Author: tirana

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar. Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni. Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkoi një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte…

Read More

Edhe pse janë shpenzuar qindra mijë euro për Sistemin e ri Elektronik të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për zyrtarët e lartë, ai është tërësisht jashtë funksionit.Me dhjetëra zyrtarë të rinj që sipas ligjit duhet të bëjnë deklarimin, apo dhe ata që dalin nga sistemi, janë përballur me pamundësi për të plotësuar deklaratat e pasurisë. Një skandal të tillë e konfirmojnë për tirananews.al edhe punonjësit e Postës Shqiptare të cilët shprehen se sistemi i ngritur me aq bujë nga ILDKPI prej 1 janarit 2022 nuk funksion. “Kemi ankesa pa fund, nga ata që aplikojnë për herë të parë…

Read More

700 milionë euro, kjo është oferta e “çmenduar” e Al Hilal për t’i rrëmbyer Evropës një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, Kylian Mbappe. Pavarësisht ofertës së padëgjuar më parë, 400 milionë euro për dy vite, ylli francez i ka thënë “Jo” propozimit të ardhur nga Arabia Saudite. Në Spanjë janë të sigurt për këtë, Mbappe as që ka ndërmend të largohet nga futbolli i rëndësishëm, madje është i gatshëm të qëndrojë një vit në stol te PSG, por a është i gatshëm Luis Enrique të marrë një vendim të tillë, të mos aktivizojë Mbappe, pavarësisht presionit që vjen…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka çuar për gjykim inspektorët e Agjencisë së Barnave, Luan Çiçi, Armando Luka si dhe Besiana Xhelilaj. NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 24.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve: 1. Luan Çiçi, akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë…

Read More

Pas motrës së saj të vogël, edhe Ivanka Trump zgjedh Shqipërinë për pushime. Vajza e ish-Presidentit Donald Trump ka zgjedhur pikërisht jugun për të pushuar, teksa ka preferuar një prej perlave të bregdetit shqiptar, siç është Dhërmiu. Ajo është fotografuar edhe në një prej hoteleve të rëndësishme të zonës,”La Brisa Boutique Hotel” ku dhe ka qenë për të drekuar. Kjo nuk është hera e parë që Ivanka viziton Shqipërinë. Në vitin 2021 ajo e shoqëruar sërish nga bashkëshorti ishte po në jug të vendit, ku ndër të tjera vizitoi edhe Butrintin.

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës. Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çëlësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta. Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes…

Read More

Tregu valutor nuk po gjen qetësi në luhatjen me kursin euro/lek. Shoqatat e biznesit në vend po kërkojnë të kenë një kurs fiks këmbimi për kontrata e tyre në të kundërt ata paralajmërojnë protesta. “Ne do ti bëjmë thirrje qeverisë në rast se nuk do ulet dhe të përcaktojmë një kurs fiks ne baze te rregullave dhe ligjeve do kërkojmë dhe së shpejti do zbresim para kryeministrisë në një protestë vetëm për të kërkuar që duhet ulet në bazë të kushtetutës dhe guvernatori dhe qeveria dhe mos të na lënë në dorën e rënies së lirë”, tha Filip Gjoka, kreu…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit me Sali Berishën në selinë blu. Meta u shpreh se do të përshkallëzojnë luftën kundër korrupsionit dhe do të vazhdohet “denoncimi pa ndërprerje i aferës e djegësve që ka shkuar mbi 700 mln euro dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë”, duke theksuar se garant kryesor është vetë kryeministri Rama. Ilir Meta: “Jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të inicuara nga partitë opozitare. Protestat janë një rrugë e domosdoshme. Do jetë përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit, vazhdimi pa ndërprerje për të denoncuar aferën e djegësve që ka…

Read More

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Rrogozhinën ka reaguar pas humbjes për herë të dytë të zgjedhjeve në këtë Bashki. Pasi u mund në zgjedhjet e 14 Majit, Hoxha humbi sërish me një diferencë prej 1700 votash nga rivali i tij socialist, Edison Memolla në zgjedhjet e ripërsëritura vendore të mbajtura më 23 korrik. Në një postim në Facebook, ai shkruan se “rezultati i zgjedhjeve të 23 Korrikut për fat të keq nuk pasqyron realitetin dhe nuk është një shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve”, duke theksuar se “ky rezultat u ndikua nga një makineri shantazhi dhe dhune ndaj administratës…

Read More

Një përfaqësi studentesh të Mjekësisë kanë zbardhur detaje nga takimi që zhvilluan sot në presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Ky takim vjen pas miratimit të projektligjit për punën e detyruar deri në 5 vite punë për studentët e mjekësisë që duan të pajisjen me diplomë. Studentët thanë se presidenti dhe këshilltari i tij i kishin dëgjuar me vëmendje. “Presidenti dhe këshilltari i tij na dëgjuan me vëmendje. Kërkuam mosdekretimin e ligjit nga presidenti. Nëse ligji nuk anulohet, bojkotojmë mësimin. Do ta çojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai për mediat.

Read More

Një vjedhje është regjistruar në një banesë në Laknas të Tiranës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Lura”. Tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. “Më datë 25.07.2023, në Laknas, në lagjen “Lura”, dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur rreth 200 000 lekë të rinj dhe një varëse floriri, në banesën e një shtetaseje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Teksa të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ku për postin e drejtuesit garon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, kreu i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana tregoi shifrat e demokratëve që do të jenë pjesë e procesit. Në shifrat që Gjana publikoi, u mësua se shifrat janë tkurrur, ndërsa në zgjedhje të drejtën e votës e kanë 25460 anëtarë të PD. Sipas tij pjesa tjetër ka shkuar me Rithemelimin e Berishës. “Miratuam komisionet. Duke qenë se njëri nga kandidatët zoti Hani nuk paraqiti pretendime për të pasur anëtarë të votimit, nuk kemi miratuar asnjë. Ka 71 degë…

Read More