Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:– K. Q., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy bashkëshorteve të djemve të tij;Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Author: tirana
Shiritat bardh e kuq, që nënkuptojnë ndalimin e punëve të mëtejshme ndërtimore, që nga 20 qershori janë vendosur te tri ndërtesa në Mitrovicën e Veriut, një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Punimet i ndërpreu Komuna e Mitrovicës së Veriut, e cila funksionon brenda sistemit të Kosovës, me arsyetimin se ato nuk kanë leje ndërtimi. Më 21 korrik, Radio Evropa e Lirë ka konfirmuar në terren se punimet nuk janë vazhduar, gjegjësisht se punëtorët me makineri janë tërhequr duke lënë pas vetëm material ndërtimor. Vetëm përpara njërës prej këtyre tri ndërtesave është një tabelë me informacione…
Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Makina ku po udhëtonin dy personat, “Range Rover” ra në humnerë në fshatin Fortuzaj. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë njëri nga dy personat, ndërsa në spital u dërgua Denis Çali 33-vjeç, i cili ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda. Dje në Shqipëri vdiqën 11 persona në det, liqen dhe aksidentet në rrugë.
Tirana tashmë është kthyer në një ’magnet’’ për turistët. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur 6.5 dhe 7 milion pasagjerë. Në episodin e fundit të podacastit ku kryeministri Edi Rama pati të ftuar Alvin Karaqi fituesin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate tha se janë në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon.”Tirana është bërë dhe shumë, shumë ‘’magnet’’ për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha…
Ministri i Brendshëm, gjatë takimit me strukturat drejtuese të Policisë së Durrësit, u ndal tek problematikat e komunikimit me qytetarët. Balla kërkoi që kryesisht punonjësit e Qarkullimit Rrugor të kenë etikë dhe ndëshkimi të mos jetë qëllim në punën e tyre. “Policia Rrugore nuk është gjahtare shkelësish. Nëse një drejtues automjeti nuk ka të vendosur rripin apo përdor telefonin e lëvizshëm gjatë drejtimit, përpara se t’i kërkoni dokumentet, është detyrim të përshëndeteni me qytetarin, pyteni çfarë halli ka që e shtyjnë të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor, duke rrezikuar veten e të tjerët. Pra ajo që për ne ka rëndësi…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të marra se disa shtetas, reklamonin dhe premtonin se do shisnin në platforma online, karta bankare të klonuara, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “X-Card” Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit E. F., 22…
Një shqiptar i arrestuar në Greqi i ka dhënë fund jetës në qelinë ku ishte vendosur për paraburgim. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur ditën e enjte në Evia, Chalkida. Mediet në Greqi shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i varur me çarçaf në qeli. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni planifikuar të udhëtoni nga/drejt Shqipërisë për pushimet verore, Dogana Shqiptare njofton udhetarët se cila është vlera e mallrave që përjashtohen nga taksat doganore, sasitë për kafenë, duhanin dhe alkoolin, deklarimin e parave cash dhe objektet e trashëgimnisë kulturore. Kufiri i pataksueshëm i mallrave Udhëtarët që vijnë nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë përjashtohen nga detyrimet e importit për mallrat që gjenden në bagazhin e tyre personal. Mallrat përjashtohen nëse, për nga lloji dhe sasia e tyre, nuk kanë për qëllim përdorimin tregtar. Përfitojnë përjashtim mallrat e përdorimit vetjak të udhëtarëve ose mallrat për dhurata. Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim…
Parlamenti shqiptar ka miratuar disa ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore, i cili i hap rrugën një një tjetër mundësie për sektorin e IT-së, për t’u bërë më konkurrues. Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh se falë këtij ndryshimi, “çdo punëdhënës mund të paguajë sigurimet shoqërore duke marrë si referencë pagën minimale në vend, pavarësisht nivelit të pagës dhe nëse punëmarrësi dakordësohet me shkrim”. Kjo, theksoi ministrja Bilali, “është një tjetër kërkesë e sektorit më dinamik në vend, e cila pas votimit në Parlament e bën Shqipërinë konkurruese në rajon e më gjerë”. Qeveria shqiptare…
Dashi Marsi do jetë planeti më i favorshëm gjatë kësaj dite për jetën tuaj në çift. Ai do iu nxitë të tregoheni më tolerantë me partnerin/en dhe t’i pranoni edhe gabimet që do bëni. Nëse jeni ende beqarë duhet të mos iu besoni të gjithë personave që do iu vijnë rrotull. Në planin financiar mos bëni sakrifica të mëdha për të përmirësuar buxhetin. Demi Ditë harmonike dhe e mbushur me gëzim kjo për gjithë të dashuruarit. Askush nuk do arrije ta prishë atmosferën e ngrohtë dhe ju do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqarët nuk duhet t’i besojnë askujt…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin. Thuajse i gjithë vendi do të mbizotërohet nga temperatura maksimale 37–41 gradë Celcius gjatë të shtunës dhe të dielës. E diela do të jetë edhe më e nxehtë prandaj ju sugjerojmë të shkoni buzë detit. Në Tiranë, Berat të dielën temperaturat do të shkojnë 40 – 41 gradë Celcius.
Një makinë tip ‘Range Rover’ në të cilën udhëtonin dy persona ka rënë në humnerë mbrëmjen e 21 korrikut në fshatin Fortuzaj të Tiranës. Nga informacioni paraprak I policisë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është dëmtuar dhe ndodhet në spital. Personi që ndodhet në spital është identifikuar si D.Ç, 33 vjeç, ndërkohë që personi që ka humhur jetën nuk është identifikuar ende.