Pavarësisht formës së keqe, që skuadra e Tottenham kaloi sezonin e shkuar, mesfushori danez, Pierre-Emile Hojbjerg u kthye në një “lider” të vërtetë, në organikën e lojës së “londinezëve” duke u dhënë atyre më shumë siguri e hapësirë. Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin në “objektivin” kryesor të “gjigandëve” spanjollë të Atletico Madrid, me danezin që i përshtatet mjaft mirë skemave të teknikut argjentinas, Diego Simeone dhe mesa duket danezi kërkon gjithashtu një kalim te “los colchoneros”. Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Hojbjerg ka gjetur akordin me klubin spanjoll përsa i përket kontratës personale dhe tanimë…
Author: tirana
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për situatën problematike të zjarreve në Vlorë. Në një status në Facebook, Meta ka ndëshkuar papërgjegjshmërinë e institucioneve duke thënë se ky krim mjedisor ka pasoja tepër të rënda për shëndetin e banorëve dhe turistëve dhe se gjithashtu dëmton imazhin e Vlorës dhe të Shqipërisë. Reagimi: Në kulmin e sezonit turistik është e papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore në Vlorë që vazhdon prej mesditës si pasojë e djegies së mbeturinave! Neglizhenca dhe papërgjegjshmëria për menaxhimin e situatës nga Bashkia e Vlorës dhe Qeveria po i kushton shumë…
UNESCO dënoi me “ashpërsinë më të madhe” “goditjet barbare të forcave ruse” kundër qendrës historike të Odesës, e cila përfshihet në Trashëgiminë Kulturore Botërore të Njerëzimit dhe në veçanti Katedralen 200-vjeçare të Shndërrimit. “Këto shkatërrime të tmerrshme shënojnë një përshkallëzim të ri të dhunës kundër trashëgimisë kulturore të Ukrainës,” tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay. “I bëj thirrje Federatës Ruse të marrë masa drastike për të përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur trashëgiminë”, thuhet në deklaratën e saj.
Filmi i ri “Barbie” me Margot Robbie në rolin e kukullës ikonike sundoi në kinema gjatë fundjavës, duke mbledhur rreth 155 milionë dollarë dhe vendosi rekord për hapjen më të madhe vendase të vitit 2023, tha të dielën distributori Warner Bros. Filmi “Oppenheimer” i regjisorit Christopher Nolan, për prodhimin e bombës atomike, i tejkaloi pritshmëritë me 80.5 milionë dollarë në kinematë vendase në një betejë kinemaje të quajtur “Barbenheimer”. Të dhënat dhanë një nxitje të mirëpritur për studiot dhe teatrot që kanë pësuar një verë zhgënjyese deri më tani. Shitjet e biletave kanë rënë poshtë prej vitit të kaluar, pavarësisht…
Aksident në aksin rrugor Tiranë-Milot. Bëhet me dije se 31-vjeçari E.M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nda rruga. Për pasojë ka përplasur dy këmbësorë që ndodheshin në anë të rrugës. Gjithashtu makina ka marrë përpara edhe tendën e fruta-perimeve që ndodhej aty pranë. Të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sakaq i riu është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. NJOFTIMI: Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me…
Një çift ka ndërruar jetë pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj në Vlorë. Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, ndërsa raportohet se çifti kanë qenë në banesë.
Ora 19:00 e kësaj të diele shënoi edhe përfundimin e votimeve për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës. Pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e zhvilluara më 14 maj. Në orët e para të mëngjesit ka pasur incident me fotografimin e fletës së votimit, ku për këtë ka reaguar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku u bë thirrje që persona të paautorizuar të qëndrojnë larg qendrave të votimit. Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 18:00 ka pasur 1102 votues më shumë, krahasuar me pjesëmarrjen e përgjithshme më 14 maj në këtë bashki. Votimi ka përfunduar dhe…
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ritheksuar se e vetmja mënyrë për të ndarë politikën nga krimi dhe korrupsioni është Vettigu në politikë. “Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar”, është shprehur Basha. Në një takim me qytetarët në Sarandë ai gjithashtu ai ka theksuar se Partia Demokratike do t’i prijë një aleance gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë. Reagimi i plotë: Sot Shqipëria e ka nevojë jetike pastrimin e politikës, ndarjen e saj me krimin dhe largimin nga sistemi i politikanëve të korruptuar.…
Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel. Pamjet janë tejet shqetësuese si për banorët ashtu edhe për mijëra pushues që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar pushimet Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Tirananews.al, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin. Zjarri i madh rrezikon edhe banesat afër vatrës.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla së bashku me drejtues të Bashkisë së Fierit dhe Drejtorisë së Policisë vendore ka mbërritur në Peshtan, duke ndjekur nga afër situatën e zjarreve. Prej tre ditësh zona e Peshtanit është përfshirë nga zjarri, flakët kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë më pisha, dushk, shkurre si edhe ullishte.
Ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin shqiptar përplasja me makinën, teksa po u udhëtonte me motor në periferi të Lugos në Itali. Në momentin kur ka marrë kthesën 50-vjeçari shqiptar që drejtonte motorin është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka fluturuar disa metra, duke humbur jetën në vend. Makina drejtohej nga një grua, 53-vjeçarja nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.
Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një sherri të ndodhur mes disa personave në Itali. Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në Padova, pasditen e sotme. Të tre shqiptarët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degraduar në përdorimin e thikës. Dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.