Nga Erald Deliu I kisha premtuar vetes që nuk do të shkruaja më, pas ndodhive të pesë viteve të fundit. Mirëpo, mëmëdheu, me qëllim ose jo, të vendos në situata të caktuara, ku nuk bën dot ndryshe. Është kaq komplekse dhe e njëtrajtshme njëkohësisht energjia e mëmëdheut. Aq sa të nxjerr jashtë natyrës tënde, madje deri dhe kundër vetes. Së fundmi mu desh të shkoja në Ambasadën shqiptare në Paris, për një aplikim për pasaportë. Që pa shkuar më lindën “paragjykimet”: Po sikur mos të jetë hapur! Po a do kryej punë etj etj! Pas dy oresh në tren arrij…
Author: tirana
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me shkelm në bark, bashkëjetuesen e tij e cila për pasojë ka abortuar fetusin 2-muajsh dhe ndodhet në maternitetin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Denis Çali dhe Brusild Gjyla janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e 21 korriktut 2023, kur makina në të cilën udhëtonin ka rënë në humnerë në fshatin Fortuzaj të Tiranës. Nga informacioni i policisë Brusild Gjyla 26-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Denis Çali, 33 vjeç u plagos dhe u transportua në spitalin e Traumës, por gjatë orëve të natës nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda. Ndërkohë një mik i tij publikon mesazhin e fundit që kishte shkëmbyer me Denisin pikërisht disa orë para aksidentit të rëndë. “Rrugëve.. Rrugëve”. Policia ende vijon…
Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi droguan një 29-vjeçare dhe e përdhunuan atë. Të arrestuarit dy 50-vjeçarë u kapën nga Policia e Monzës, ndërsa mbi ta rëndon akuza për sulm seksual në grup dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolike dhe ushtrim dhune ndaj vajzës, të cilën e detyruan të pinte, të ashtuquajturën drogë përdhunimi. Njëri nga të dy, i gjurmuar në Monza, përfundoi në burg, ndërsa tjetri që ndodhet në Cuneo në arrest shtëpie. Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës nisën pas denoncimit të 29-vjeçares. Sipas hetimeve, 29-vjeçarja frekuentonte shtëpinë e njërit prej të dyshuarve. Atë natë…
Portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma ra preh e një grabitje në Paris, teksa ai së bashku me të fejuarën Alessia Elefante u dhunuan dhe u lidhën nga të paktën katër grabitës, të cilët morën sende me vlerë rreth 500 mijë euro dhe u larguan pa lënë gjurmë. Portieri tregon për Libero natën e frikës kur disa kriminelë (me sa duket katër, hynë nga çatia) në shtëpinë e tij që ndodhet në lagjen e tetë të Parisit, pranë Champs-Elysées, neutralizuan atë dhe partneren e tij Alessia Elefante duke i lidhur në një karrige dhe vodhën pasuri me vlerë gjysmë milioni euro.…
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama në podkastin e sotëm rrëfeu rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të cilën e përshkruan si një natë të jashtëzakonshme. Rama shprehet se aty ndjeje nevojën për të kërcyer i lirë, “në kuptimin më të prekshëm të fjalës”. Për kryeministrin kjo ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. “Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të…
Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Peshtan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pyllin e këtij fshati dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me shkurre dhe pisha. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit pyjor”. Drejtoria…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden emëroi të premten admiralen Lisa Franchetti për të udhëhequr marinën gjë që mund të shënojë ngritjen historike të një gruaje për të udhëhequr Marinën e SHBA-ve dhe t’i bashkohet Shefit të Shtabit të Përbashkët. Emërimi i Franchettit kërkon miratimin në Senatin e SHBA-ve, ku senatori Tommy Tuberville vazhdon të pengojë qindra kandidatë ushtarakë në shenjë proteste ndaj një politike të Pentagonit që paguan për anëtarët e shërbimit dhe vartësit e tyre për të udhëtuar dhe për të marrë kujdesin shëndetësor riprodhues, përfshirë abortet, në shtetet ku ai ligj është i disponueshëm.…
Skuadra e Inter Miami ka shënuar fitore 2-1 ndaj Cruz Azul në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës. Ylli argjentinas, Lionel Messi debutoi në këtë ndeshje dhe shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë. Messi’s first MLS goal! 🎯 pic.twitter.com/wHRZFan3Cj— FourFourTweet (@FourFourTweet) July 22, 2023
Familja Zogu ka hapur dyert e mortit. Arben Zogu, 46 vjeç dhe dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç bashkë me kushëririn e tyre, Melis Zogu, 20 vjeç u mbytën të premten në liqenin e Banjës. Banorët kanë thënë se në liqen ka pasur rreth 10 raste të tilla, prandaj kanë bërë apel edhe ndaj strukturave shtetërore. Gjatë ditës së sotme është planifikuar përcjellja për në banesën e fundit të 4 viktimave. Katër viktimat dyshohet se kanë mbytur njëri-tjetrin pasi nuk dinin not.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, pas një hetimi 5-mujor, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se 3 shtetas ushtronin veprimtarinë kriminale në formën e grupit të strukturuar kriminal në qytetin e Korçës, organizuan dhe finalizuan megaoperacionin policor të koduar “The counterfeiters”. Si rezultat i këtij operacioni, u ekzekutua vendimi i Gjykatës Korçë e…
Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ervis Behari, do të bëhet baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e njoftoi vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Facebook. Teksa falenderoi të gjithë ata që kanë mirëpritur këngën e tij të re “Baba”, këngëtari tha se kënga e tij e fundit nuk ishte thjesht një projekt muzikor por një ëndër e të atij dhe e tija, sepse në fillimet e kësaj këngë mësuan që një ” Behar” i ri do i shtohet familjes.