Author: tirana

Hapet gara për tre anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes një njoftimi për shtyp Gjykata e Lartë shpalli sot (24 korrik) thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit. Brenda datës 4 shtator gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkese me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë. NJOFTIM për shpalljen e thirrjes për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga rradhët e gjyqtarëve. Në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre…

Read More

Kryesia e PD ka marrë vendimin për t’i hequr vulën Sekretarit të Përgjithshëm të PS Gazment Bardhi dhe t’ia kaloj atë Indrit Sefës. Kjo lëvzje vjen pak orë pasi Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik. Me propozim të 1/5 së anëtarëve, Kryesia ka vendosur që të ngarkohet Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Read More

Rusia akuzoi Ukrainën për terrorizëm, pasi dy sulme me dronë dëmtuan godina në Moskë, përfshirë një pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Në ngjarjen që ndodh një ditë pasi Kievi u zotua të hakmerret për sulmet në Odesa nuk pati kosto në njerëz. Megjithatë, shënjestrimi i një objekti pranë godinës ku Moska mban mbledhjet për atë që e quan operacion special, shënon një goditje simbolike, dhe sugjeron se sa thellë mund të depërtojnë dronët e pretenduar të Ukrainës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, dronët ishin interceptuar dhe shkatërruar. “Ndaluam një përpjekje për sulm terrorist të regjimit të Kievit, përmes përdorimit të dy dronëve…

Read More

Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28 pikë përqindje për ata që duan thjesht të punojnë në sektorin publik, dhe 18 pikë përqindje ata që duan të punojnë në një kompani publike. Kjo nomë na vendos në vend të fundit në rajon. Asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka një normë kaq të ulët të atyre që preferojnë të punojnë në “shtet”. Mesatarja e rajonit fiksohet pranë 53%. Ndërkohë, 24% e shqiptarëve të anketuar preferojnë sektorin privat, ndërkohë që plot…

Read More

Vëllai i Kiara Titos, Ryan, duket se ka ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore. Moderatorja e njohur ka postuar herë pas here foto me të, duke treguar se po bën gjithçka që ai të kalojë sa më bukur. Por jo vetëm Kiara kujdeset për Ryan, pasi edhe Luiz Ejlli ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se po kalon kohë me të. Ditën e sotme, këngëtari i dashur për publikun ka postuar një foto në “Instastory” ku shfaqet me vëllain e partneres së tij. Nga imazhi në fjalë, duket se ata kanë dalë për të drekuar së bashku.

Read More

Edhe motra e Rita Ora, Elena, ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi këtë verë. Ajo ka ndarë disa foto në mediat sociale ku tregon se ndodhet në vendin tonë. Elena, e cila është edhe menaxhere e Ritës, ka shijuar edhe jetën e natës në Shqipëri pasi mori pjesë edhe në një koncert të Dafina Zeqiri.

Read More

Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit. Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është shpëtuar fëmija 5 vjeç që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.

Read More

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të mërkurën pasdite, në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se e mërkura do të jetë mbledhje e rëndësishme pasi vjen në kuadër të një fitoreje të jashtëzakonshme që ka korrur PS në zgjedhjet vendore të 14 majit, por edhe pas zhvillimeve dinamike që ka patur së fundmi në kampin socialist. Kjo e mërkurë do të ketë surpriza të tjera sepse nuk përjashtohet të ketë ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Por menjëherë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten ministrat e kabinetit të…

Read More

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së tretë të UEFA Conference League ku dy skuadrat e Superligës që kanë mbetur në garë, mësojnë emrat e rivëlëve të mundshëm nëse arrijnë të sigurojnë kualifikimin. Kështu, nëse Partizani do të përballojë me sukses në përalljen e dyfishtë andorrianët e Inter D’Escalades, atëherë në raundin e tretë peshkon fituesen e ciftit Tre Pene nga San Marino–Valmiera nga Estonia. Në krahun tjetër të kryeqytetit, edhe pse ka një përballje shumë më të vështirë në letër kundër Beshiktash, Tirana mund të ndeshet me fituese e ciftit Zeleznijcar Bosnje Hercegovinë – Neftchi Baku Azerbajxhan.…

Read More

Sikur telenovela Mbappé të mos kishte arritur tashmë nuanca fantastike, informacioni i publikuar nga L’Equipe të hënën në mëngjes ka revolucionarizuar komplotin. Gazeta franceze siguron që FC Barcelona dhe Paris Saint Germain do të takohen në orët e ardhshme për të vlerësuar ardhjen e Kylian Mbappé në Can Barça. Ata do ta bëjnë atë në mënyrë elektronike. Operacioni duket i parealizueshëm duke pasur parasysh situatën financiare në të cilën është zhytur klubi katalanas, larg nga arritja e shifrave të kërkuara nga skuadra pariziene për yllin e saj. Megjithatë, katalanasit mund të ofrojnë lojtarë në këmbim dhe kjo do ta bënte…

Read More

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar sot që komisionet e votimit në nivelin e dytë dhe të tretë të mos përbëhen vetëm nga përfaqësues të partive. “Ndoshta nuk është koha apo edhe rasti, por duhet të sjell në vëmendje tani edhe sidomos pas zgjedhjeve të datës 23 korrik 2023 në Rrogozhinë, domodoshmërinë për ndryshimin e mënyrës së organizimit dhë të funksionimit të komisioneve zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta”, shkruan Celibashi. Sipas tij “administrimi i zgjedhjeve në këto nivele nga persona të caktuar vetëm nga partitë politike nuk siguron as integritet të procesit dhe as mirëadministrim teknik…

Read More

Goditen 4 raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, 3 prej tyre në zona bregdetare, në Ksamil, dhe 1 në zonë urbane. Procedohen penalisht 4 shtetasit që ndërtuan pa lejen e organeve kompetente. Gjatë këtij muaji, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve nga Policia e Sarandës, në kuadër të operacionit “Coastline”, janë goditur 16 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, për të cilat ka nisur procedimi penal për 16 shtetas. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, në vijim të operacionit “Coastline”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, shërbimet e Komisariatit të…

Read More