Author: tirana

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Kukësit, ku prezantoi dhe drejtorin e ri Artan Bajraktari. Ministri Balla deklaroi se ka një Kod Etik të kahershëm, por të pazbatuar deri tani. “Në Kodin Etik thuhet që thotë se drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk mund të ulen nëpër kafe e restorante as gjatë pune, as pas pune, përveçse për arsye familjare apo arsye të tjera për të cilat kanë vënë më parë në dijeni eprorët. Por jo vetëm kështu nuk ndodh, por ndodh fatkeqësisht që edhe që drejtorë e shefa…

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar këtë të hënë aksin rrugor Fier-Vlorë. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se përfundimi i kësaj rruge, është një tjetër projekt i mirë realizuar i cili ka përfunduar para aftit të përcaktuar. “Gati edhe aksi rrugor Fier-Vlorë. E njohur si rruga e vjetër, por tashmë plotësisht e rehabilituar, është tashmë në dispozicion të qytetarëve e vizitorëve, si një alternativë më shumë për të gjithë ata të cilët udhëtojnë drejt jugut. Një tjetër rrugë, ku përmes një ndërhyrjeje të thellë u bë e mundur zgjerimi i saj, eliminimi…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se Shqipëria po kthehet një “mollë” e ndaluar për shqiptarët, pasi nuk mund t’i gëzojnë potencialet e pafundme në turizëm për shkak të ekonomisë së dobët. “Barometri i fundit i Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se 60% e shqiptarëve nuk janë në gjendje që të përballojnë një javë pushime larg shtëpisë. Kjo tregon qartë nivelin e ulët ekonomik të vendit tonë. Është edhe më e dhimbshme kur mendon se qytetarët shqiptarë arrijnë të punojnë jashtë vendit dhe bëjnë një palë pushime po jashtë Shqipërisë, ndërkohë që për të…

Read More

Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë. Dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Ata u ndaluan nga policia në autostradë në afërsi të Villesse. Në duart e të arrestuarve ishin ende shenjat e përleshjeve me 3 shqiptarët e tjerë, njëri prej të cilëve mbeti i vrarë dhe 2 të tjerët të plagosur. Sipas mediave italiane, 2 të rinjtë e dyshuar kishin ndërruar rrobat e…

Read More

Modelja dhe aktorja amerikane, Blac Chyna i është nënshtrua një operacioni për të hequr implantet e gjoksit dhe vitheve, duke vendosur t’i japë fund epokës së saj me forma të rrumbullakosura. Në mars, 35-vjeçarja shpërndau një video në Instagram ku shprehej: “Unë dua t’ju them të gjithave ju të mos bëni injeksione silikoni sepse mund të sëmureni, mund të vdisni, të keni komplikime.” Modelja shtoi se arsyeja kryesore pse e bëri këtë ndryshim ishte: “Së pari, jam e lodhur nga pamja. Më ndryshoi krejtësisht fytyrën dhe jam gati të kthehem te Angela.”

Read More

Studiuesit zbuluan se anashkalimi i pastrimit gjatë natës nënkuptonte një shans më të lartë për të zhvilluar komplikime si angina, dështimi i zemrës ose sulmet në zemër. Shkencëtarët studiuan 1,675 pacientë të moshës 20 vjeç e lart, të cilët vizituan Spitalin Universitar Osaka në Japoni midis prillit 2013 dhe marsit 2016 për ekzaminim, kirurgji ose trajtim. Ata u ndanë në katër grupe bazuar në zakonet e tyre të higjienës orale. Këta ishin: personat që laheshin dy herë në ditë (një herë pas zgjimit dhe një herë para gjumit), ata që laheshin vetëm në mëngjes, njerëzit që e bënin atë vetëm…

Read More

Një 87-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve, 87-vjeçari me iniciale N.S., banues në Kombinat, u rrëzua një ditë më parë në banesën e tij, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar ndërruar jetë. Njoftimi: Më datë 23.07.2023, rreth orës 17:30, në rrugën “Llazi Miho”, në Kombinat, është rrëzuar në banesën e tij dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar ndërruar jetë, shtetasi N. S., 87 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga zjarret, ku lajmëroi se vendin e presin tre ditë të tjera të vështira. “Janë edhe tre ditë të tjera të vështira përpara për Greqinë. Kriza klimatike është tashmë këtu dhe ne duhet të jemi vazhdimisht në gatishmëri për çdo të papritur”, tha Mitsotakis në parlamentin grek. Më tej, tha se Greqia është “në luftë” me zjarret, por se asnjë jetë nuk ka humbur.

Read More

Ndërsa pritet një sezon i ri i “Dancing With the Stars”, ka nisur të përfliten edhe personazhet e njohur që do të jenë pjesë e kastit, “Kryefjala” bën me dije se një nga këto emra është edhe ai i moderatorit Eni Shehu. Ky i fundit momentalisht është i angazhuar me emisionin veror “Pushime on Top” në Top Channel. Po ashtu, thuhet se Bora Zemani do të jetë sërish në rolin e moderatores dhe Valbona Selimllari në atë të jurisë të cilën e pohoi vetë ajo në një intervistë disa ditë më parë.

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi t’i heqë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, të drejtën e mbajtjes së vulës së kësaj force politike, kompetenca të cilat tashmë do t’i ushtrojë sekretari i çështjeve ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefa. Ky vendim ka sjellë edhe reagimin e demokratëve. Përmes një postimi në “Facebook”, Nard Ndoka nuk e ka kursyer ironinë në drejtim të Lulzim Bashës. “Lul B, dje e la Kim, sot e la dhe vula e vet. Çfarë mjerimi politik e njerëzor”, shkruan ai.

Read More

Situata e rënduar e zjarreve që ka përfshirë ishujt grekë ka mobilizuar edhe Ambasadën shqiptare në Athinë. Në një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të ndihmuar në evakuuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret masive. NJOFTIMI I PLOTË:  ‼️ Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë: ???? Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot në Kukës prefektin e ri të qarkut, Albert Halilaj. Në fjalën prezantuese, Balla ka folur mbi nevojën e rishikimit dhe ridimensionimit të rolit të prefektit. “Ka ardhur koha për të rishikuar dhe ri-dimensionuar rolin e prefektit në kuadër të reformës administrative territoriale dhe ligjit për vetëqeverisjen vendore”, tha Balla, duke nënvizuar se sipas ligjit, prefekti është autoriteti më i lartë vendor. Duke folur rreth raporteve të prefektit me të zgjedhurit lokalë, Balla tha se prefekti duhet të monitorojë vazhdimisht vendimet e marra nga këshillat bashkiake. “Natyrshëm është dhe marrëdhënia e prefektit me të…

Read More