Author: tirana

Aeroplani i pasagjerëve është dëmtuar rëndë gjatë stuhisë së fortë që goditi të hënën pjesët veriore të Italisë. Agjencia italiane ANSA bën të ditur se një breshëri jashtëzakonisht i madh ka dëmtuar aeroplanin që po fluturonte nga Milano në Nju Jork. Aeroplani në fluturimin DL185 u ngrit pak para stuhisë nga Milano, megjithatë, u detyrua të ulej në aeroportin e Romës pasi copa akulli dëmtuan trupin dhe krahët e aeroplanit. Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar. Aviokompania Delta tha se aeroplani u devijua në aeroportin e Romës, pasi u përball me “kushte të pafavorshme moti” pas ngritjes.…

Read More

Rea Nuhu e nisi rrugëtimin e saj televiziv në “Gjeniu i Vogël”, por tashmë ka sjellë videoklipin e saj të parë. Kënga e titulluar “A jam rrit?” është shkruar nga një histori personale e saj. Në intervistën për “Rudina”, Rea tregon motivin pas këngës. “Kënga ka nisur nga një linjë me kitarë në fillim, ka qenë vetëm një linjë me kitarë dhe në bazë të asaj linjës unë u frymëzova dhe shkorva një tekst për një histori, një dashuri të mbaruar, të përfunduar e cila është historia ime”. Rudina Magjistari: Ah, pra e ke jetuar vetë si ngjarje. Në dhimbje thonë…

Read More

Pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare për rritjen e pagës minimale, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj, vendi ka vijuar të ketë pagën minimale më të ulët në Europë, kur krahasohet sipas fuqisë blerëse, sipas përditësimit të fundit të Eurostat, që i përket datës 20 korrik, ku nuk përfshihen të dhënat për Kosovën. Në Shqipëri paga minimale është 375 euro në korrik 2023. Në Mal të Zi, paga minimale është 532 euro, më e larta në rajon. Në Serbi paga minimale është 460 euro. Maqedonia e Veriut përditësimin e fundit e ka për 6 mujorin…

Read More

Një tërmet 5.5 shkallë Rihter ka goditur provincën jugore të Turqisë, Adana në mëngjesin e së martës, sipas Qendrës për monitorim të tërmeteve Kandilli. Qendra ka thënë se tërmeti është regjistruar në orën 8:44 të mëngjesit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kozan, rreth 64 kilometra nga qyteti i Adanas. Tërmeti i ndjerë në qendër të qytetit dhe rrethet përreth ka shkaktuar panik tek qytetarët të cilët kanë dalë në rrugë. Autoritetet nuk kanë raportuar për të plagosur apo shtëpi të dëmtuara. Tërmeti vjen disa muaj pas tërmeteve shkatërruese të shkurtit në këtë shtet dhe në disa pjesë në veri…

Read More

Mesdheu është ende i kërcënuar nga zjarret në pyje. Në Algjeri zjarri mori me vete 35 vetë. Në Rodos vazhdon lufta me flakët. Qeveria gjermane ndihmon turistët të kthehen. Zjarret e shkaktuara nga moti ekstrem kanë marrë jetë njerëzish në Algjeri. Numri i të vdekurve nga zjarret është rritur në 34, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, në mbrëmjen e së hënës, 24.07. Midis të vdekurve janë edhe dhjetë ushtarë. Ushtarët janë rrethuar nga flakët gjatë një operacioni evakuimi në qytetin Beni Ksila së bashku me banorët e një fshati fqinj, tha Ministria e Mbrojtjes. Erërat e forta i…

Read More

Çrregullimet mendore po përparojnë më shpejtësi në popullatën shqiptare, por fenomeni pësoi rritje të shpejtë pas pandemisë Covid-19. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë në 4-mujorin e parë të vitit aktual, numri u personave të shtruar në pavijonet e psikiatrisë u rrit me rreth 50%, duke arritur në 1122 pacientë nga 749 që ishin në 4-mujorin e parë 2022. Shtrimet pësuan rritje edhe në shërbimet e tjera spitalore. Në 4 mujorin e parë rreth 99,500 persona u shtruan në spitale me një rritje vjetore 15%. Aktivitetet e spitaleve publike kanë shënuar rritje për të gjitha shërbimet tregojnë të…

