Bizneset që operojnë në vend kanë kërkesë të lartë për të rinjtë që ndjekin arsimin profesional. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, sa i përket gjurmimit për të diplomuarit në shkollat profesionale, rezulton se 57.5% e totalit ishin në marrëdhënie pune 1 vit pas diplomimit, nga të cilët 38.3% ishin të punësuar me pagë, 8.0% ishin të vetëpunësuar, ndërsa 11.2% punonin dhe studionin në të njëjtën kohë. Ndërkohë 23.5% ndiqnin kualifikime të mëtejshme si studentë apo kursantë; 10.8% ishin të papunë dhe nuk po kërkonin për punë, dhe 7.7% të diplomuar të papunë po kërkonin…
Author: tirana
Petro Koçi, i pyetur për urdhërarrestin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, vlerëson se parlamenti u shpejtua për t’i hequr imunitetin. Sipas tij, ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët. Për largimin nga vendi të ish-zëvendëskryeministrit, Koçi tha se është zgjedhje personale. “Në fund të fundit këtë që ka ndodhur e ka nënshkruar vetë ai. Heqjen e imunitetit, fillimin e ndjekjes penale. Por parlamenti gaboi sepse u shpejtua shumë për t’i hequr imunitetin, sepse ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga…
Teksa sezoni veror është në kulmin e tij, numri i emigrantëve që preferojnë të pushojnë në vendlindje vijon e shtohet. Në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, gazetarët vendosën të ndalonin disa prej tyre duke i pyetur se çfarë iu mungon më shumë nga Kosova. Ndër personave të intervistuar nuk munguan momentet qesharake. Veçanërisht në çastin kur po intervistohej një grua e moshuar, e cila u befasua nga një vajzë që po vraponte për të përqafuar të afërmin e saj, e që nuk hezitoi të japë një koment.
Një 33-vjeçare nga Lushnja është larguar nga banesa prej dy ditësh dhe nuk është kthyer më. Si pasojë, motra e saj ka bërë denoncim në Polici, ku kërkon ndihmë për gjetjen e saj. “Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja 35-vjeçare, se motra e saj, shtetasja 33-vjeçare, është larguar nga banesa, më datë 23.07.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 33-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Një klasë e re e imunoterapisë mund të ofrojë shpresë për pacientët me kancer që nuk i përgjigjen trajtimeve ekzistuese, sugjeron hulumtimi. Studimi zbuloi se ilaçi, i quajtur MOv18 IgE, zvogëloi një tumor tek një pacient me kancer ovarian dhe raportoi se ai u pranua mirë nga pacientët. Shkencëtarët sugjerojnë se gjetjet e tyre mund të hapin rrugën për një ilaç krejtësisht të ri kundër kancerit për njerëzit me kancer rezistent ndaj kimioterapisë. Studimi, nga studiues nga King’s College London dhe Guy’s dhe St Thomas’ NHS Foundation Trust, dhe i financuar nga Cancer Research UK, testoi nëse një lloj antitrupi…
Ashtu siç ishte paralajmëruar dita e sotme pritej të ishte dita e pikut të vapës. Por në Kuçovë sipas termometrit të ambjentit të jashtëm të një farmacie duket se shifrat kanë kaluar të parashikueshmen. 50 gradë celcius shkruhet në termometër, por nuk mund të themi me siguri nëse ka shkuar aq apo jo.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: A. T., 38 vjeç, A. K., 45 vjeç, Sh. A., 58 vjeç dhe F. N., 59 vjeç, banues në Sarandë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kishin zënë në mënyrë të paligjshme, hapësira publike të dedikuara për parking pa pagesë, dhe i përdornin ato në mënyrë të paligjshme, për të përfituar pagesat për parkimin e automjeteve, kryesisht nga vizitorët dhe turistët. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Për analistin e njohur Eduard Zalonshnja, fitoren e kandidatit socialist Edison Memolla në Rrogozhinë në zgjedhjet e 23 korrikut është falë angazhimit të Erion Velisë. Ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, ku Veliaj ishte në fushatë në të gjithë qarkun, në zgjedhjet e të dielës Veliaj dhe gjithë stafi i tij, politikanët e aktivistët lokalë u përqëndruan vetëm në këtë bashki të vogël dhe efekti u pa. “Më 14 maj gara pothuajse përfundoi barazim. U bënë sebep votat në burgun e Rrogozhinës që të përsëriteshin ndërsa tani epërsia e kandidatit socialiste ishte mbi 1700 vota. Efekti i fushatës dhe përqëndrimit…
Katër ditë i ndajnë maturantët që dëshirojnë të ndjekin studimet e larta nga aplikimi për në universitet. Nga 29 korriku deri më 3 gusht ata mund të rendisin në portalin u Albania dhjetë degë e pëlqyera për të cilat plotësojnë kushtin e mesatares. “Ato degë që nuk kap mestaren nuk I shfaqen fare në formularin A2. Kur mbyll aplikimin maturantët të bëjnë kujdes të konfirmojnë. Me tre gusht pas mbylljes së procesi sistemi përfundon të dhënat. Ato universitete që kanë konkurse I shkarkojnë datat brenda 6 gushtit dhe i shpallin në ëebin e tyre ditët e testimit” Kandidatët për studentë…
Izraeli është përgatitur për protesta dhe greva të reja të martën, pas një votimi parlamentar përçarës të reformave kontroverse në gjyqësor, që e kanë ndarë vendin dhe kanë nxitur kritika nga aleatët e huaj. Vendimi i Qeverisë së krahut të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, për ta përmbushur një pjesë kyçe të reformave të saj të hënën, ka nxitur tashmë sfida ligjore dhe përleshje nëpër rrugë. Kundërshtarët do t’i vazhdojnë protestat të martën, ndërsa mjekët do të futën në grevë. “Dora, e zgjatur për dialog, mbeti e ngritur pezull, derisa festa e fitores simbolizoi, mbi të gjitha, një luftë që…
E kemi parë gjithmonë duke kënduar prandaj edhe këto foto kanë habitur rrjetin. Lana Del Rey u pa duke punuar në një “Waffle House”, vend ku shërbehen waffle, në Alabama. “Lana Del Rey duke punuar si kameriere në një restorant,” shkruhej në llogarinë e fansave në Instagram me një video ku dukej 38-vjeçarja prapa banakut me një uniformë blu dhe një distinktiv të verdhë. Shumë foto janë shpërndarë, ku treguan këngëtaren duke bërë kafe, duke pritur në tavolina dhe duke biseduar me klientët. Ajo gjithashtu u ndal për të bërë disa foto me fansat gjatë turnit të saj në Waffle…
Një incident ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit, që si pasojë ka vështirësuar kalimin e automjeteve në atë rrugë të qytetit. Aksidenti nuk është shumë i zakontë pasi në të është përfshirë një automjet luksoz, Ferrari.