Author: tirana

Modelja Jori Delli ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale që ka shkaktuar shumë reagime. Ajo ka publikuar një video duke qëlluar me armë dhe ka shkruar se kjo është një ditë normale në Shqipëri. Videon e ka shoqëruar me një emoji me flamurin shqiptar. Por videoja ka marrë reagime në rrjetet sociale, pasi komentuesit e kanë kritikuar për shembullin që ajo jep me përdorimin e armëve. View this post on Instagram A post shared by Jori 🧿🧿🧿 (@joridelli)

Read More

Katër persona u futën në fushën e blertë në Sonora, Meksikë, teksa luhej një ndeshje amatore dhe kanë vrarë një trajner futbolli. Madje, sfida po transmetohej drejtpërdrejt në “Facebook”. Por në mes të ndeshjes, një grup prej katër personash ka hyrë në fushën e lojës duke ndërprerë takimin dhe qëlluan me armë zjarri drejt bankinës. I vdekur mbeti Horge Alberto, trajneri 44-vjeçar i një prej skuadrave. Pretendohet se viktima kishte qenë objektivi i këtij atentati të mirëfilltë që mendohet se është porositur nga një nga kartelet e zonës.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshime dhe emërime të reja në radhët e policisë në vend. Kështu, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Arben Dashi është vendosur drejtor i Krimeve në Volum në Departamenti i Sigurisë Publike me strukturën e re. Edvin Ndreu do të jetë shefi i ri i Komisariatit numër 6 në Tiranë. Artan Bajraktari është emëruar Drejtor i Policisë së Kukësit, ndërsa Oli Bistri, do të mbajë detyrën e specialistit në Drejtorinë e Krimeve në Volum. Ndërkohë Lutfi Minxhozi është emëruar Drejtor…

Read More

Ndonëse është nënë e një djali aktorja e njohur Olta Gixhari ‘çmend’ fansat me linjat e saj perfekte trupore. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku pavarësisht asngzimeve në punë ish-banorja nuk i en fansat pas dore duke ndarë me ta momente nga përditshëria e saj. Ditën e sotme Olta ka postuar në Instagram disa foto nga pushimet nga jugu i Shqipërisë me partnerin dhe djalin e saj, Amar.

Read More

Përveç shijes së mirë, çokollata ka dhe një sërë efektesh pozitive në organizmin e njeriut siç është rritja e përqendrimit dhe forcimi i kujtesës. Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga një hulumtim i publikuar së fundmi, u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë, kishin performancë më të mirë se ata që nuk e konsumonin atë. Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” që gjendet me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë, përbërës që zëvendësojnë qelizat e…

Read More

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në “Shën Vasil” të Himarës, ku 40-vjeçari i identifikuar si Renato Bushi, banues në Sarandë, humbi jetën. Mësohet se mes të plagosurve është shtetasi Anglez Eduart Holand 31 vjeç, i cili ka marrë fraktura dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë i dëmtuar ka mbetur dhe 26-vjeçari nga Gramashi që jeton në Itali Kevin Rama së bashku me bashkëshorten e tij Marika Zogari. Sakaq bëhet me dije se shoferi që mbeti viktimë e aksidentit, ishte shofer i një kompanie që ofronte guida turistike.

Read More

Rritja e çmimeve të drithërave pak pas largimit të Rusisë nga marrëveshja që i mundësonte Ukrainës t’i transportonte drithërat përmes Detit të Zi, “potencialisht kërcënon përballjen e miliona njerëzve me uri”, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Rusia është larguar nga marrëveshja për drithërat të hënën, duke thënë se kërkon që t’i përmirësojë kushtet për eksportet e saj të produkteve ushqimore dhe plehrave për bujqësi, dhe është ankuar se drithërat ukrainase nuk janë dërguar te shtetet e varfra. Çmimet e grurit kanë shënuar rritje 8.2 për qind të mërkurën, dhe tani një ton shitet për 253.75 euro, ndërsa çmimet e misrit…

Read More

Pas senbilizimeve, policia ka nisur aplikimin e gjobave për drejtuesit e skuterave elektrikë, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Sipas policisë rrugore ky vendim u ndërmor pas rritjes së përfshirjes së kësaj kategorie në ngjarje rrugore. “Kohët e fundit statisikat tregojnë që ka një rritje të tendencave të përfshirjes në ngjarje rrugore të kësaj kategorie. U mor vendimi që komisariati i Policisë Rrugore Tiranë të fillojë të aplikojë masa ndëshkimore jo vetëm kundrejt të kategorisë së drejteusve të mjetit, por edhe për kategorinë e tjera që janë përdorues e rrugës, monopatet elektrike apo skuterave elektrikë dhe mjetet që qarkullojnë…

Read More

Kanë kaluar më shumë se 100 vjet që kur filloi sistemi i pasaportave në botë. Nga Presidenti i një vendi deri te Kryeministri, të gjithë kërkojnë të kenë një pasaportë diplomatike për të udhëtuar nga një vend në tjetrin. Megjithatë, janë 3 persona në botë që mund të vizitojnë çdo vend pa pasaportë. Këta udhëtarë të privilegjuar janë Perandori Naruhito dhe Perandoresha Masako e Japonisë dhe Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar. Ky rregull unik daton nga monarkët e mëparshëm, duke përfshirë Mbretëreshën Elizabeth II. Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar ka një dokument në emër të tij që siguron udhëtime ndërkombëtare…

Read More

Padyshim që kafja me raki është një zakonet më të preferuara të shqiptarëve. Por sa i shëndetshëm është ky zakon në ditët e nxehta të verës? Në lidhje me këtë mjeku i urgjencës Adrian Fandi këshilloi qytetarët që të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të shmangin konsumimin e pijeve energjike dhe të alkoolit. Mjeku u bëri thirrje qytetarëve që mos ta shoqërojnë kafen me raki në mëngjes, por me ujë. Gjatë intervistës për Euronews Albania mjeku tha se shpesh njerëzit ndihen të dehidratuar për shkak të temperaturave të larta, ndaj ajo që është e këshillueshme është të konsumojnë sa…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Fierit, nga të cilët kërkoi që policimi në komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri. “Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetëm për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, bëri thirrje ministri.

Read More

Antonio Parente, administrator i kompanisë ‘Simek Shoes’ sh.pk, një kompani italiane e cila operon në Vlorë në sektorin e fasonerisë, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë brenda ambienteve të doganës së Vlorës. Në një letër dërguar drejtuesve kryesor të institucioneve në vend, biznesmeni italian bën me dije se i kanë bllokuar mallin në doganën e Vlorës e rrjedhimisht edhe punën në fasoneri, në të cilën ka rreth 200 punonjës. ‘Për gati dy javë janë bllokuar në mënyrë të padrejtë nga organet Tatimore veprimet në doganë, konkretisht nga drejtoresha Rajonale e Tatimeve, (sektori i borxhit) Anilda Aliaj. Bllokimi është…

Read More