Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e motit ekstrem dhe humbjen e 6 jetëve. Në një ditë të vetme, në Siçili, Kalabri e Sardenjë vdiqën 5 persona, një punëtor (me kontratë të pasigurt) i angazhuar në operacionet e shuarjes së zjarrit dhe katër të moshuar. Nga zjarret ka pasur edhe shumë të plagosur. Në Palermo, dy punonjës të pylltarisë, gjithashtu duke luftuar me shuarjen e flakëve dhe në fund të turneve rraskapitëse, përfunduan në terapi intensive. 77-vjeçari Salvatore Cometa dhe partnerja e tij 75-vjeçare Teresa Monastero u bllokuan në shtëpinë e tyre të pushimit në Cinisi në…
Author: tirana
Dita e mërkurë do të sjellë tërheqje të kësaj si edhe freskim të menjëhershëm të motit. Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore. Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C. Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht…
DashiDikush do të përpiqet t’ju përdorë si një kukull. Kini kujdes që njerëzit e tjerë të mos përfitojnë nga talentet tuaja dhe t’ju thërrasin të bëni gjëra që nuk janë në përshkrimin e punës suaj. Natyra juaj e durueshme mund të jetë e shpejtë për të thënë po, kur vërtet, ju duhet të thoni jo.DemiNjë bisedë që keni sot ka të ngjarë të ketë një ndikim shumë të thellë tek ju. Transformimi i madh mund të ndodhë si rezultat i një dialogu të thjeshtë me dikë që takoni gjatë regjimit tuaj të përditshëm të punës. Merrni seriozisht këto takime.BinjaketJu mund…
Faza e fundit e ankandit ndërkombëtar për ndërtimin e parqeve që do të prodhojnë energji nga era është mbyllur sot pasdite me oferta mjaft të mira nga kompanitë pjesëmarrëse. Më e leverdishmja për shtetin shqiptar është oferta e kompanisë franceze, lider në botë në fushën e energjitikës, Total Eren, e cila ka ofruar çmimin 44.88 Euro/MWh. Kjo kompani është paraqitur në ankand me një bashkim me kompaninë shqiptare KMW.Ndërkohë kompania austriake “Verbund” ka ofruar çmimin prej 74.95 Euro/MWh dhe subjekti i tretë i kualifikuar që ishte bashkimi i përkohshëm i Shoqërisë shqiptare “BRD” Sh.p.k, me kompanitë turke turke “Guris Insaat…
Arbana dhe Eduarti ditët e fundit ndodheshin me pushime në Como të Italisë. Por sot çifti ka udhëtuar drejt Milanos pasi kanë marrë një lajm shumë të bukur. Arbana ka ndarë një foto ku tregon se partnerja e vëllait të Eduartit ka lindur vajzë. “Mirë se vjen Adea”, shkruan moderatorja ndërsa në një foto tjetër tregoi se kishte marrë rrugën për të takuar vogëlushen e porsalindur.
Mbrëmjen e djeshme Jori ka qenë e ftuar në “Procesi Sportiv” për të zbuluar më shumë rreth thashethemeve të fundit për të në lidhje me afrimitetin dhe skenat romantike në klipin me Noizyn dhe jo vetëm. Ed Manushi: Atëherë në “Top Arena” ke shprehur një pëlqim për Butrint Imerin Jori Delli: Obobo mos na ngatërro kot… ti the më thuaj një emër dhe une e lidha me faktin se Beniada kishte bërë atë gabim edhe e thash po unë se njifja fare Ed Manushi: Po me ty dhe Noizyn ca po ndodh? Jori Delli: E thash 100 herë po herën…
Pak minuta më parë, Rudina ka publikuar djalin e Markut, të cilin tani e quan djalin e saj. Kjo nuk është hera e parë, por edhe në raste të tjera Rudia e ka quajtur Leonardin djalin e saj. Gjithashtu, edhe me vajza e Markut, Mara dhe Era, Rudina ka treguar gjithmonë se ka një raport special. Madje urimi i vajzës së Markut për ditëlindjen e Rudinës tregoi githçka.
Gazment Bardhi ka reaguar pasi Jemin Gjana tha se lista e anëtarësisë është tkurrur me 50 mijë anëtarë. ‘PD ka nevojë të forcohet dhe jo të zvogëlohet. Ka nevojë për të afruar anëtarë dhe jo për të përjashtuar. Akti i përjashtimit të mbi 50 mijë anëtarëve me të drejtë vote është një damkë turpi mbi ata që po urdhërojnë zvogëlimin e PD për ta shndërruar atë në një parti private! Kjo është një rrugë e gabuar dhe nuk është garanci për të ardhmen. Është dëm me pasoja të rënda për PD nga sjellje të së shkuarës së saj.’- shkruan Bardhi.
Një trup i karbonizuar u gjet pasditen e të martës në zonën e Karistos në Evia. Sipas policisë, viktima është një bari i zonës që rezultonte i zhdukur që prej së dielës. Autoritetet thanë se viktima po shkonte drejt stanit kur u rrethua prej flakëve dhe humbi jetën. Me gjetjen e tij arrin në tre numri i viktimave të zjarreve Greqi.
Një fëmijë 12-vjeç ka mbetur i bllokuar në banesë pasditen e sotme. Fëmija me probleme të shëndetit mendor, pasi ka mbyllur derën e blinduar me çelës dhe nuk e ka hapur dot, ka filluar të bërtasë nga frika duke alarmuar banorët e pallatit. Në pamundësi për ta hapur derën nga jashtë dhe duke pasur frikë se ç’mund të bënte djali i saj vetëm në shtëpi, nëna ka njoftuar zjarrfikësit. Këta të fundit kanë hyrë në ballkonin e banesës në katin e katërt të pallatit në lagjen “30-Vjetori” nëpërmjet shkallëve. Pasi kanë hyrë në shtëpi, zjarrfikësit kanë qetësuar fëmijën që ishte…
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshin ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike si dhe për zhvillimet e fundit, ku kryesia e PD nuk e njeh më Gazment Bardhin si sekretar organizativ. Ai tha se sipas statutit të Partisë Demokratike vulën e kishte dhe e ka Gazment Bardhi, ndërsa kryesia e partisë demokratike, vulën që ka tha ai “ t’i pijë lëngun, ose ta vërë në ballë” “Pse kështu kanë thënë ata që kemi hequr dhe Gazin? Paskan qenë përpara ata, si paskam marrë vesh.…
Dy vatra zjarri janë aktivizuar edhe në Tepelenë. Mësohet se flakët kanë përfshirë një pjesë të fshatit Dukaj dhe në fshatin Buz. Raportohet se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.