Author: tirana

Të shumta janë rastet kur qytetarët i bien shkurt duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke u bërë një potencial serioz për aksidente në rrugore. Qytetarët rrezikojnë jo vetëm veten e tij, por edhe drejtuesit e automjeteve duke kaluar mes për mes autostradës Tiranë-Durrës. Por një situatë e tillë nuk do të tolerohet më dhe pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi të dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri…

Read More

Prej mëngjesit të kësaj të diele, fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët. Tymi ka mbuluar një pjesë të mirë të banesave në zonë. Ndërkaq, tre automjete të zjarrfikëses ndodhen në zonë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Situata vijon e njëjtë pas riaktivizimit të vatrave të zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve.

Read More

Vala e të nxehtit Cleon është këtu dhe hidratimi i mirë është arma më e mirë kundër temperaturave të larta. Kushtet ekstreme të motit kërkojnë marrjen e masave të nevojshme mbrojtëse dhe ndër masat e nevojshme është konsumimi i sasisë së duhur të ujit, veçanërisht nga personat që i përkasin grupeve vulnerabël. Dehidratimi mund të shkaktojë dhimbje koke ose marramendje, të cilat më vonë mund të çojnë në probleme të tjera më serioze shëndetësore, si goditje nga nxehtësia. Megjithatë, një pyetje e rëndësishme është se sa ujë duhet të pimë gjatë një vale të nxehtë. Përveç shmangies së pijeve me…

Read More

Ukraina ka çliruar rreth 50% të territorit që Rusia ka pushtuar, megjithëse kundërofensiva e Kievit do të vazhdojë për disa muaj”. Kështu u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Këto janë ende ditë relativisht të hershme të kundërofensivës”, tha Blinken për CNN. “Është e vështirë, nuk do të jetë efektive gjatë javës ose dy javëve të ardhshme. Mund të zgjasë me muaj të tërë”, shtoi ai. Ukraina ka nisur muaj më parë kundërofensivën e saj të shumëpritur për të zmbrapsur ushtrinë ruse nga zonat e tyre.

Read More

Prej tre ditësh situata e zjarreve në Fier vijon të mbetet problematike. Në ndihmë të forcave të vendit për të shuar flakët që kanë përfshirë zonën e pyllëzuar në Peshtan, ka mbërritur helikopteri Cougar. Ndërkohë mesditën e sotme zjarri thuajse ka dalë jashtë kontrollit duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të zjarrfikësve.

Read More

Max Verstappen nuk fal. Piloti i Red Bull ka marrë triumfin e radhës, këtë herë ka fituar Çmimin e Madh të Hungarisë në Formula 1. Verstappen ishte në një ditë të mirë, duke lënë mbrapa të gjithë rivalët. Vendi i dytë dhe i 3-të i takoi Norris dhe Perez, ndërsa Top-5 përmbyllet nga Hamilton dhe Piastri. Vetëm pozicioni i shtatë për Leclerc. Rikthehemi edhe një herë te më i miri i momentit, Max Verstappen, i cili ia del për të shtatën herë radhazi. Gjithashtu, vlen të theksohet se kjo fitore ishte e 12-ta radhazi për ekipin e Red Bull.

Read More

Një pjesë e një mbikalimi në unazën e Patrës të Greqisë, në zonën Perimetriki Odos është shembur duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për të shpëtuar personat të cilët ndodhen nën rrënoja. Një numër i madh autoambulancash ndodhen në vendngjarje ndërsa pranë urës janë mbledhur edhe disa familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre. Dyshohet se në momentin e shpërthimit poshtë urës ndodheshin edhe disa punonjës të komuniteti rom, të cilët ishin banorë të zones. Banorë të këtij komuniteti kanë bërtitur duke thënë se janë të…

Read More

Edhe tre orë na ndajnë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës. Pjesëmarrja është 32.57%. Deri më tani kanë votuar 7924 qytetarë. Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 Majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Ndërsa në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote. Kujtojmë që në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Read More

Rrjedhat ilegale të emigrantëve po i dëmtojnë të gjitha shtetet përgjatë Mesdheut, ka deklaruar të dielën kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, teksa u ka bërë thirrje vendeve që të luftojnë së bashku kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Në kontrast me retorikën e saj të ashpër të së kaluarës, Meloni ka thënë në një konferencë ndërkombëtare në Romë se qeveria e saj është e hapur për pranimin e më shumë njerëzve përmes rrugëve legale, sepse “Evropës dhe Italisë i duhet emigracioni”. “Emigrimi masiv ilegal dëmton çdonjërin prej nesh. Askush nuk përfiton nga ai, përveç grupeve kriminale, që pasurohen në dëm të…

Read More

Familja Trump duket se ka zbarkuar në Shqipëri. Përveç Tiffany Trump, e cila u kap nga Dosja.al, duke ikur për në Himarë, edhe e motra e saj ka ardhur në Shqipëri. E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj. Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri. Ivanka Trump vjet në Shqipëri Edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e…

Read More

Një 41-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Elbasan.Sipas policisë, dyshimet e para thonë se ka humbur jetën për shkaqe natyrale. “Mesditën e kësaj të diele, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetas., 41-vjeçar, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale“, thuhet në njoftimin e bluve. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Read More

Një ushtar rus tregoi se nuk donte të vriste askënd në Ukrainë dhe bëri plane për të thyer këmbën e tij për t’u dërguar në shtëpi. Sundays Times thotë se një ditar u gjet në një trup të pajetë që i ngjante ushtarit dhe ai shkatërron propagandën e Kremlinit se trupat e tij janë të pajisura mirë dhe të përkushtuara për luftën në Ukrainë. Ditari thuhet se është shkruar nga një punëtor ndërtimi 31-vjeçar, i cili la pas gruan dhe djalin e tij dy-vjeçar në Moskë për t’iu bashkuar përpjekjeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Midis fundit të nëntorit dhe…

Read More