Author: tirana

Lëkundje tërmeti janë shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Kretë. Mediat vendase shkruajnë se një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter është ndjerë në një pjesë të madhe të Kretës Lindore. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ishte 4 kilometra në jug të Arkalochorit, me një thellësi fokale prej 8.4 kilometrash. Deri më tani nuk raportohet për dëme.

Read More

Partia Socialiste ka fituar Bashkinë e Rrogozhinës. Pas rispërsëritjes së zgjedhjeve ditën e djeshme, me numërimin e kutisë së fundit, rezultoi se fitues me rezultate të thella, ishte Edison Memolla. Ky i fundit ishte në garë me kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Shkëlqim Hoxha. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. 54 kuti të numëruara nga 54 Edison Memolla (PS) 6658 vota Shkelqim Hoxha (BF) 4906 vota

Read More

Në një referat të publicistit shqiptar, Eugen Shehu, të cilin e paraqiti në nëntor të vitit 2004, në një simpozium shkencor të mbajtur në Tetovë, për herë të parë trajtohej një temë e ndaluar deri më atëherë nga regjimi komunist, që kishte të bëjë me ngjarjet që ndodhën nga fundi i nëntorit të vitit 1944, në Monopolin e Duhanit në Tetovë. Atëherë, nga partizanët maqedonas ishin grumbulluar në Monopol mbi 10 mijë burra, pleq e të rinj shqiptarë, një numër i të cilëve ishin keqtrajtuar dhe masakruar. Mirëpo, terrori antishqiptar kishte filluar edhe më herët, sidomos nga shtatori i vitit…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 42 trupa e 13 mjete për të frenuar përhapjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë dhe në Peshtan të Fierit. Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne në ndihmë të forcave për shuarjen e flakëve  ka shkuar edhe një helikopter. “42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për…

Read More

Greqia është në pushtetin e zjarreve prej disa ditës. Mediat shkruajnë se flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën Perithia në veri të Korfuzit , një ishull grek në detin Jon. Sipas mediave mësohet se autoritetet deri më tani kanë evakuuar 17 fshatra, roja bregdetare ka shpëtuar 59 persona që ndodheshin në plazhin e Nisakut. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës për të parandaluar që flakët të arrinin në shtëpi.

Read More

Në 31 Korrik 2023 përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.Prej 1 Gushtit 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”. Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 Korrik 2023. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare.

Read More

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne e ka nisur me pamje nga vizitorët e huaj që zbarkojnë në brigjet shqiptare. Rama përmes pamjeve të publikuara në rrjetin social Facebook shkruan se vetëm gjatë fundjavës në Portin e Durrësit kanë zbritur mbi 11 mijë shqiptarë. “MIRËMËNGJES dhe nga Porti i Durrësit që këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës. Në ndihmë të forcave zjarrëfikëse për shuarjen e flakëve ka shkuar një helikopter i forcave të armatosura. Për përmirësimin e situatës ne grumbullimin e mbetjeve është punuar gjate gjithe nates dhe vijohet aktualisht. Jane dy vatra zjarri ende aktive ne zone per te cilat po punohet per lokalizimin e yre.

Read More

Dashi Biseda me një person shpirtëror do t’ju ndihmojë të lehtësoni barrën e shumë shqetësimeve tuaja që lidhen me karrierën. Merri në zemër fjalët e mira dhe qetësuese të këtij personi. Ndjeni qetësinë brenda jush në vend që të mbingarkoheni me stresin mendor të punës. Demi Jeni të frustruar dhe të ngatërruar në nyje sepse keni kaq shumë zgjedhje dhe kaq shumë energji, por shumë pak drejtim se në cilën mënyrë të vazhdoni. Merrni pak kohë vetëm për të qetësuar mendjen dhe për të medituar. Binjakët Sigurohuni që të bëni disa ushtrime fizike. Të qenit jashtë në ajër të pastër…

Read More

Ka nisur rreth orës 23 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Mësohet se në Kryevidh ku ka mbaruar numërimi, më 14 maj fitoi Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ me rreth 200 vota. Ndërkohë në zgjedhjet e djeshme, fitues në këtë zonë rezultoi Edison Memolla i PS me 60 vota. 40 kuti të numëruara nga 54 Edison Memolla PS 4398 vota Shkelqim…

Read More

Do të mbetet Shqipëria nën ndikimin e masave ajrore Afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradite, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 42°C. Sipas…

Read More