Read More

Iraku dhe disa shtete tjera me shumicë myslimane, e kanë dënuar ashpër djegien e Kuranit të hënën nga një grup i quajtur “Patriotët Danezë” jashtë Ambasadës së Irakut në Kopenhagë. Ky grup i ekstremit të djathtë e ka transmetuar drejtpërdrejt kryerjen e një akti të ngjashëm edhe të premten në Facebook. Rreth 1.000 protestues në Bagdad kanë tentuar të hyjnë në Ambasadën e Danimarkës, pas incidentit. Ministria e Jashtme e Irakut ka thënë se veprime të tilla lejojnë që “virusi i ekstremizmit dhe urrejtjes” të përbëjë “kërcënim të vërtetë për bashkëjetesën paqësore të shoqërive”. Myslimanët e konsiderojnë përmbajtjen e Kuranit…

Read More

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë. Sipas informacioneve mësohet se me ndërhyrjen e forcave të ushtrisë dhe të një helikopteri nga ajri situate është përmirësuar por ka akoma vatra që janë riaktivizuar. Ndërkohë në zonë vijon të hidhet inerte për bllokimin e vatrave dhe pse tymi akoma mbetet shqetësues për banorët

Read More

iOS 17 i iPhone, i quajtur “zëri personal”, mund të klonojë dhe zëvendësojë zërin e njeriut me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Mjeti, i cili do të jetë i disponueshëm nga shtatori, është i destinuar për njerëzit që rrezikojnë të humbasin fuqinë e të folurit ose ata për të cilët të folurit është problem, transmeton SkyNews. Në mënyrë që një përdorues të krijojë zërin e tij digjital sipas kërkesës, ai duhet të lexojë 150 fraza të rastësishme, gjë që zgjat rreth 15 ose 20 minuta. iPhone-t i duhet shumë kohë për të përpunuar zërin sepse gjithçka bëhet në vetë pajisjen,…

Read More

DashiMund të ketë disa përplasje me njerëzit që keni përreth. Lehtësoni këtë tension duke lënë anën tuaj të ndjeshme dhe të dhembshur të shkëlqejë. Për më tepër, nëse ndiheni sikur jeni lënduar në një farë mënyre, është më mirë të shpreheni. DemiPërmes internetit do ju vijë sot një ofertë mjaft joshëse. Duke marrë parasysh gjendjen shpirtërore në të cilën ndodheni, do të bindeni lehtësisht për përfitimet që premton kjo ofertë. Me pak fjalë, mund të mashtroheni lehtë. Bëj kujdes. BinjakëtVendosni shumë pika në axhendën tuaj sot. Ju mund të kafshoni pak, por kjo është pozitive – ju keni aftësinë t’i…

Read More

Alarm maksimal në Palermo, ku është ngritur qendra bashkiake e operacioneve emergjente për shkak të zjarreve që kanë rrethuar kodrat rreth kryeqytetit. Bëhet fjalë veçanërisht për malin Capo Gallo, kepin me pamje nga vendpushimi bregdetar i Mondellos dhe kodrën Bellolampo. Aeroporti i kryeqytetit sicilian njoftoi në rrjetet sociale se do të jetë i mbyllur deri në orën 11 të së martës: fluturimet e planifikuara do të jenë subjekt i anulimeve dhe vonesave. Flakët arritën edhe në autostradën A29 Palermo-Mazara dhe nyjet Villagrazia Carini dhe Cinisi u mbyllën. Dhe nëse Palermo digjet, është e gjithë Siçilia ajo që përballet me problemin…

Read More

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet sërish në 43 gradë C. Sipas MeteoAlb, orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.Era do te fryjë mesatare me shpejtesi deri në 45…

Read More