Author: tirana

Bregdeti i Shëngjinit vazhdon të mbetet një destinacion i kërkuar edhe këtë sezon veror. Për vizitorët dhe pushuesit e shumtë, qëndrimi në këtë plazh është i veçantë, për shkak edhe të pastërtisë që ofron ky bregdet. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të plazhit, duke ftuar pushuesit ta vizitojnë. Shëngjini dalëngadalë po ndryshon edhe fizionominë e tij. Rritja e numrit të të rinjve që e frekuentojnë këtë plazh ka bërë që edhe jeta e natës të ndryshojë. Plazhet e Kunës, Qendrës së qytetit dhe për të vijuar drejt Ranës së Hedhun, janë një mundësi e mirë, që po shfrytëzohen maksimalisht nga…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës po vijon normalisht. Sipas KQZ-së, të gjithë qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Sipas raportimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në çdo qendër votimi, identifikimi elektronik i zgjedhësve po kryhet rregullisht. “Operatorët e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve janë në krye të detyrës dhe nuk ka asnjë problematikë apo vështirësi në përdorimin e identifikimit elektronik”, bën të ditur KQZ. Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste…

Read More

Pas ndërprerjes për disa minuta, ka rinisur procesi i votimit në qendrën e Votimit nr 22-23 në Rrogozhinë. Kreu i KZAZ-së u bëri te qartë anëtarëve të Qendrës së Votimit se votuesve nuk u lejohet vota. ”Është vepër penale që të fotografohet vota! Fotografimi i votës është vepër penale qartësojani qytetarit. Sqaroni qytetarët, pasi fotografimi i votës nuk lejohet. Media është e lirë. Mjafton mos të pengojë votimin! Media është e lirë, mos pengoni median të kryejë detyrën”,-tha kreu i KZAZ-së. Zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki dhe tashmë dy kandidatët do të gjenden edhe…

Read More

Dy drejtues automjetesh janë gjobitur nga policia rrugore për shpejtësi tej normave në tunelin e Krrabës. Një automjet është konstatuar me shpejtësi 194 km/h dhe një me 230 km/h në tunelin e Krrabës, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Nisur nga rastet e shtuara të aksidenteve rrugore, policia ka apeluar për ulje të shpejtësisë në rrugë, e cila është shkaktare për vdekjet në rrugë. Policia apelon drejtuesit të respektojnë rregullat duke mos drehtuar mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, pasi lkooli mpin trurin dhe vret jetën. E rëndësishme është vendosja e rripit të sigurimit dhe mos përdorimi i…

Read More

Thyhet urdhri i KQZ-së, pasi në një nga qendrat e votimit në Rrogozhinë. Në një objekt ku janë vendosur dy qendra votimi ka një prani të madhe personash që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe nuk janë votues. Sipas urdhrit të KQZ-së, nuk duhet të ketë grumbullime jashtë ambienteve të QV-ve dhe persona që nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor duhet të qëndrojnë 150 metër larg QV-në. Anëtarët e komisionit të QV-së duhet të mbajnë procesverbal dhe duhet të lajmërojnë policinë e shtetit. Kryekomisioneri i njërës prej QV-ve tha se nuk janë informuar nga vëzhguesit e jashtëm për situatën…

Read More

Në qendrën e votimit nr.22-23 në Rrogozhinë, është ndërprerë procesi i votimit. Shkak për këtë është bërë fotografimi i votës. ”I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ”,-u shpreh një vëzhgues. Në këtë qendër votimi pritet që të votojë edhe kandidati i Bashkë Fitojmë Shkëlqim Hoxha. Rreth 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime. Pas shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit, 2 kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë një shans të dytë: për t’u besuar nga qytetarët në…

Read More

Në portin detar të Durrësit në terminalin e trageteve mbërritën sot 2 tragete, Rigel II dhe GNV Azurra. Ata sollën respektivisht 1510 udhëtarë, 414 dhe tjetri 1730 udhëtarë e 500 automjete. Në total 3240 udhëtarë dhe 914 automjete. Në dispozicion të përpunimit të tyre janë 12 sportele për udhëtarët dhe 18 për automjetet. Në mesditë pritet të mbërrijë trageti Marina nga Ankona dhe në darkë tragetet Rigel III dhe Franceska nga Bari.Që të tre pritet të sjellin mbi 3 mijë udhëtarë dhe mbi 800 automjete.

Read More

Ndryshe nga 14 maji, sot votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta. 5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%. Sot qytetarët do vendosin shenjën e tyre veçnë një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjerbs të Skraparit në vendin e quajtur Qaf Dëvri pranë firmës Greke të nxjerrjes së mermerit. Kamioni i cili përdorej për të mbajtur depozitën e ujit është batuar dhe si pasojë kjo e fundit ka rrëshqitur duke zënë poshtë punëtorin e firmës mermerit. Si pasojë e rrëshqitjes depozitës së ujit aksidentalisht është vrarë shtetasi 60 vjeçar turk Osman Akçay. Për ngjarjen e rëndë policia njofton se ka arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Çorovodë. Skrapar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë…

Read More

Spanja mban sot zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë atë vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta. Mbi 36 milionë votues në Spanjë do të mund t’i hedhin votat e tyre ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 8 të mbrëmjes, ndërsa rezultatet pothuajse përfundimtare pritet të bëhen të ditura deri në mesnatë. Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos, u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj. Sanchez është kryeministër që nga viti…

Read More

Dhjetëra mijëra protestues marshuan në autostradën kryesore që të çon drejt Jeruzalemit të shtunën në mbrëmje, në një shfaqje force që synon të bllokojë rishikimin me ligj të kompetencave të drejtuesve të sistemit gjyqësor, nga ana e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Më shumë se 100 nga ish-shefat e sigurimit të Izraelit, nënshkruan një letër duke i kërkuar kryeministrit izraelit, të ndalë ligjin. Mbërritja e marshuesve e ktheu hyrjen kryesore të qytetit në një det me flamuj izraelitë bardhë e blu, ndërsa ata përfunduan pjesën e fundit të një udhëtimi katër-ditor, prej 70 kilometrash, nga Tel Avivi drejt parlamentit të vendit. Marshuesit…

Read More