si “ofendues, mosrespektues dhe provokim i qartë” dhe ka thënë se “respekti për diversitetin është një vlerë thelbësore e Bashkimit Evropian. Kjo përfshin respektin për komunitetet e tjera fetare”. “Shprehjet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës përkatëse nuk kanë vend në Bashkimin Evropian. Ne vazhdojmë të mbrojmë lirinë e fesë apo besimit dhe lirinë e shprehjes, jashtë dhe brenda; por jo çdo gjë që është e ligjshme…

Read More

Bayern Munich vijon “gjuetinë” për të gjetur pasuesin e Robert Lewandowski-t. Ofensiva gjermane është e gjitha e përqendruar në një emër, Harry Kane, për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Prej kohësh kanë gjetur akordin me kapitenin e “tre luanëve”, por pengesë mbetet klubi i Tottenham. Në Angli janë të bindur në këtë pikë, është thjesht çështje kohë që “gjelat” të dorëzohen, në një kohë kur Kane ia ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2024. Bayern e ka jetike gjetjen e një “bomberi”, për këtë arsye nuk dëshirojnë…

Read More

Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e Selanikut. Sipas mediave greke, mësohet se pas një konotrlli në banesën ku ai qëndronte, janë gjetur dhe sekuestruar drogë e armë. Gjithashtu, në kontrollin e ushtruar në shtëpinë e 40-vjeçarit, në zonën e Sykes, u gjet dhe u konfiskua shuma prej 1800 eurosh, si rezultat i shitjes së drogës.

Read More