Aktori Agron Llakaj ka përfunduar mbrëmjen e djeshme në urgjencë ku ka treguar se i është dashur të kalojë disa orë të mira. Ka qenë vetë Goni i cili ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm. “Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence”, e nis tregimin e tij Agron Llakaj Agroni tregon se si një “i fortë” kërcënonte e ofendonte mjekun për shërbimin ndaj babait të tij. View this post on Instagram A post…
Author: tirana
Twitter ka ndryshuar një markë të njohur dhe të dashur nga përdoruesit në përpjekje për të transformuar platformën në WeChat, pra aplikacionin e zhvilluar nga kompania kineze Tencent i cili është multifunksional dhe lejon mesazhe me tekst dhe zë, por edhe pagesa elektronike. Ky është mendimi i Vincenzo Cosenza, ekspert i mediave sociale dhe autor i blogut Vincos, mbi operacionin e Elon Musk për të riemërtuar Twitter në X. “Musk dëshiron të transformojë Twitter-in në WeChat perëndimor duke shtuar gjithashtu një sistem pagese siç deklarohet nga CEO-ja e re Linda Yaccarino”, shpjegon Cosenza. ”Në fakt, emrat e tillë rrjedhin nga…
Pas konstituimit të të gjithë këshillave bashkiakë, u zhvillua dje mbledhja e parë e Këshillit të Qarkut Elbasan. Pas verifikimit të mandateve, këshilltarët votuan për zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Qarkut. Në mënyrë unanime, këshilltarët i dhanë mbështetjen si kryetare e Qarkut, znj. Emira Urupi. “Konstituimi i Këshillit të Qarkut! Suksese Ermira Urupit në detyrën e re si drejtuese e Këshillit të Qarkut. Jam i bindur që Ermira do e përmbushë me sukses detyrën e saj duke çuar përpara punën e bërë nga Bukuroshi përgjatë dy mandateve”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
SPAK ka nisur kërkesë për gjykim për ish avokatin e shtetit Irgen Kërçukun i cili është korruptar nga Rrumi i Shijakut. Pas arrestimit të Rrumit në 1 nëntor 2019, kur iu bë atentat bashkë me prokurorin Arjan Ndoja, SPAK i gjeti në celular një video-përgjim të qershorit 2017 ku shfaqet duke biseduar për ryshfet me Irgen Kërçykun në mënyrë që të mos apelojë procesin gjyqësor për pronësinë e 45 mijë metra/katrorë pronë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2020 dhe…
Me pretendimin se nuk kishin paguar për shtëpinë ku kishin vajtur me pushime, pronari i banesës së bashku me një tjetër person mbajtën peng për rreth 45 minuta, 4 pushues nga Kosova. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 3 të Durrësit dhe u denoncua nga vetë pushuesit kosovarë. Burime zyrtare të policisë thonë se në pranga u vunë dy persona, pronari i shtëpisë dhe një tjetër, D. K., 48 vjeç dhe N. Xh., 49 vjeç. “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova,…
Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit ne Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë nën flakë. Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka mare përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar. 6 mjete zjarrfikëse në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie.Ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave te zjarrit.
Në rrjetet sociale është publikuar një foto e një të reje, një zjarrfikëse që prej ditësh merr pjesë në shuarjen e zjarreve shkatërruese në Greqi. Në foto ajo është ulur në pyll dhe qan, gjë që tregon shkallën e fatkeqësisë në të cilën ndodhet Greqia. Fotoja është postuar në faqen “Parashikimi i motit në Greqi”, së bashku me mesazhe inkurajuese për të gjithë zjarrfikësit, grekët dhe turistët që përjetojnë këtë ferr. Fotoja tregon një zjarrfikëse femër e ulur në tokë dhe duke qarë, ndërsa tymi ngrihet pas saj. Nuk dihet se ku është bërë fotografia, por ajo është realizuar nga…
Partia Socialiste do të mbledhë sot pasdite Asamblenë Kombëtare. Në mbledhje pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit. Po ashtu, në Asamble do të ketë një analizë të strukturave organizative të partisë. Në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryeministrit Edi Rama. Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Asambleja do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do…
Një gjinekolog në Manhattan i cili u shpall fajtor për sulme seksuale ndaj pacientëve të tij gjatë ekzaminimeve, është dënuar me 20 vjet burgim. Robert Hadden u dënua se abuzoi katër pacientë gjatë punës së tij në dy top spitale të New Yorkut. Prokurorët e kanë përshkruar Haddenin si “grabitqar në xhaketë të bardhë”, duke thënë se ai i tërhoqi pacientët në dhomës e tij të ekzaminimit në mënyrë që t’i abuzonte, raportoi Guardian. Sjellja e Haddenit u përshkrua në gjykatë si “e paprecedentë”, “tronditëse në ekstrem”, “e tmerrshme”. Gjatë gjyqit, 11 nga viktimat e tij ofruan dëshmi rrëqethëse mbi…
Vala e të nxehtit që ka përfshirë botën ka sjellë pasoja të shumta në shumë vende. Një tjetër rekord temperaturash është shënuar në ujërat e oqeanit rreth Florida Keys, ku termometri ka shënuar 38.4 gradë Celsius. Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria amerikane, në një hapësirë të caktuar për regjistrimin e temperaturës e instaluar në ujërat e gjirit Manatee, në Parkun Kombëtar Everglades, shënoi vlerën më të lartë, ndërsa në disa zona të tjera termometri shënoi 38 gradë dhe 32 gradë Celsius. Vlerat normale për rajonin në këtë periudhë të vitit variojnë midis 23-31 gradë Celsius , sipas Administratës…
Tre të rinj janë plagosur në një aksident rrugor pranë Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, pranë vendit të quajtur “Ura e Gjoles”. Një autoveturë tip “Benz” është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Për të nxjerrë të plagosurit është ndërhyrë me mjetin zjarrfikës për shkak të përplasjes së fortë. Tre të rinjtë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në gjendje të rendë. Mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara.
Një palë atlete të rralla të Apple po shiten nga shtëpia e ankandit Sotheby’s për 50,000 dollarë. Këpucët ishin bëra me porosi për punonjësit në vitet 1990 dhe ishin një dhuratë në një konferencë. Një palë të tilla nuk janë shitur kurrë për publikun më parë. Sotheby’s i përshkroi ato si “një nga më të panjohurat në ekzistencë”, duke theksuar sa të rralla janë atletet dhe vlerën e tyre në tregun e rishitjes. Ndërsa atletet Omega x Apple janë”të reja në kut”, përshkrimi thotë se ato kanë disa papërsosmëri, duke përfshirë një zverdhje rreth thembrës. Ato janë masa amerikane 10.5,…