Author: tirana

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështet qëndrimin dhe shqetësimin e shoqatës së biznesit, të cilët shprehen se rënia e euros po i falimenton. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson ‘zhvlerësimi i paprecedentë i Euro-s mbi 14% në pak muaj është një goditje fatale e ekonomisë të drogës edhe ndaj bizneseve prodhuese dhe eksportuese’. Ilir Meta shprehet se ‘e gjithë ekonomia po humbet të ardhura, ndërsa vetëm Qeveria dhe vetëm një grusht importuesish po fiton nga ky kurs i këmbimit për të paguar më lirë borxhin e jashtëm dhe për të shtuar fitimet…

Read More

Bashkimi Evropian i ka vlerësuar takimet e fundit në Bruksel mes të dërguarit të lartë për dialog Miroslav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq si “të vështira” dhe se ato “nuk kanë prodhuar rezultate të menjëhershme”. Këtë e bëri të ditur një zëdhënës në BE, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar deklaratës së fundit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili të hënën, gjatë një takimi me gazetarë në Prishtinë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në veri të vendit, pa u hequr masat ndëshkuese të…

Read More

Partizani ka triumfuar minimalisht 0-1 ndaj Atletic Esclades në Estadi Comunal (Andorra la Vella), në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League. Sinjali i parë serioz i sfidës erdhi nga Mba, por vendasit shpëtuan në minutën e katërt pasi devijuan topin në goditje nga këndi. Në minutën e 22-të, Cara provoi të zgjidhte takimin me një goditje nga distanca, pa mundur dot ta konkretizojë në gol. Depërtim i mirë i Carës në zonë në fundin e pjesës së parë, gjuajtja e tij u largua nga prapavija kundërshtare në vijën fatale, duke i hequr lojtarit mundësinë e artë…

Read More

Lulzim Basha shprehet se demokratët dhe shqiptarët nuk do të ‘mbeten peng i halleve personale të politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar’. Në një reagim në Facebook, Basha shprehet se ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Postimi i plotë: Partia Demokratike është partia e parë opozitare, partia e shpresës së parë dhe ka për mision të kthehet një orë e më parë në detyrën që i ka ngarkuar historia dhe shqiptarët, në një aleancë të pacekshme me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.Ne do të bëjmë ndarjen në mënyrë të qartë dhe përfundimtare…

Read More

Gjyshi i Butrint Imerit është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Ramadan Berishën, babanë e nënës së këngëtarit të njohur kosovar. Ai gjithashtu ka ndarë për ndjekësit një foto ku shfaqej bashkë me gjyshin në spitalin ku po trajtohej.

Read More

Petrit Vasili, duke paralajmëruar rreziqet e zhvlerësimit të euros, akuzoi qeverinë për falimentimin e bizneseve. Në një postim në Facebook, nënkryetari i Partisë së Lirisë i bëri thirrje Bankës së Shqipërisë që të reagojë. Postimi: Jepini fund lojes shkaterrimtare mafioze me zhvlerësimin e euros!! Qeveria po shkaterron dhe po falimenton me ndergjegje bisneset, qe ti rrembejne dhe te perqendrohen ne pak duar oligarkesh. Euro po zhvleresohet frikshem deri ne me shume se 17% ne fare pak kohe. Nderkohe të dhënat e Instat tregojnë se vlera e eksporteve në qershor u ul me 17.3% krahasuar me një vit më parë. Gjithshtu…

Read More

Një politikan ukrainas i dyshuar për bashkëpunim me Rusinë është arrestuar, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm të vendit. Oleksandr Ponomaryov, një zyrtar i zgjedhur për një parti tashmë të ndaluar, është akuzuar se ka kaluar “në anën e armikut” dhe ka ndihmuar Rusinë të pushtojë qytetin e Berdyansk. Ai është vendosur në paraburgim pa kusht nga gjykata e qarkut Pechersk të Kievit, shtohet ajo.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi, teksa një avion që kishte shkuar për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në zonën e Karystos, u rrëzua. Dy pilotët e helikopterit, Christos Moulas, 34 vjeç dhe Periklis Stefanidis, 27 vjeç, humbën jetë në krye të detyrës. Forcat e Armatosura njoftuan tre ditë zi në nder të tyre. Në momentin që avioni është afruar për të hedhur ujin, njëri nga krahët e tij ka goditur një pemë, e më pas ka humbur orientimin duke u rrëzuar. Momenti tragjik është parë ‘live’ në disa kanale televizive që ishin në transmetim.

Read More

Një raport i publikuar sot nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë thotë se nxehtësia ekstreme në zona të mëdha të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Kinës, gjatë muajit korrik të këtij viti, ka shumë mundësi të jetë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Në Kosovë meteorologët thonë se temperaturat përvëluese të verës mund të thyejnë rekordin prej 40.8 gradë Celsius të shënuar pothuajse 36 vjet më parë. Vala një javore e të nxehtit me temperatura mbi 35 gradë Celsius ka përfshirë mbarë Kosovën, duke zbrazur rrugët dhe lokalet. Kosova mund të shënojë temperaturat më të larta gjatë kësaj vale të…

Read More

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike si një tragjikomedi. I ndalur tek çështja e vulës, Lubonja tha se po bëhet një histori e përsëritur, duke shtuar se kthimi i Lulzim Bashës pas një kohë heshtje është mungesë serioziteti. “Tragjikomedi situata në PD. Ngjarjet në PD janë problem edhe i Shqipërisë. Përshtypja ime ka qenë që Bardhi është njeri i afërt me Bashën, por prishjen e marrëdhënieve mund të them se ndoshta nuk e priste kthimin e Bashës. Në analizën e tij thotë se me Bashën PD nuk ka asnjë shans. Por për ndarjen e…

Read More