Author: tirana

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm në lidhje me proçedimin pasuror nr.7 të vitit 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.07.2023 ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me objekt konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.22 datë 27.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin…

Read More

Albert Deda, vetëm 24 vjeç, është i riu shqiptar i cili mbeti i vrarë të dielën në Padova të Italisë. Identiteti i viktimës bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila shkruan se për ngjarjen e rëndë autoritetet kanë vënë 2 persona, si autorë të dyshuar. Bëhet fjalë po ashtu për 2 shqiptarë, të moshës 19 dhe 24 vjeç, megjithatë identiteti i tyre nuk dihet ende. Ata u arrestuan nga policia gjatë orëve të vona të së dielës në një autostradë, në afërsi të Villesse. Të dy autorët e dyshuar jetonin në të njëjtën zonë me viktimën.…

Read More

Në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell pasditen e djeshme konspiracionisti Alfred Cako zbuloi se kush e propozoi Sali Berishën në krye të PD-së. “Në këtë takim që pati Ramiz Alia, iu kërkua që midis të tjerave iu kërkua që lider politik të vihej Sali Berisha. Iu kërkua nga Elez Biberaj, që ishte prezent në takimin e OKB-së. Dhe Ramiz Alia ra dakort që të ngrinte një skemë që të sponsorizonte Sali Berishën dhe ai të merrte pushtetin. Për Sali Berishën ka njerëz shumë të rëndësishëm në politikën ballkanike dhe europiane që e kanë përmendur dhe në librat e tyre…

Read More

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në Librazhd. Në dy fazat e para të këtij operacioni janë gjetur 672 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, të pajisura me dronë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar “Çereshta”, si rezultat i…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar humbjen edhe për Rrogozhinën. “U mbyll me Rogozhinën në mënyrën më kriminale sepse mandatin të cilit ja dhanë qytetarët e Rrogizhinën kandidatit të BF, ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi, rezultati ishte mbyllur nga qendra e paligjshme në burgun e Rrogozhinës, e cila ishte e përjashtuar nga gara elektorale. Shkelmuan, në mënyrë të padenjë, antiligjore votën e qytetarëve të Rrogozhinës. Unë ju them këtu se, u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2014. Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror…

Read More

Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, me mbështetjen e Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomik-Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në Tiranë, në tre subjekte. Nga kontrollet e ushtruara u gjetën, fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të rëndësishme për hetimet. U sekuestruan gjithashtu 19 vula të subjekteve të ndryshme tregtare që dyshohet se janë mbajtur për të ushtruar aktivitetet kriminale nga këto subjekte. U këqyrën dhe u sekuestruan gjithashtu dokumente që kishin lidhje me subjektet në hetim, si dhe u kryen veprimet…

Read More

Duket se e marta do të jetë dita e fundit me valën e nxehtë që ka përfshirë për kohësh vendin tonë. Ky ka qenë parashikimi i Meotealb. Sinoptikanët bëjnë me dije tha se duke nisur nga e mërkura, temperaturat do të ulen rreth 7 gradë Celsius. Në zona si Elbasani dhe Berati temperaturat do të jenë deri në 42 gradë, ndërsa në zonat e tjera temperaturat priten më të ulëta. Bregdeti rreth vlerës 38 gradë dhe juglindja 37 gradë. Ditën e mërkurë do të kemi 6-7 gradë rënie të temperaturave.

Read More

Arrest me burg për 3 shtetasit Artur Rakip, Thanas Sholla dhe Besnik Dine. Për dy shtetasit e fundit seanca u zhvillua dje ndërsa për shtetasin Artur Rakip me precedent të mëparshëm penal në fushën e falsifikimit të dokumenteve, seanca u mbajt sot. Këta shtetas u arrestuan pas një hetimi 5-mujor, operacion ky që shërben për goditjen e falsifikimit të dokumenteve me qëllim parandalimin e migrimit të paligjshëm drejt Britanisë së Madhe, SHBA-së, Kanadasë dhe në hapësirën SCHENGEN. Këta shtetas prodhonin dhe pajisnin me dokumente të falsifikuara udhëtimi, identifikimi, diplomimi, leje drejtimi dhe qëndrimi, shtetas shqiptarë dhe të huaj për të…

Read More

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani krijuan një miqësi shumë të bukur me njëra-tjetrën. Por pas përfundimit të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, rrugët e tyre u ndanë. E kjo sigurisht që ngjalli shumë kureshtje te publiku, pasi ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën në shtëpinë e BB VIP. Pas një kohe që nuk flisnin me njëra-tjetrën, vajzat tashmë janë sërish shoqe, ndërsa Einxhel në një intervistë për “Prive” ka zbuluar për herë të parë arsyen pse u zunë me Benin. “Hapin e para e hodhi Beniada. Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit…

Read More

Tentoi t’i vidhte me forcë çantën një turisteje, vihet në pranga 25-vjeçari Sokol Metani. Nga veprimet hetimore dyshohet se 25-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim nga Policia. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së kallëzimit nga një turiste boshnjake se gjatë mbrëmjes, një shtetas kishte tentuar t’i merrte me forcë çantën e saj, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e…

Read More

Finalizohet faza e 31-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, asgjësohen 609 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në malësinë e Krujës. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 31-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar…

Read More