Author: tirana

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se janë mbytur babai me dy djemtë: A.Z rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe kushëriri i tyre 20-vjeçari me inicialet M.Z. Sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Gjyqtari i Tiranës, Ervin Pollozhani u përball të enjten më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për burimet financiare të familjes së bashkëshortes që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti nga ana e saj. I pyetur nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Pollozhani dha gjithashtu shpjegime për tetë makina që i kishte shitur thuajse me të njëjtin çmim ose më shtrenjtë nga sa i kishte blerë si dhe për kontaktet me kunatin e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Pollozhani po kryhet nga trupa…

Read More

Dyshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” duket se po përjeton një krizë të thellë në raportin e tyre politik. Kjo pikëpyetje del në skenë edhe nga “heshtja” e tyre, sidomos pas zgjedhjeve lokale të 14 majit teksa morën një rezultat zhgënjyes. Analisti politik Skënder Minxhozi tha në ABC News se Ilir Meta ka kohë që nuk artikulon asnjë ide në publik dhe nuk mbështet tezat politike, të cilat përpiqet t’i shtrojë Berisha përmes daljeve publike. “Çifti Meta nuk është më aktiv me sa duket. Ilir Meta ka disa javë që nuk hedh asnjë tezë politike në treg, që nuk mbron asnjë…

Read More

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Rrogozhina se vota në zgjedhjet e kësaj të diele është për të bërë më shumë punë të mira. Ai nënvizoi se Meta dhe Berisha e shohin pushtetin si plaçkë për interesat e tyre dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve. “E keni parë më Ilir Metën pas 14 Majit, pasi mbaruan zgjedhjet? Nuk e di ku është, por e sigurt që nuk është me popullin. Ai që tha do jem me popullin, ja ku është Kavaja. E keni parë Saliun t’i shërbejë popullit? E keni parë Ilir Metën të…

Read More

Një turist rus në Mal të Zi e pësoi keq nga stafi i një restoranti pasi besohet se kishte fyer kamarierët dhe u soll me agresivitet ndaj tyre. Kështu, së paku tre persona nga stafi i restorantit e përzunë nga aty dhe e rrahën me karrige.Videoja është shpërndarë me të madhe në Twitter, megjithatë detajet se si filloi gjithçka ende mbeten të paqarta. Përleshja, besohet se ka ndodhur në një fshat pranë Budvës. Në bazë të asaj që shihet në video, dy apo tri persona e sulmuan turistin rus duke e goditur me karrige. In #Montenegro, a tourist from #Russia…

Read More

Një turist rus e ka pësuar keq në Mal të Zi, pasi ofendoi kamerierët e një restoranti dhe u soll me agresivitet ndaj tyre. Tre persona nga stafi i restorantit ushtruan dhunë ndaj tij, duke e përzënë më pas nga ambientet e  restorantit. Videoja është shpërndarë menjëherë në “Twitter”, ndonëse rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Read More

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person, i cili akuzohet se ka vjedhur sendet personale të një qytetareje. Sipas bluve të qytetit bregdetar, i arrestuari është me precendentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe narkotikë. Ndërkohë, një ditë më parë, Policia e Sarandës, falë bashkëpunimit me qytetarët, parandaloi një rast vjedhjeve të sendeve personale të pushuesve, në një hotel. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, në veçanti për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve, kanë vënë në pranga një…

Read More

Duke mbërritur deri në çerekfinalet e Champions League dhe duke fituar titullin kampion në Itali, që në qytetin pasionant të Napolit mungonte prej 33 vitesh. Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili mban shiritin e kapitenit te përfaqësuesja e Kosovës, u është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve. “A kam luajtur gjithmonë si mbrojtës? Po, që kur kam nisur të luaj futboll jam aktivizuar si mbrojtës. Por, në fillimet e mia kam bërë edhe rolin e mesfushorit ‘shkatërrues’. Numri 13? Në fillim luaja me numrin 18. Kur mbusha 21 vjeç ndërrova skuadër dhe zgjodha numrin 13. E dini pse? Sepse të gjithë thonin që…

Read More

Ish-banorët e “Big Brother Vip 2” që kanë humbur dhe fituar ndjekës në rrjetin social “Instagram” këtë javë: 10. Luiz Ejlli është sërish në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 1 mijë ndjekës. 9. Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 1 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar duke shkuar kështu në 581 mijë ndjekës. Efi vazhdon të humbasë ndjekës. 8. Krist Aliaj rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. 7. Elvis Pupa qëndron sërish në vend të shtatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”.…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se pas Petrit Vasilit, për të dhënë shpjegime përballë Prokurorit të Posaçëm do të jenë edhe dy ekonomistët e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim. E ftuar në “Top Talk”, Hoxha tha se ekonomistët do të thirren për të sqaruar lëvizjet financiare mbi kontratën e lobimit të vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump. “Vasili qëndroi përballë Prokurorit të Posaçëm të SPAK për më tepër se një orë e 30 minuta, në cilësinë e zv.kryetarit të partisë që dikur njihej me emrin LSI. Ai…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Ah e gjatë qe ajo natë zorzope! Po kaq të tilla merzitë dhe shpresat. Disa ngjarje shenjuan ritmin e jetes time asaj buzëmbremjeje terkuzë si balci i dreqit të mallkuem. Ikja e Jorides pertej deteve qe e para, një perzierje e dhimbjes me habinë, një shije që ta le vetem humbja e portofolit në autobuz. E dinim qe vajza do ngjitej lart. Ankimi krenar i Ismet Beqirit po kaq i beftë e shokues në intensitetin e tij dolli. Kronika bën me hile tha, nuk është e drejte me mua. Në të del i cunguar devocioni dhe dashuria…

Read More

Kreu i “Nismës Thurje”, Endri Shabani pohon se opozita duhet të jetë e para që duhet të mbështesë aksionet e SPAK, por përkundrazi po e sulmon. I ftuar në emisionin “Studio Live”, ai shtoi se sulmet ndaj Strukturës së Posaçme vijnë pasi e dinë që nesër do të jetë radha e ish-ministrave të qeverisë së kaluar, duke përmenduar Sali Berishën dhe Ilir Metën. “Po i vjen fundi kohës së pandëshkueshmerisë. Për 30 vite këta fusin në burg qytetarët të zakonshëm, por jo njëri-tjetrin. Ka pasur një marrëveshje që lufta politike midis aktorëve kryesor nuk do të shkojë kurrë tek prekja…

Read More