Një ditë më parë djali i Elton Dedës festoi ditëlindjen dhe kantautori i njohur zgjodhi që t’a prezantonte atë me publikun. Fjordi, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë verë ndodhet në Shqipëri për pushime ku festoi edhe 18-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë Eltoni ka bërë një urim po aq të veçantë: “Kam dy djej. Njëri dhe më i rëndësishmi është ky! Djali im, shoku im. Sot ai ka ditëlindjen! 18 vjeç, nuk është shaka. Të dua shumë miku im. Bëhu i fortë në këtë botë të pisët! Jola, faleminderit për gjithçka, që kujdesesh…
Author: tirana
Greta Thunberg është shpallur fajtore dhe është dënuar për mosbindje të urdhrit policor për t’u larguar nga një protestë për klimën në qytetin e Malmos, muajin e kaluar. Aktivistja suedeze për klimën është deklaruar e pafajshme.“Veprimet e mia janë të justifikueshme”, i ka thënë ajo gjykatës, sipas gazetës Sydsvenskan. Gjoba ndaj saj do të bazohet në të ardhurat që i ka Thunberg.Ajo ka qenë pjesë e një grupi të protestuesve që e kanë bllokuar një rrugë për kamionët e ngarkuar me naftë. Thunberg është akuzuar për mosbindje kur policia i ka dhënë urdhër.“Unë besoj që jemi në një urgjencë që…
Shkencëtarët po përdorin një recetë nga mjekësia tradicionale me synimin për ta përdorur atë në kujdesin modern të plagëve. Sipas hulumtimit të një ekipi në Universitetin e Warwick, kombinimi i mjaltit me uthull mund të jetë një zgjidhje për problemin e baktereve rezistente në plagë. Trajtimi i infeksioneve bakteriale është një sfidë, veçanërisht kur ato jetojnë në biofilma, një biomasë e akumuluar bakteresh që mund të ngjitet fort në sipërfaqe. Biofilmi mbron bakteret dhe e bën të vështirë zhdukjen e tyre, kështu që trajtimet aktuale nuk janë gjithmonë efektive. Studimet e mëparshme kanë treguar se disa barishte janë efektive në…
Situata mes Feros dhe Arbenitës tashmë po ndiqet penalisht pas skandalit se kjo e fundit e akuzon reperin për dhunë. Teksa vazhdimisht kanë bërë postime publike kundrejt njeri-tjetrit, duke adresuar çështjen në këndvështrimin e gjithsecilit, së fundmi ka reaguar edhe avokati i modeles. Ai shprehet se kjo nuk është herë e parë që ndodhin situate dhune dhe për momentin, më e rëndësishmja është siguria e saj. “Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të…
Pishinat publike kanë luajtur një rol kritik në kulturën amerikane gjatë shekullit të kaluar. Por ndërsa ndryshimet klimatike dhe nxehtësia ekstreme përkeqësohen, ato po marrin një rol urgjent të shëndetit publik. Nxehtësia vret më shumë amerikanë se çdo fatkeqësi tjetër e lidhur me motin, sipas të dhënave të gjurmuara nga Shërbimi Kombëtar i Motit. Megjithatë, ashtu si pishinat publike po bëhen më të rëndësishme se kurrë, ato ndërkohë po zhduken nga sytë. Pishinat janë bërë më të vështira për t’u gjetur për amerikanët të cilëve u mungon një pishinë në oborrin e shtëpisë së tyre, që nuk mund të përballojnë një…
Një 63-vjeçar ka humbur jetën pasi është pickuar nga një bletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Lenie. Tefik Koci kishte shkuar për të punuar tokën është sulmuar nga një tufë bletësh pickimet kanë qenë te forta në fytyrë e kraharor e si pasojë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pickimet nga zvarranikët, insektet gjatë stinës së verës në rrethin e Gramshit ndër vite kanë sjellë viktima.
Pesë ditë para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, një grup prej 7 deputetësh demokratë kanë ndërmarrë një nismë dhe ja kanë dorëzuar kryetarit të grupit të PD, Gazment Bardhi, ku i kërkojnë të ndërmarrë hapat ligjorë sipas statutit të partisë. Deputeti Lefter Gështenja u shpreh se nuk mund të ketë një proces të njëanshëm, pasi kjo e dëmton Partinë Demokratike. Ai u shpreh se Partisë Demokratike i duhet një frymë e re dhe nuk mund të jetë pronë e një personi.
Qeveria norvergjeze këtë të hënë ka njoftuar se dymbëdhjetë ministri janë bërë pre e një sulmi kibernetik. Ka qenë kreu i agjencisë qeveritare përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për ministritë, Eric Hope. “Ne identifikuam një dobësi në platformën e një prej ofruesve tanë,” ka thënë Hope. Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e ofruesit, tha zyrtari, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Ai u zbulua më 12 korrik dhe është objekt i një hetimi nga autoritetet policore. “Është shumë herët të thuhet se kush qëndron pas kësaj dhe cila është shkalla e ndikimit (sulmit)”, tha…
Trupi ynë ka nevojë për disa vitamina dhe lëndë ushqyese për të kryer siç duhet të gjitha funksionet trupore. Pra, nëse trupi ka mungesë të vitaminave të caktuara, mund të çojë në komplikime të vogla ose të mëdha shëndetësore. I tillë është rasti me mungesën e vitaminës B12, një vitaminë thelbësore që përdoret nga trupi për të krijuar qeliza të shëndetshme. Mungesa afatgjatë e vitaminës B12 mund të çojë në dëmtim të nervave, sëmundje kardiovaskulare dhe madje edhe në kancer të stomakut që rezultojnë fatale për jetën. Disa simptoma se si mund ta dalloni mungesën e kësaj vitamine dhe që…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar lidhur me zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë gjatë ditëve të fundit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Mitsotakis ka thënë se Greqia është në luftë me zjarret. Ai ka shtuar më tej se vendi do të dëmshpërblejë të dëmtuarit nga zjarret dhe do të rindërtojë gjithçka që është shkatërruar. Komentet Mitsotakis i bëri në nisje të fjalës së tij në Kuvend, në kuadër të debatit për projektligjin për votën e grekëve jashtë vendit. Konkretisht, Mitsotakis theksoi se përpjekja e shtetit për të luftuar me zjarret u njoh…
Kryeministri Edi Rama i ka uruar suksese Edison Memollës, i cili fitoi me një rezultat të thellë bashkinë e Rrogozhinës përballë rivalit Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Rama thotë se ky rezultat vjen si pasojë e një punë të mirëorganizuar, që ka bërë i gjithë ekipi i Partisë Socialiste të Shqipërisë. “RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste. Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë,…
Prokuroria Speciale e Shtetit në Malin e Zi ka konfirmuar arrestimin e ish drejtorit të Policisë Vesellin Veloviç. Mediat vendase shkruajnë se Veloviç është arrestuar këtë të hënë dhe akuzohet për “akte kriminale të krijimit të një organizate kriminale, abuzim me pozitë zyrtare dhe kontrabandë”. Bashkë me të akuzohen edhe tre persona të tjerë. Zyrtarët policorë i kanë bastisur edhe banesat dhe objektet tjera në pronësi të të arrestuarve. “Dëshmitë kundër tyre janë mbledhur në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Sundim të Ligjit – EUROPOL”. Mes tjerash, autoritetet e Malit të Zi, kanë paralajmëruar se aktivitetet…