Author: tirana

Gëzuar ditëlindjen, princ George! Djali i madh i William të Anglisë dhe Kate Middleton sot mbush 10 vjeç. Për këtë rast, mami dhe babi kanë shpërndarë një foto të re të djalit të tyre në rrjetet sociale. Një imazh që bëri menjëherë xhiron e internetit, ka marrë shumë komente urimesh. “10 vjet sot! Gëzuar ditëlindjen”, thuhet në postimin e William dhe Kate në Instagram. Fjalë të shoqëruara me një imazh të ri të djalit mbretëror, në të cilin për herë të parë Xhorxhi shfaqet më shumë si djalë se sa fëmijë. I ulur në shkallë, ai është duke buzëqeshur para…

Read More

Milan arriti të regjistrojë ditën e djeshme transferimin e 6-të për këtë merkato vere, teksa arritën të siguronin shërbimet e “bomberit” zviceran, Noah Okafor, nga austriakët e Salzburg për shifrën e 14 milionë eurove. Pas nënshkrimit të kontratës, 23-vjeçari tha dhe disa fjalë për kanalet zyrtare të klubit, nga ku theksoi se ka qenë që në fëmijëri tifoz i “kuqezinjve” të Milan, si dhe e konsideron një nder që arriti të veshë fanellën e italianëve. “Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time.…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në një garë makinash në Dimitsanë, kur një makinë ka dalë nga pista. Nga aksidenti janë plagosur tre persona, mes tyre një fëmijë. Bëhet fjalë për një garë të Ngjitjes së 22-të të Dimitsana-Zygovistiou, në të cilën marrin pjesë 69 shoferë. Sipas kryebashkiakut të Gortynias, Efstathios Koulis, aksidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së makinës, ndërkohë që ishin marrë të gjitha masat e sigurisë për garën. Në të njëjtën ndeshje ka ndodhur edhe një aksident i dytë me pasojë plagosjen e një fotografi. Gara është nën kujdesin e bashkisë së Gortinisë…

Read More

Botox, kremrat kundër plakjes dhe liftingu i fytyrës janë mënyrat më të dukshme për ta bërë fytyrën tuaj të duket më e re, por nuk janë të vetmet. Duke zgjedhur ngjyrën e duhur të flokëve pas të 40-ave, mund t’i fshihni shumë lehtë dhe në çast pamjes tuaj disa vite duke e bërë atë të duket më e rinovuar në të njëjtën kohë. Ja çfarë duhet t’i kërkoni parukerit tuaj për një rifreskim të suksesshëm të flokëve: Ngjyra më lajkatare e flokëve pas të 40-tave Tonet e ftohta kafe priren të “ngurtësojnë” tiparet e fytyrës duke theksuar njollat ​​dhe rrudhat,…

Read More

Shtatë muaj pas kapjes së vëllait, Fredi Krasniqi ka rënë në pranga dhe vëllai tjetër nga Shijaku, Selman Krasniqi, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë përshtatur 2 ambiente për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, prej ku u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale. Gjithashtu, gjatë operacionit, në një ambient me mur të dyfishtë, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u…

Read More

Ka dalë jashtë kontrollit përhapja e zjarrit në pyllin me pisha e dushk në fshatin Peshtan. Flakët të favorizuara edhe nga era kanë kaluar në anën tjetër të rrugës, për t’u përhapur drejt zonës së pyllëzuar në Kraps. Mjetet zjarrfikëse janë përhapur në një perimetër më të gjerë për të punuar, teksa tentojnë të izolojnë dhe shuajnë zjarrin që duket mision i pamundur me temperaturat e larta dhe erën që fryn. Rreth 25 hektarë sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte janë shkrumbuar si pasojë e zjarrit tre ditor në zonën e Peshtanit në Fier.

Read More

Fotoja e një nëne dhe vajzës së saj që u shuan nga etja dhe uria në shkretëtirën në kufirin midis Tunizisë dhe Libisë po bën xhiron e botës. Fotoja është shkrepur ditët e fundit nga një gazetar libian dhe më pas u shpërnda nga Organizata të ndryshme joqeveritare. Në pamjet tragjike, nënë e bijë shtrihen të pajeta pranë njëra-tjerës në rërën e nxehtë, me trupat e tyre të djegur nga dielli. Dëshmitë e mbledhura nga OJQ-ja tregojnë se ata kanë mbetur pa ujë, ushqim dhe strehë në mes të shkretëtirës.

Read More

Ekspertët thonë se duhet konsumuar minimalisht 2 litra ujë në ditë dhe gatime të lehta. Në këto ditë kur temperaturat e larta kanë arritur rekorde kujdesi për mënyrën se si ushqehemi është bërë shumë më i rëndësishme. Kryefjala është hidratimi dhe çfarë zgjedhim të konsumojmë. Nutricionistja Arlinda Garuci tregon se në valën e të nxehtit minimalisht duhet të konsumojmë 2 litra ujë në ditë dhe të ushqehemi sa më shëndetshëm me gatime sa më të lehta dhe konsumimin e fruta-perimeve. “Dy litra ujë në ditë. Duhet të kemi dhe një florë intensinal bakterial të shëndetshme duke qenë se stina e…

Read More

Papa Françesku iu drejtua me një mesazh të fortë këtë të diel liderëve botërorë pas valës së të nxehtit që pa pushtuar shumë vende. Papa tha se i nxehti përvëlues dhe përmbytjet në vende si Koreja e Jugut, nxjerrin në pah nevojën për ndërhyrje urgjente në trajtimin e ndryshimeve klimatike. “Ju lutem, përsëris apelin tim drejtuar liderëve botërorë që të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse,” tha Papa në fund të mesazhit të tij drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit. “Është një sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, ka të bëjë me të gjithë. Le të…

Read More

Vladimir Putin thotë se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar” teksa priti liderin bjellorus Alexander Lukashenko për bisedime në Shën Petersburg. Sipas agjencive ruse të lajmeve, Lukashenko tha: “Nuk ka kundërsulm”. Presidenti rus thuhet se është përgjigjur: “Ekziston, por ka dështuar”. Ukraina filloi kundërsulmin e saj të shumëpritur muajin e kaluar, por deri më tani ka bërë vetëm fitime të vogla kundër forcave ruse të ngulitura mirë që kontrollojnë më shumë se një të gjashtën e territorit të saj. Gjenerali amerikan Mark Milley tha të martën se aksioni ukrainas ishte “larg nga një dështim”, por do të ishte i gjatë, i…

Read More

Drejtuesit më të lartë të PS-së së Berishës kanë zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer të gjitha udhëzimet e KQZ. Pranë qendrave të votimit dhe në jo pak raste edhe brenda shkollave, vihet re një prani e madhe e militantëve të PD të cilët shoqërojnë deputetë të Foltores. Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës janë vërë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit. Nga ana e Partisë Socialiste situata duket tejet e qetë, ku në terren është vetëm deputeti i zonës, ndërsa…

Read More

Një 67-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka pësuar djegie në pjesë të trupit, teksa ka djegur disa shkurre, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit. Rreth orës 11:50, në lagjen nr. 10, Durrës, shtetasi Sh. D., 67 vjeç, duke pastruar afër një banese, i ka vënë zjarrin disa shkurreve, zjarri ka rrezikuar dhe banesat për rreth dhe si pasojë e përhapjes së flakëve ky shtetas ka pësuar djegie në duar dhe në kraharor. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet MZSH shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Është shoqëruar…

Read More