Disa pushues nga Kosova janë helmuar në një hotel në Shëngjin. Sipas mediave të Kosovës, shkak është bërë dezfiektimi me një material kimik. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se 9 persona janë të shtruar të spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç ishte raportuar më herët. Por në media thuhet edhe se janë 20 pushues që kanë marrë ndihmë në spital. Ai sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë banuar ata turistë kosovarë, derisa shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës. “Për të vërtetuar në…
Author: tirana
Këtë të dielë, më 23 korrik qytetarët e Rrogozhinës do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Në garë janë po të njëjtët, kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha. Koalicioni “Bashkë fitojmë” kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ku u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla, me argumentin se kutia e fundit që i dha fitoren atij ishin votat e të burgosurve. KQZ-ja pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e Memollës me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha u…
Makina me të cilën dyshohet se udhëtonin autorët e vrasjes së Nikolin Lekstakaj (Marku) u gjet e djegur në një parcele në fshatin Gjadër, Lezhë. Pas vrasjes së 42-vjeçarit, autorët kanë dalë nga autostrada Lezhë-Shkodër në drejtim të fshatit Gjadër dhe më pas kanë devijuar përmes një rrugë kalldrëmi për rreth 1 km dhe në një parcelë i kanë vënë flakën. Ata mendohet se janë larguar në këmbë për të dalë në superstradë, ndërsa automjeti u gjet pas sinjalizimeve të banorëve. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, në fshatin Balldre. Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi…
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një foto nga plazhi i Velipojës, i cili ofron mundësi argëtimi për çdo grupmoshë. “Deti i Velipojës renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave dhe me mundësinë që i ofrohet çdo grupmoshe për të kaluar pushimet pranë rërës së imët e tejet kurative”, u shpreh kryeministri. Velipoja është plazhi më verior i Shqipërisë me bukurinë dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë, ndërkohë që ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave. Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen…
Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n. Në një postim në Facebook mëngjesin e kësaj të premteje, Kurti bën të ditur gjithashtu se Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke zhvilluar një në vizitë në SHBA, me rastin e 30-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror. “I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare.…
Një sherr për motive të dobëta ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta në Gramsh. “Gjatë orës 22.30, në Gramsh, në lagjen tek pazari, shtetasit V.K 40-vjeç dhe E.O 35-vjeç, janë konfliktuar me shtetasit T.H 30-vjeç, V.M 52-vjeç, dhe M.M 20-vjeç, për shkak të vendparkimit të automjeteve. Gjatë konfliktit me grushte e sende të forta janë dëmtuar lehtë fizikisht V.K dhe E.O. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë të dy palët e përfshira në konflikt për veprime të mëtejshme”.
Sasia më të madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në shtetin fqinj. Policia e Italisë ka sekuestruar plot 5,2 ton. Operacioni është kryer nga Guardia di Finanza me mbështetjen edhe të helikopterit. Mësohet se në këtë operacion janë vënë në pranga 20 persona, mes të cilëve edhe një shtetas shqiptar. Operacioni ka nisur mbrëmjen e së martës pas dyshimeve të ngritura për një anije mallrash, e cila mbante flamurin e Republikës së Palau, nga ishujt e Paqësorit, që ishte pozicionuar pranë ujërave territoriale italiane. Më pas, një anije peshkimi u nis drejt saj dhe ndodhi shkëmbimi. Guardia di Finanza ndërhyri…
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, ka bërë të mundur punësimin në institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës të rreth 300 punonjësve, nga grupet vulnerabel. Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. “Ne kemi një shtesë në kontributin e Bashkisë së Tiranës në projektin e bashkëfinancuar nga GIZ, për të ndihmuar shtresat në nevojë. Kemi hartuar një projekt, ku ne punësojmë 300 qytetarë nga komuniteti rom dhe egjiptian, kryesisht që vijnë nga situatë rruge. Unë besoj se mënyra më njerëzore për të menaxhuar njerëzit në situatë rruge…
Edhe këtë të premte Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore. Temperaturat e ajrit vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.
Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 23 kundër dhe 2 abstenime pr. Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kryetarit ti lejohet një mandat i dytë si dhe kufizimi i moshës 75-vjeç. Deputetja e PD-së, Flutura Açka nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa ka treguar se çfarë ka deklaruar Skënder Gjinushi. “Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të ketë gojë humusi i kësaj toke të mbarë politike të flasë! Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament,…
Kuvendi i Shqipërisë miratoi në mesnatë me 69 vota pro, 23 kundër e 3 abstenime projektligjin për kanabisin mjekësor. Tre deputetët që abstenuan ishin socialistët Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe. Opozita shprehu dyshime pse projektligji u miratua me procedurë të përshpejtiuar në komisionet parlamentare nga socialistët, dhe nga ana tjetër nuk ka ndonjë studim mbi përfitimet që ka ekonomia e Shqipërisë në raport me rreziqet dhe pasojat sociale, shëndetësore dhe kriminale që sjell përdorimi i marihuanës. Shumica socialiste e miratoi projektligjin me votat e saj, për të ligjëruar kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale,…
Seanca e fundit e këtij sesioni që nisi të enjten në orën 10:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, pas diskutimeve të gjata në fund miratoi projektligjin që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite pas mbarimit të ciklit 6 vjeçar, që të marrin diplomën. Kuvendi e miratoi këtë projektligj që ka kundër një pjesë të studentëve me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim. Kjo nismë e qeverisë për frenimin e ikjes së studentëve nga vendi i tyre, solli pakënaqësi tek mjekët e rinj, të cilët akuzuan qeverinë…