Author: tirana

Pak ditë më parë u miratua marrëveshja e përbashkët ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar. Sipas marrëveshjes pritet që të deportohen drejt vendit tonë 17 shqiptarë për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimeve. Mes të dënuarve është edhe vrasësi serial Mane Driza. Driza – i njohur edhe si Tony Montana apo “Scarface”, është dënuar me 336 vite burg. Në vitin 1999, ai vrau një bashkatdhetar Stefan Mone, duke shkaktuar 120 plagë nga sulmi me një thikë bllokimi. Më pas ai iku në Itali, ku…

Read More

Teksa na ndajnë pak muaj nga nisja e “Big Brother Vip 3”, po përfliten edhe emrat që mund të bëhen pjesë e saj. Mirëpo, një ish-banor i sezoneve të para, Adi Pojana, ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në “BBV3”. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi”, ai u shpreh se me shumë dëshirë do merrte pjesë në sezonin e ardhshëm. “Po, patjetër. Nëse do kem besim te ajo që do ky Big Brother, patjetër. Do tentoj të jem dikush tjetër”, tha Adi.

Read More

Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën sot kur një tub uji i nxehtë shpërtheu në një qendër tregtare në perëndim të Moskës. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku Sergei Sobyanin, i cili theksoi se disa nga të plagosurit kishin pësuar djegie dhe se shërbimet e urgjencës ishin tashmë në vendngjarje. Sipas mediave lokale, uji i nxehtë përmbyti një pjesë të qendrës tregtare, duke lënë të plagosur të paktën 70 persona dhe duke bllokuar rreth 20 të tjerë.

Read More

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kundërshton vendimin e qeverisë për legalizimin e kanabisit mjekësor, me argumentin se ky vendim i shërben vetëm krimit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Basha ka kërkuar sërish vetting për politikanët, me qëllim shkëputjen e politikës nga krimi dhe korrupsioni. “Në një shtet ku ligjin e bëjnë bandat – legalizimi i kanabisit është akt kriminal ndaj shoqërisë e sidomos ndaj të rinjve. Tashmë është fakt botërisht i njohur se si kjo qeveri e kanabizoi Shqipërinë. Në Raportin Botëror të Drogës për vitin 2022, publikuar nga zyra e OKB-së për krimin dhe drogën, Shqipëria renditet…

Read More

Është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha në Peshtan. Për shkak të terrenit dhe erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi. Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri, e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera zjarri. Kreu i zjarrfikëseve Fier, Zija Hyka, pohoi se situata është shumë e vështirë. Tre grupe zjarrfikëse janë ne terren, ndërsa po kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikëseve të Patosit.

Read More

Një shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë po me kombësi shqiptare kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë në Spanjë. Policia mori njoftim mbrëmjen e djeshme për një person të plagosur me thikë, i cili u paraqit vetë në spital. Pas tij, në spital u paraqitën dhe dy të tjerë të plagosur. Njëri prej tyre ndërroi jetë në qendrën shëndetësore, ndërsa dy të tjerë po marrin mjekim. Nuk dihen ende rrethanat e sulmit.

Read More

Ilir Meta shprehet i zhgënjyer për rezultatin e opozitës për Këshillat Bashkiakë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas kreut të Partisë së Lirisë, rezultati duhet të ishte më i mirë. “Unë jam i bindur opozita në 4 vite nuk kishte asnjë këshilltar. Rezultati duhet të ishte shumë më i mirë për opozitën dhe koalicionin, por këtu janë disa çështje të tjera. Ajo që duhet të rregullohet është që me këtë përfaqësim të arrihet të dëgjohet zëri i qytetarit”, tha Meta.

Read More

Vatrat e zjarrit në ishullin grek Rodos, të cilat janë prezente që prej ditës së martë, kanë alarmuar pushuesit dhe banorët e zonës. Sipas gazetës Protothema, rreth 1000 persona janë evakuuar nga zonat përreth dhe janë duke u transferuar në Kalathos. Po ashtu edhe turistët janë transportuar me varka. Gjithashtu, 3 autobusë të Ushtrisë dhe një autobus i Forcave Ajrore janë vënë në dispozicion për evakuimin e civilëve. Departamenti i zjarrfikësve u shpreh se situata është alarmante.

Read More

I ftuar në podcastin “The Really Good”, Drake ka rrëfyer për herë të parë arsyen se pse ai nuk është martuar deri më tani. Reperi tha se martesa i duket si një koncept i kohëve të lashta, teksa shtoi se nuk mendon që ai mund t’i ofrojë partneres atë që kërkon pasi puna është gjëja më e rëndësishme për të. “Unë nuk e di. Duket si një gjë nga kohët e lashta apo diçka tjetër. Mendoj se do ta bëj përfundimisht, por nuk mendoj se mund t’i ofroj dikujt atë që do të kërkonte nga unë. Mendoj se jeta ime,…

Read More

Sot shënohet 13-vjetori i njohjes si të ligjshme të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Me këtë rast, gazetari Blendi Fevziu ka vizituar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre krerët e tjerë të UÇK-së që po përballen me akuza në Gjykatën Speciale. “Sot është 13 vjetori i ditës kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka njohur si të ligjshme pavarësinë e Kosovës marrë më 17 Shkurt të vitit 2008. Sot kemi ardhur me një grup miqsh për të vizituar ish-Presidentin e Kosovës, ish-lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë dhe kryeministrin e asaj kohe, Hashim Thaçi. Hashim Thaçi, i cili…

Read More

Agjencia e motit të OKB-së bën me dije se temperaturat ekstreme që përfshijnë globin këtë javë po konsiderohen si normale në një botë të ngrohur nga ndryshimet klimatike. Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëroi se vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në gusht. Zona të mëdha të botës panë sërish nga afër të hënën se si është jeta në temperatura ekstreme: Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte 56.7C. Kina theu përkohësisht rekordin e saj për temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave të dielën kur regjistroi 52.2C në rajonin e saj perëndimor Xinjiang. Shkencëtarët…

Read More

Kledi Çyrbja, 18 vjeç, është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se plagosi me armë zjarri Saimir Bagën në Shijak. Sipas policisë, dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin, autori plagosi 30-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në ngarkim të të riut u referuan në prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Read More