Sot u pezullua nga detyra Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, Nënkomsiari me inicialet K. K. Shefi i Stacionit është pezulluar nga detyra për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës.
Author: tirana
Tre persona humbën jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin këtë javë, njoftuan mediat lokale të shtunën. Stuhia, shoqëruar me erëra dhe shira të dendur, e cila nisi të premten përfshiu fillimisht Slloveninë, duke vazhduar në Kroaci dhe më pas në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike si dhe dëme të mëdha materiale shkaktuar edhe nga rrëzimi i pemëve, që shkatërruan makina dhe çati. Të mërkurën, një tjetër stuhi shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në rajon, katër në Kroaci, një në Slloveni dhe një tjetër në Bosnje. Meteorologët thonë…
Shtrirja e grupeve kriminale me origjinë shqiptare po kthehet në shqetësim për qeverinë në Australi. Në një shkrim të publikuar në “The Age” thuhet se sindikata e krimit të dhunshëm të drejtuar nga emigrantët shqiptarë po shfrytëzojnë viza false për të hyrë në territor, që më pas kontrollojnë tregun e kokainës atje. Zyrtarët shtetërorë dhe federalë të zbatimit të ligjit kanë lëshuar paralajmërime të përsëritura në raportet konfidenciale të shpërndara në Punët e Brendshme se mafia shqiptare ka rrënuar në mënyrë strategjike sistemin e migracionit për më shumë se një dekadë, për të ndërtuar sipërmarrje të fuqishme kriminale. Në dhjetor…
Luiza Gega është kualifikuar në Lojërat Olimpike, Paris 2024. Ajo triumfuar në kampionatin Ballkanik të Atletikës në disiplinën për 3 mijë metrat me pengesa, duke regjistruar kohën 9.21.53, ndërsa norma e kualifikimit është 9.23.00. “Luiza Gega kualifikohet për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Sot në Kraljevo të Serbisë po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikës me pjesëmarrjen e 20 shteteve. Luiza Gega ka arritur të triumfojë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në disiplinën 3000 m/p me kohën 9.21.53. Medalja e Artë dhe super koha e arritur pavarësisht se gara u zhvillua në mëngjes. Koha e arritur prej saj është norma kualifikuese…
Këngëtari Aleksandër Gjoka, në një reagim në rrjete sociale kritikoi me ironi performancën e Dafina Zeqirit në një koncert të fundit. “Hajde live hajde. Pupupu çfarë turpi. Ec aty VIP”, shkroi Aleksandër Gjoka. Dafina duket se i është përgjigjur duke postuar një video të sajën ku bën mimika që tregojnë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët. Krah videos ajo shkruan: “M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”. Më pas shton në koment: “Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha…
Një 35-vjeçar nga Sllovakia u arrestua nga policia e Gjirokastrës, pasi tentoi të kalonte armë dhe drogë drejt Greqisë. Pas kontrollit në makinën e L.D. dhe kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, policia kufitare gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.
Persona ende të paidentifikuar dëmtojnë vazhdimisht prej 7 vitesh varrezat e fshatit Belishovë në Mallakastër. Banorët tregojnë se në periudha të ndryshme kohore fotografitë dhe qivuret e të ndjerëve thyhen e dëmtohen, ndërsa deri më sot nuk ka asnjë person përgjegjës, edhe pse është bërë denoncim në polici. Çështja ka përfunduar deri në prokurori, por vijon të mbetet e pazgjidhur.
Sali Berisha e ka quajtur ditën e djeshme, ku humbën jetën 12 persona, si “e premtja e zezë”. Teksa shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave, ish-kryeministri dënoi me ashpërsinë më të madhe indiferencën për sigurinë e ujërave në vend. “Një e premte e zezë me 11 viktima, si në një vend pa shtet. Të dashur miq, dje ishte një ditë tragjike në ujrat shqiptare dhe jo vetëm në to. Në ujrat e liqenit të Banjës u mbutën Arben Zogu, 46 vjeç, me dy djemtë e tij, Rubensin Zogu, 19 vjeç dhe Estin Zogu 14 vjeç, si dhe kushëririn e tyre…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të mërkurën Asamblenë e Partisë Socialiste. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet rreth orës 18:00. Përfundimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit, mbyllja e sezonit parlamentare, duket se do t’i hapë rrugë ndryshimeve në qeveri. Jo pak herë Rama ka shfrytëzuar përfundimin e sezonit politik për të bërë një analizë të punës së partisë dhe të qeverisë. Prej kohësh, përflitet se Rama mund të bëjë ndryshime në 2-3 ministri. Së fundmi, në vend të Bledi Çuçit tek Ministria e Brendshme ai emëroi Taulant Ballën. Gjithsesi mbetet për t’u…
Asgjësohen 1691 bimë kanabis në qarkun e Lezhës. Bimët narkotike ishin kultivuar nëpër fshatrat e Mirditës, Lezhës dhe Kurbinit. Konkretisht na fshatin Fregen të njësisë administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë gjetur të kultivuara në tokë në zonë të shpyllëzuar 421 bimë dyshuara narkotike cannabis sativa. Po ashtu, në fshatin Thirre të njësisë administrative Fan, rrethi Mirditë, janë gjetur edhe 1055 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë. Edhe në fshatin Daul, njësia administrative Milot e rrethit Kurbin, janë gjetur edhe 215 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në tokë.
Makinat me djegie të brendshme kanë mbizotëruar në rrugët e Shqipërisë edhe gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se rreth 90% e autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë janë me naftë dhe benzinë, një shifër në rritje krahasuar me vitin 2021. Ndonëse gjatë vitit 2022 çmimet e karburanteve pësuan një rritje të ndjeshme, çka e detyroi qeverinë që të ngrinte Bordin e Transparencës pikërisht për të rregulluar çmimet në treg, këto zhvillime nuk i frenuan shqiptarët për të blerë më shumë makina me djegie të brendshme. Sipas të dhënave zyrtare, numri i këtyre autoveturave…
5.000 euro çdo muaj madje dhe më tepër fitime mund të kesh. Kështu, kujton Robert Herold, të cilit një mjeke e kancerit, pra, onkologe, i kërkoi t’ia paguante ryshfet. Ai ishte ende shumë i ri atëherë, sapo kishte mbaruar studimet dhe do të merrte në dorë drejtimin e farmacisë së të ëmës. Ai refuzoi. Por me ato biseda filloi udhëtimi i gjatë 18-vjeçar i Heroldit që përfundimisht do ta çonte atë të bëhej një sinjalizues për çfarë ndodh me ilaçet kundër kancerit. Në bisedat me mediet gjermane WDR, NDR, SZ dhe revistën televizive investigative ARD Monitor, Herold raporton se një farmacisti që përgatit…