Edhe pse monedhat e huaja e kanë nisur javën me një rritje të lehtë kundrejt lekut, ato sërish janë zhvlerësuar deri më 20% nga një vit më parë. Në kursin valutor dy valutat kryesore euro dhe dollari vijojnë të këmbehen përkatësisht me 101.07 dhe 91.15 lekë. Përveç hyrjeve nga turistët, remitancat dhe investimeve të huaja, edhe qeveria po luan një rol në forcimin e lekut kundrejt monedhave të huaja. Janë rreth 46 miliardë lekë suficit në buxhet që nuk janë shpenzuar sipas planifikimeve, ndërkohë të ardhurat në buxhet janë rritur duke nënkuptuar më shumë taksa, dhe më pak lekë në qarkullim,…
Author: tirana
Është rikthyer sërish në vëmendje konflikti mes dy reperave të njohur, Noizyt dhe Klevios, ditën e sotme. Ka qenë ky i fundit , i cili është njohur përmes avokatit të tij me një dokument, ku kërkohet kryerja e testit psikologjik të Noizyt. Kjo pasi, Noizy e ka paditur Klevion se sjellja e tij në rrjetet sociale i ka shkaktuar ankth edhe frikë. Në dokument shihet se prokuroria ka kërkuar caktimin e një psikologeje, që të kryejë vlerësimin e gjendjes psikologjike të Noizyt, duke iu përmbajtur disa pikave. Dokumenti i marrë nga joq: Sipas Kleviol Ahmetaj, nëse ato rezultojnë ashtu siç…
Një kamion ka marrë flakë në ecje e sipër në tunelin e autostradës Elbasan-Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në kamion, teksa nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Franca ndahet përfundimisht nga fatura në letër. Nga 1 gushti, faturat tatimore të printuara nuk do të përdoren më, me përjashtim të rasteve kur klienti bën kërkesë të veçantë. Zbatimi i masës, të marrë në emër të ekologjisë dhe luftës kundër mbetjeve, u shty dy herë, në janar dhe më pas në prill, por tashmë do të hyjë në fuqi nga data 1 e muajit tjetër, njoftoi Ministria e Tregtisë e drejtuar nga Olivia Grégoire. Fatura në letër do të zëvendësohet nga alternativa e saj elektronike, në të cilën blerësi do të ketë akses përmes skanimit QR (në faqen e…
Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet se keqtrajtonte partneren e tij. Sipas mediave të huaja gjithçka nisi 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në pjesën e bustit. Mjekët zbuluan se gruaja kishte dy brinjë të thyerja dhe ënjtje të ndryshme. Nga rikonstruksioni i ngjarjeve rezultoi se 38-vjeçari e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur partneren e tij. Ai kishte shkuar në punën e saj për ta kontrolluar, i kishte parë…
Pedagogia Malvina Tafçiu sugjeron që në vendin tonë të bëhet një plazh posaçërisht për gratë myslimane, teksa mori si model Turqinë, e cila ka plazhe vetëm për gratë e mbuluara. Në një intervistë për “Good morning Albanians”, ajo u shpreh se ndihet mirë me veshjen e posaçme të grave myslimane në plazh dhe nuk pranon të paragjykohet për zgjedhjet e saj. “Po flasim për një shoqëri demokratike, që themeli i shoqërisë demokratike është diversiteti kulturor. Në momentin që ti shkel liritë themelore, individuale normalisht që ti minon konkretisht vet të gjithë sistemin e jetës demokratike. Nëse unë shkoj në një…
Lëkundje tërmeti janë ndjerë ditën e sotme në Volos në Greqi. Mediat greke shkruajnë se tërmeti u regjistrua me magnitudë 2.7 me epiqendër 7 km në veri-lindje të Volos. Ndërsa thellësia është 10 km. Ndërkohë është raportuar se më parë janë regjistruar dy lëkundje të tjera , përafërsisht me të njëjtën epiqendër. Sakaq Greqia prej një jave po përballet me një situatë të rrezikshme të zjarre që kanë përfshirë vendin. Situata është paraqitur më problematik në Rodos, Atikë dhe gjithashtu edhe në disa qytete të tjera. Dhjetëra forca zjarrfikëse janë angazhuar për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, të…
Dashi: Gruaja Dash është një ndër shenjat më të forta të zodiakut dhe këtë gjë e tregon në çdo hap që hedh. Është e pavarur dhe i pëlqen që të marrë iniciativën, nuk ka frikë nga gabimet dhe nga përgjegjësitë. Është e drejtpërdrejtë, e vendosur dhe ka një karakter luftarak që ia çmojnë të gjithë. Di të ngrihet edhe pas rënieve të njëpasnjëshme, sekreti i saj është shumë i thjeshtë: Ajo e do dhe respekton veten më shumë se kushdo tjetër. Demi: Në shikim të parë, mund të mendoni se keni kontroll mbi Demin, por e keni gabim. Gruaja Dem nuk lejon…
Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Gjirokastrës. Gjatë takimit, ish-kryedemokrati vuri theksin te nevoja që pushteti t’iu kthehet qytetarëve. Sipas tij, nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë, përveç pastrimit të politikës nga ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve. Postimi i Bashës: Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika! Për kthimin e besimit tek politika është e rëndësishme ndarja e politikanëve të korruptuar dhe inkriminuar nga politikanët e pastër dhe kjo mundësohet përmes…
Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për shtyrjen e afatit për kryerjen e procedurave të lëvizjeve paralele këtë vit. Procedura e vlerësimit të dosjeve të mësuesve që mbeten pa ngarkesë mësimore për vitin 2023-2024 në nivel shkolle do të kryhet brenda datës 25.08.2023. Drejtuesi i institucionit arsimor pas vlerësimit të dosjeve dhe pikëzimit në nivel shkolle të mësuesve që rezultojnë pa ngarkesë mësimore sipas profilit përkatës, brenda datës 25.08.2023, do të përcjellin zyrtarisht në ZVAP nga varet, dosjet e mësuesve që rezultojnë pa ngarkesë mësimore për vitin 2023-2024. Kërkesat për Iëvizje paralele me dëshirë, së bashku me kërkesat për lëvizje…
Një numër i lartë aksidentesh kanë ndodhur së fundmi në vend, disa me pasoja fatale e me disa që kanë shpëtuar për mrekulli. Kështu ka ndodhur edhe në një prej rrugëve të Tiranës, ku një grua përpiqet të kalojë rrugën, në fakt jo tek vijat e bardha. Teksa përpiqej të kalonte një makinë e ka përplasur duke e hedhur në tokë. Menjëherë ngjarja ka tërhequr vëmendjen e dëshmitarëve. Për fat të mirë këmbësorja është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka njoftuar së fundmi se do të gjobisë edhe të gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që rrit kufirin e moshës për rezervistët ushtarakë për pesë vjet. Sipas ligjit të ri, i cili u nënshkrua më 24 korrik, mosha maksimale e ushtarëve dhe rreshterëve rezervistë rritet nga 35 në 40 vjeç. Mosha maksimale e oficerëve të rangut të mesëm në rezervë rritet nga 45 në 50 vjeç dhe e oficerëve të lartë në rezervë nga 50 në 55 vjeç. Gjatë çdo mobilizimi, mosha maksimale e oficerëve rezervistë rritet me pesë vjet të tjera. Ky ligj krijon kushtet për punësim shtesë gjatë mobilizimit. Ai gjithashtu mundëson mobilizimin e pjesëmarrësve…