Një vajzë 22 vjeçe është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohet për grabitje. E reja me iniciale K. M., banuese në Tiranë, dyshohet se i ka vjedhur një gruaje portofolin me sendet personale dhe një shumë parash në rrugën “Muhamed Deliu”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Author: tirana
Aktorja dhe moderatorja, Delinda Disha pritet të sjellë në jetë djalin e saj të dytë. E dhe pse e angazhuar me projektin televiziv dhe me përgatitjet për bebushin, ajo gjen kohë për të qenë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Delindën e kanë pyetur nëse dëshiron të bëjë fëmijë të tjerë. ”Në fakt do doja të kisha 7 djelmosha”, shkruan Delina.
Një ndër provat kryesore që sipas prokurorisë e lidh Orgest Bilbilin me vrasjen e Besnik Hidës në 1 Tetor 2019 në Lushnjë, është një bllok shënimesh. Ai është gjetur dhe më pas sekuestruar nga policia në banesën që Bilbili kishte marrë me qira në Tiranë. Siç thuhet në dosjen hetimore, shtëpia ndodhet në zonën e “Xhamllikut”, aty ku policia arrestoi krejt rastësisht njeriun e përfshirë në disa ngjarje kriminale në Lushnjë, Pogradec, Tiranë, dhe jo vetëm. Blloku është gjetur në 10 Prill 2020, fiks 7 muaj pas vrasjes së Hidës. Pikërisht në të kishte disa shënime me bojë stilolapsi, ku…
Mund t’i numërojmë me gishtat e dorës rastet kur Noizy ka folur për të voglën e tij, Leandrën. Reperi ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave, teksa ajo jeton me të ëmën jashtë Shqipërisë. Pak a shumë, të gjithë e dimë historinë nga kënga e famshme “Noku vogël”. Për të bijën dhe mamanë e saj, Noizy shprehej: “Beautiful ladies, si ju nuk ka gjithë bota. Sido që t’kenë shku punët, unë për ju do bëhem copa…” Leandra ka qënduar larg vëmendjes mediatike, megjithatë në Tik Tok ishte hapur së fundmi një llogari, ku përdoruesi pretendonte se ishte pikërisht vajza…
Një grua në Bergamo të Italisë, e cila ishte e “zhytur” në borxhe, ka gjetur një mënyrë për të shlyer detyrimet. Gruaja, e cila me paratë do të duhet të paguante kokainën që kishte blerë përgjatë 1 viti, publikoi në internet një video intime të sajën. Sipas mediave italiane, ajo i detyrohej plot 73 mijë Euro një shpërndarësi kokaine të zonës. Dhe për t’ja kthyer këto para, mendoi të publikonte në internet videon pornografike. Me lekët që do të përfitonte, do të paguante personin nga i cili kishte blerë lëndën narkotike për 1 vit rresht. Shitësi i drogës është arrestuar…
Bashkëjetesa është e lidhur ngushtë me lumturinë për të dy gjinitë. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se një martesë e lumtur mund të zgjasë jetën, duke mbrojtur shëndetin e zemrës. Ndoshta sepse një marrëdhënie e mirë eliminon izolimin social dhe stresin e vetmisë që konsiderohet si faktor rreziku për zemrën, por edhe sepse ata që jetojnë me partnerin – veçanërisht meshkujt – ushqehen më shëndetshëm dhe bëjnë kontrolle më të shpeshta. Një sërë studimesh tregojnë se meshkujt priren të jenë më të lumtur në një marrëdhënie të shëndetshme, kështu që duket se kanë shumë më tepër për të humbur sesa një…
Edhe për këtë sesion parlamentar komisioni për reformën zgjedhore nuk prodhoi asnjë vendimmarrje. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të vendosin në shtator për fatin e një prej reformave më të rëndësishme, atë zgjedhore. Në mbyllje të punimeve të kuvendit dhe me nisjen e pushimeve për deputetët, PS dhe PD u morën vesh që deri në 23 shtator, kur i përfundon afati komisionit të posaçëm për “zgjedhoren” të mos ketë një vendimmarrje për shtyrjen e tij me gjashtë muaj të tjerë. “Afati i komisionit përfundon në 23 shtator, deri atëherë ne marrim kohën sesi për të çuar përpara reformën zgjedhore”, deklaroi…
Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale E.P, 28 vjeç në ambientet e aeroportit të Rinasit. Ky shtetas banues në Mat, ka goditur punonjësin e policisë për shkak të detyrës. “Nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në Mat, pasi në ambientet e aeroportit, ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës”, njofton policia.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për mediat ka dalë kundër vendimit të djeshëm të Kuvendit, ku me votat e maxhorancës u miratua legalizimi i kanabisit mjekësor. Meta tha se ky akt i turpshëm u bë pas mesnate në errësirë. “Dua të denoncoj aktet e turpshme të maxhorancës dje në Kuvend, ku ajo mbylli sesionin për veten e saj dhe gjithçka që i takon kapjes së shtetit. Dje pas mesnate në errësirë, Kuvendi miratoi ligjin për legalizimin e kanabisit, një ligj i kritikuar nga të gjithë dhe i paralajmëruar se do të dëmtojë të ardhmen e…
Italia do të bëhet vendi i parë që do të ndalojë tregtimin, importin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike, pasi Senati dha driten jeshile për miratimin e projektligjit, sipas “Adnkronos”. Më 19 korrik 2023, Senati miratoi me 93 vota pro, projektligjin e iniciativës së qeverisë për ndalimin e ushqimit sintetik. Italia do të bëhet kështu vendi i parë që ndalon plotësisht tregtimin, importimin dhe prodhimin e ushqimeve sintetike. Ministri i Bujqësisë dhe Sovranitetit Ushqimor, Francesco Lollobrigida, nënvizoi rëndësinë e kësaj mase. “Ne jemi vendi i parë që kemi marrë këtë vendim, duke mbrojtur sovranitetin tonë ushqimor dhe duke garantuar sigurinë e konsumatorit”,…
Në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale opinione të mjekëve që shërbejnë në këto njësi, por edhe të qytetarëve e turistëve të huaj që marrin ndihmë mjekësore në këto ditë me temperatura të larta. “Mirënjohja e qytetarëve për stafet mjekësore të 9 Njësive të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Shkodër, për shërbimin shembullor në këto ditë të të nxehtit ekstrem”,…
Sara Hoxha dhe balerini Luixhino ishin çifti fitues në sezoni ne parë të “Dancing With The Stars”,. Në një intevistë me Lei Kraja në “Pushime on Top”, balerini ka treguar se përveç shpërblimit monetar që fitoi nga kontrata për show-n, ai është paguar dhe nga vetë Sara, për mësimet dhe partneritetin e tyre. Ai shtoi se janë miq shumë të mirë dhe ende vazhdojnë të takohen. “Kemi pasur shpërblim monetar, edhe nga kontrata, por edhe… se është hera e parë që e them.. edhe nga Sara. Ka dhënë dhe ajo vetë, gjë që nuk e bëjnë artistë e tjerë. E…