Një video e pazakontë është postuar gjerësisht në rrjete sociale nga Florida, ku një peshkaqen është filmuar duke notuar pranë vijës bregdetare në Miami Beach. Videoja tregon një peshkaqen “dem”, i cili shihet teksa lëviz me shpejtësi në breg të detit, duke lënë të shtangur shumë pushues që ndodhen fare pranë tij. Njerëzit të tronditur kanë “ngrirë” përpara kësaj ndodhie të papritur dhe disa prej tyre kanë pritur pa lëvizur që peshkaqeni të largohet. Shark filmed swimming next to people near shoreline in Miami Beach FloridaMiami Beach, Florida.— Video captured what appears to be a Bull shark swimming among beach…
Author: tirana
Real Madridi fitoi 3-2 me Milanin në një test miqësor. Përpara duelit të zhvilluar në Kaliforni (SHBA), frika dhe paniku pushtuan të pranishmit në stadium dhe teleshikuesit. Ish-portieri i west Ham, Shaka Hislop u rrëzua në tokë pa ndjenja ndërkohë që ishte në transmetim për ESPN. 54-vjeçari punon si analist dhe pas ndodhisë për fat të mirë e ka marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Vdekja e dyshimtë e një multimilioneri australian ka ekspozuar edhe njëherë faktin se sa shumë është shtrirë mafia shqiptare. Troy Kellett, shef i një kompanie transporti, ra për vdekje nga një kontejner në portin Outer Harbor docklands në Adelaide mëngjesin e 9 korrikut. Policia beson se vdekja e Kellett ishte një aksident, por nuk përjashtohen as dyshimet se mund të jetë vrarë qëllimisht. Por gazeta ‘Sydney Morning Herald’ shkruan se mafia shqiptare mund të qëndrojë pas vdekjes së një Kellett. Dyshohet se ai po kërkonte për një sasi droge, kur humbi jetën në mënyrë të dyshimtë. Gazeta australiane shkruan se…
Barbie është kthyer në filmin më të shikuar këtë vit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ka thënë kompania për shpërndarjen e tij Warner Bros. Sipas saj, filmi i ka arkëtuar 155 milionë dollarë në fundjavën e parë të lancimit në territorin amerikan. Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – që po ashtu e ka pasur premierën të premten – ka mbledhur 93.7 milionë dollarë në SHBA, ka thënë kompania Universal Pictures. Premiera e tyre është mbajtur në kohën kur kinematë, në përgjithësi, janë duke humbur shikueshmëri për shkak të përmbajtjes online. Në Mbretëri të Bashkuar, kompania Vue ka thënë…
Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë “arrest në burg” për Arben Ahmetajn. Pas verifikimeve në sistemin TIMS dhe kontrolleve të banesave policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Në këto kushte hetuesit e SPAK pritet që t’i dërgojnë një tjetër kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gazetari Lavdrim Lita, ishte iftuar këtë të hënë në një emision televiziv, ku analizoi rezultatin e zgjedhjeve në Rogozhinë, ku kandidati i Partisë Socialiste mundi të thellonte rezultatin e 14 majit me më shumë se 1500 vota. Lita tha se humbja e opozitës në Rrogozhinë ndodhi për dy arsye. E para kishte të bënte me futjen e dosjes non-grata nga Berisha në mes të fushatës elektorale, si dhe nga impenjimi maksimal i makinerisë elektorale të PS-së, që nxori njerëzit të votonin. “Një fitore që kishte PS me 10 vota u kthye në një fitore sot me 1500 vota më shumë.…
Vetëm 11 ditë pasi u votua nga parlamenti, ministri i Brendshëm Taulant Balla do të takohet sot me homologun kosovar Xhelal Sveçla. Ndonëse mes dy kryeministrave ka pasur një “ngrirje” komunikimesh, me sa duket takimi mes Ballës dhe Sveçlës do të sjellë dhe shkrirjen e tyre. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, takimi do të zhvillohet në orën 13:00 në Pikën Kufitare të Morinës dhe më pas një komunikim me mediat. “Sot në orën 13:00 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla dhe Ministri i Brendshëm i Kosoves, Xhelal Sveçla do të zhvillojnë një takim në Pikën Kufitare në Morinë.…
Pak muaj më parë Nevina Shtylla tha në një intervistë se ka marrë një propozim për martesë nga i dashuri i saj. Ajo deklaroi se është në një raport serioz por nuk kanë ende plane konkrete për dasmën. “Nuk kam asnjë plan serioz për dasmë por jam në një raport të shëndetshëm serioz, jam mirë në strofullën time të dashurisë dhe që e shijoj jashtë syrit të kamerave. Unë jam nga ato njerëz që e kam hequr dëshirën për të veshur fustanin e bardhë kam kryer disa sete fotosh me fustane nusërie, nuk besoj se do të jetë i njëjti…
Dafina Zeqiri thotë se të jesh pjesë e industrisë së muzikës i bën të vështira njohjet apo takimet romantike. Në një intervistë të fundit ajo u shpreh se: “Në industrinë e muzikës si grua nuk ke kohë të dalësh në takim me dikë apo të njohësh dikë. Jo se nuk ke dëshirë, por ose ai që po del shkon dhe iu thotë të gjithëve ose ta ngjisin njerëzit. Ndërkohë unë akoma nuk arrita ta njoh. Kjo e bën shumë të vështirë ta kuptoj nëse ai person po del sepse më pëlqen apo se jam Dafina…” Kujtojmë se prej disa muajsh…
I vendoset eksploziv banesës së një 52-vjeçari në Shkodër. Ngjarja sipas informacioneve të para ka ndodhur rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi, 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”. Policia njofton se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Drejtuesi politik i PS-së, për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur fitoren e thellë të Edison Memollës në Rrogozhinë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarëve teksa thekson se “demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas”. “Faleminderit nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste! Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët…
Deputeti socialist Petro Koçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Edukimit. Lajmi e ka bërë vetë të ditur në një postim në ‘Facebook’. Ai gjithashtu është shprehur i zhgënjyer edhe nga qëndrimi i disa deputetëve të mazhorancës gjatë kalimit të ligjit për Akademinë e Shkencave në Komision. REAGIMI I PLOTË: Zoti Koçi, në ambientin parlamentar përflitet se ju kini dhënë dorëheqjen para disa kohësh nga pozicioni i nëkryetarit të Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. I mbeteni akoma te njejtit qëndrim pasi projektligji juaj tashme kaloi në seancën parlamentare? Sigurisht që po. Ne datën…