Author: tirana

Sali Berisha thotë se Edi Rama është kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur në aferën e djegësave, dhe shtoi se nuk mund të shpëtojë duke bërë kurban ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin. Berisha thotë se dhe Niko Peleshi ka përgjegjësinë e tij për procedurën e inceneratorëve. Nga konferenca me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të shpëtojë dhe se dosja e inceneratorit nuk do të mbyllet kurrë pa çuar para drejtësisë përgjegjësit e asaj që e quan “vjedhja e shekullit”. “Unë kam një vendim të datës 2 nëntor të vitit…

Read More

Shefi i policisë së Bulqizës është rrahur brutalisht, dhe Policia ka shpallur në kërkim autorët. Ngjarja për të cilën tre shtetasit akuzohen ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë. Mësohet se treshja në fjalë kanë goditur me grushte 35-vjeçarin që ishte duke ushtruar detyrën si kryepolic i bashkisë. Nga ana e policisë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 autorëve, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. “Goditën me grushte, për shkak të detyrës, shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas…

Read More

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj është shpallur zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare, pasi Gjykata e Posaçme firmosi urdhër-arrestin e SPAK. Policia e Shtetit ka nisur kontrollet për gjetjen e tij. Mbi të rëndon masa e sigurisë “arrest me burg në mungesë”, ndërsa mbetet ende e paqartë në këtë fazë nëse ish-numri dy i qeverisë do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Paçka pretendimeve të avokatit të Ahmetajt, se klienti i tij ndodhet në Angli, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata. Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë imazhet provokuese. Së fundmi, interpretuesja e hitit “Boom Boom” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft atraktive. E veshur me një kostum ‘body’ me ngjyrë të kaltër dhe material lëkure, Blerona vuri mjaft mirë në dukje linjat trupore. 44-vjeçarja vazhdon të jetë në top formë – e krejt kjo duket…

Read More

Goditet një tjetër rast i tentativës për të futur në Shqipëri shuma parash të padeklaruara në doganë. Tentoi të fuste në vendin tonë, 39 310 franga zvicerane dhe 625 euro që i kishte fshehur në automjetin e tij, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë intensifikuar kontrollet, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të finalizuara për parandalimin e futjes së sasive të konsideruehsme të parave të padeklaruara, që dyshohet se janë të përfituara nga veprimtraria kriminale. Bazuar në analizën…

Read More

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. Policia shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar : Fadil Tërnova, Denis Tërnova, dhe Elidon Karaj, të tre banues në Bulqizë. Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, materialet procedurale…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, deputeti Petrit Vasili u paraqit këtë të premte në SPAK, për çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA. Vasili është prononcuar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku tha se u pyet si person që ka dijeni për disa çështje por nuk ka folur konkretisht se për çfarë. “U thirra si person në dijeni. Kisha ca pyetje u përgjigja. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un”,-thotë Vasili. Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën me dije se ligji i ri për taksën e pasurive parashikohet të miratohet brenda vitit. Në konferencën “Financat Vendore” ku po merr pjesë, ministrja theksoi se me miratimin e këtij ligji do të rriten ndjeshëm edhe të ardhurat e bashkive. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën me dije se ligji i ri për taksën e pasurive parashikohet të miratohet brenda vitit. Në konferencën “Financat Vendore” ku po merr pjesë, ministrja theksoi se me miratimin e këtij ligji do të rriten ndjeshëm edhe të ardhurat e bashkive. “Ka filluar një proces…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në mesnatë me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime projektligjin për kanabisin mjekësor. Tre deputetët që abstenuan ishin socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe. Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës në Kuvend tha se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore vret dhe se është një biznes që vret. Ai tha edhe se nuk dëshiron që vendi ynë të njihet si vend i prodhimit të kanabisit, që kanabisi të mos perceptohet si faktori i zhvillimit tonë ekonomik e social dhe as si vend atraktiv për të shijuar kanabisin. “Kryesorja vret…

Read More

Hakmarrja e Vladimir Putin ndaj Yevgeny Prigozhin s’ka përfunduar. Në këtë përfundim ka arritur CIA amerikane, me drejtorin e saj që në Forumin e Sigurisë në Aspen tha se Presidenti rus po përpiqet të blejë kohë ndërkohë që po punon për goditjen finale ndaj shefit të Wagner, i cili i doli duarsh me rebelimin e armatosur në qershor. Sipas William Burns, kryengritja e ish-kuzhinierit të Putin ekspozoi dobësi të rëndësishme në sistemin e pushtetit që kreu i Kremlinit ka ndërtuar dhe për këtë arsye lideri rus do të kërkojë ende hakmarrje ndaj Prigozhin. “Çfarë po shohim është një kërcim shumë…

Read More

Shumë bashki nuk kanë shlyer ende detyrimet e prapambetura, ku stoku i tyre është 5.4 mld lekë. Sipas ministres së Financave, Delina Ibrahimaj janë katër bashki që vijojnë që të kenë probleme financiare, ndërkohë që një tjetër ka kaluar në vështirësi financiare. Në konferencën me temë “Financat vendore 2022″, ministrja zbuloi emrat e bashkive që mbeten me probleme. Ata janë bashkia Peqin, Tropoja, Pogradeci dhe Delvina. Bashkia Dimal ka kaluar në vështirësi financiare. Nga 10 bashkitë që u konstatuan me probleme financare në 2021, 5 kanë dalë nga rreziku. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u bën thirrje kryetarëve me borxhe…

Read More