Ndërron jetë në moshën 96-vjeçari këngëtari i famshëm amerikan Tony Bennett. Gjatë karrierës së tij, Bennett fitoi 20 çmime Grammy, ndërsa kënga e tij më e famshme është “I Left My Heart in San Francisco”. Bennett ishte rreth të 80-tave kur regjistroi një album me këngëtaren Lady Gaga dhe shkoi në një turne botëror me të në vitin 2015. Ai ka patur bashkëpunime të ndryshme që nga Aretha Franklin deri te ylli i muzikës “country” Willie Nelson dhe U2.
Author: tirana
Gati 1/3 e Tiranës është pa energji elektrike pasditen e sotme. Mësohet se pa energji elektrike janë Selita, Sharra dhe Kombinati
Kim Kardashian debuton për herë të parë në një film horror dhe pamjen e saj s’duhet ta humbni! Teaser-i i parë i sezonit të 12-të të “American Horror Story: Delicate” u publikua dhe në video shfaqet Kim, e transformuar, duke mbajtur një bebe në krahë. Ajo do të luajë përkrah Emma Roberts, Cara Delevingne, Michaela Jaé Rodriguez, Zachary Quinto etj. Aktualisht nuk është caktuar një datë premierë për ‘American Horror Stor Delicate’ , dhe prodhimi i filmit momentalisht është ndalur për shkak të protestave që zhvillohen nga disa aktorë në gjigantin e prodhimit të filmave, Hollywood.
Astrologu Jorgo Pulla tregoi në një intervistë për Euronews Albania parashikimin e horoskopit për të gjitha shenjat gjatë muajit gusht. Dashi: Personat e kësaj shenje do të marrin vendime të rëndësishme gjatë këtij muaji në fushën e karrierës. Në 15-ditëshin e para do të ketë ndryshime në fushën e biznesit, ndaj duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Lidhjet e reja serioze do të jenë me ndikim shumë pozitiv gjithashtu. 15, 17, 19, 21 gusht janë datat që duhen mbajtur shënim nga personat e kësaj shenje. Kujdes kur të bëni udhëtime! Demi: Personat në këtë shenjë do të kenë mundësi të…
Një shqiptar i ka dhënë fund jetës në qendrën e paraburgimit të komisariatit në Kalkidë, Greqi. Autoritetet fqinje raportojnë se ai u gjet nga efektivët e policisë i varur me çarçaf brenda në qeli. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës me origjinë nga Shqipëria.
Një aksident i rëndë është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë. Sipas burimeve, bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike nga Saranda ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj. Viktimë është një i ri me inicialet R.B., nga Saranda. Ndërkohë një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Davide Pecorelli u diplomua si IT në Universitetin e Città Di Castello, Perugia, me rezultatin 79/110. Sipërmarrësi 48-vjeçar, i cili në vitin 2021 falsifikoi vdekjen e tij për 9 muaj të gjatë duke u strehuar në Shqipëri, më pas u gjet në anijen e mbytur në ishullin Montecristo në kërkim të një thesari, mbajti dhe një fjalim. Pecorelli iu kthye historisë së tij personale, duke rrëfyer se kush ishte para se të nisej për në Shqipëri dhe të zhdukej: Isha një biznesmen i vetmuar, i zhytur në borxhe, me dy falimentime dhe nuk mund të paguaja as benzinën e makinës…
Këshilli i Amsterdamit e ka ndaluar qarkullimin e anijeve lundruese në qendër të qytetit, teksa tenton të kufizojë numrin e vizitorëve dhe ta luftojë ndotjen e ajrit. Politikanët kanë thënë se qarkullimi i anijeve nuk është në linjë me planet e qytetit për turizëm. Kjo nënkupton se terminali qendror për anije, në stacionin kryesor të Amsterdamit, do të mbyllet. Kjo është masa e fundit që merr kryeqyteti holandez për të parandaluar turizmin masiv në qytet. Anijet lundruese janë simbol i këtij problem, pasi më shumë se 100 anije të tilla të mëdha ankorohen në qytet çdo vit. Në mesin e…
Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim -verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Me lëvizjen për të zhvendosur Taulant Ballën në kabinetin e tij qeveritar si ministër i Brendshëm, Edi Rama ka shtuar “oreksin politik” të deputetëve të tjerë për të marrë marrë drejtimin e grupit socialist. Ky vend vakant brenda radhëve të mazhorancës ka futur deputetet e PS-së në garë me njëri-tjetrin se kush do të jetë ai apo ajo që do të meritojë besimin e kryetarit të partisë. Deri sa Rama të vendosë në fillim të vjeshtës, pretendentët do të duhet të kalojnë këto ditë të nxehta vere me dyshimin se mos dikush tjetër do të jetë i përzgjedhuri për të…
Një zonë e pyllëzuar në Peshtan të Fierit është përfshirë nga flakët këtë të premte. Temperaturat e larta dhe era kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit, e për rrjedhojë shuarja e flakëve po bëhet shumë e vështirë. Pranë vendit të ngjarjes ndodhen 25 efektivë zjarrfikës të repartit të Fierit, të cilët kanë lokalizuar flakët.
Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua vendimi për sjelljen e të burgosurve në Shqipëri. Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë. Gazetari Muhamet Veliu tha se: “nëse një shtetas shqiptar dënohet për një krim të rëndë, psh për vrasje, ministria e Brendshme i drejtohet Gjykatës dhe i hiqet nënshtetësia britanike. Pra, për krimet që britanike i cilësojnë si cënim të sigurisë kombëtare. Nëse nuk ia heqin nënshtetësinë britanike, mbaron dënimin dhe…