Është më se e zakonshme të zgjedhësh ibuprofenin për të trajtuar sëmundje të zakonshme. Kjo për shkak se është medikament që mund të blihet pa recetë dhe nuk është shumë agresiv për trupin. Por, kjo nuk do të thotë se është pa rrezik. Ashtu si të gjitha medikamentet, kutia përmban një listë të detajuar të efekteve anësore që mund të shkaktohen nga konsumimi i ibuprofenit. Për më tepër, ka rrethana të caktuara që mund të shtojnë pasojat negative të tij, siç është përzierja me produkte të tjera. Përveç kësaj, këshillohet gjithmonë të konsultoheni me një mjek për t’u siguruar që…
Author: tirana
“ZA Fest”, një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata, vjen sot në edicionin e tij të shtatë, që do të mbahet në qytetin artdashës të Shkodrës. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik, ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj. “Disa prej artistëve më në zë të momentit do t’i gjeni në Za Fest VII” nga sot deri të dielën, me performancat e tyre në Kalanë e Rozafës dhe në Kullën e Inglizit në Shkodër”, shkruan Rama. “ZA Fest” synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së…
Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Kosovë, pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 21:45, moment kur shërbimet e urgjencës kanë marrë njoftimin për plagosjen e një të riu me thikë. Sipas zëdhënësit të policisë 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Në lidhje me rastin është arrestuar dhe autori i dyshuar i cili është një bashkëmoshatar i viktimës. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të zënkës mes dy të rinjve. “I…
Me 5 vite burg është dënuar Bledar Zeneli nga Gjykata e Posaçme, i akuzuar për terrorizëm. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 3 vite e muaj burg. I riu me profesion murator u arrestua në gusht të 2022 me urdhër të SPAK-ut, pas dyshimeve se me anë të rrjeteve sociale bënte propaganda për Shtetin Islamik dhe thirrje për sulme terroriste. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet…
Këngëtari latin me famë botërore Ricky Martin, mbrëmë elektrizoi Tiranën gjatë performancës në sheshin “Skënderbej”. Nën ritmet e këngëve latine, publiku këndoi duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme. Atmosfera u elektrizua akoma më shumë kur Ricky Martin hodhi në krah flamurin kuqezi. “Ju dua Tirana, ju dua”, tha ai në shqip. Nga sheshi “Skënderbej” ai premtoi se kjo nuk do të jetë hera e fundit që vjen në Shqipëri. Më herët Ricky Martin u prit nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili në shenjë mirëseardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”. View this post on Instagram A post shared by…
Shakira është sërish nën lupën e autoriteteve të cilat kanë vendosur të nisin një hetim për një rast të dytë për evazion fiskal. Këngëtarja e “Hips Don’t Lie”, e cila ka shitur miliona disqe në mbarë botën, tashmë përballet me procedime ligjore në Spanjë dhe pritet të dalë në gjyq në fund të vitit 2023 për një rast që lidhet me mbi 14.5 milionë Euro taksa të prapambetura që i detyrohet shtetit spanjoll nga viti 2012 deri 2014. Prokuroria kërkon një dënim deri në 8 vjet burg për 46-vjeçaren. Por tashmë, një gjykatës spanjoll ka rënë dakord me prokurorët e…
Edvin Kulluri Seanca e fundit e sesionit parlamentar u ndez si vala afrikane e të nxetit të padurueshëm, por që sic do vit, kalon një javë mbi Shqipëri dhe në fund s’ndodh asgjë. Shumë fjalë dhe pak debat. Akuza e kundër-akuza mes shenjtorësh fallco, hipokritë dhe përsëritës deri në përbuzje për njerëzit normal. E njëtja muzikë prej 10 vitesh, ku marrin fjalën me pathos prej heroi, mëkatarë të njohur e të provuar në pafundësi. Opozita sulmon pa fund e po aq herë humb zgjedhjet, ndërsa mazhoranca mbrohet duke sulmuar, duke fituar po aq herë zgedhjet. Shkurt një disk më një…
Nënkryetari dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili këtë të premte është paraqitur në SPAK. Ai është thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së në SHBA. Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016 dhe vetëm me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë USD për të siguruar takime në SHBA. Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim. Kontratat e lobimit nxjerrin zbuluar katër të lartpërmendurit në fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Në Fier po vazhdon pa ndërprerje puna për rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse në gjithë territorin e bashkisë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, ndau sot pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në territor. “Puna vijon çdo ditë për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese në gjithë territorin e bashkisë Fier, duke i ardhur në ndihmë fermerëve të zonës në këto ditë të nxehta për vaditjen e tokave të tyre bujqësore”, shkruan Balla. Prej dekadash këto kanale, jo vetëm nuk kanë funksionuar, por për më tepër ishin kthyer…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Viktor Shoraj, duke i kaluar në favor të shtetit. Konkretisht, janë konfirmuar një apartament Nr. 7/3 (2+1), me sip. 109,03 m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana; një tjetër apartament me Nr. 6/1 (2+1, me sipërfaqe ndërtimi 110,36m2, i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana; një dyqan me sipërfaqe ndërtimi 122m2 dhe 2(dy) poste parkimesh i cili ndodhet në Tiranë, në pronësi të shtetases M. Mana; një apartament me sipërfaqe 52,27 m2, në Orikum Vlorë, në pronësi të…
Një 88-vjeçar në Greqi vrau ish-gruan e tij me pushkë gjahu, dhe pas krimit makabër ai tha thënë se me të nuk ka kaluar mirë, ndaj dhe e vrau. Mediat greke shkruajnë se i moshuari nuk ka dhënë shpjegime të qarta për motivin e vrasjes, por ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes ka pasur probleme që e kanë çuar përfundimisht drejt krimit. Krimi ka ndodhur mesditën e së enjtes në zonën e Kalkidës, kur 88-vjeçari ka marrë pushkën e gjuetisë dhe ka qëlluar 84-vjeçaren për vdekje. Sipas të dhënave të deritanishme, i moshuari nuk përballet me probleme psikologjike dhe…
Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisteje gjermane që ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit të zonës me një turist tjetër, në vendin e quajtur “Kodër Kunje”. Policia Shkodrës njofton se menjëherë pas telefonatës në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga një banor i zonës, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turiste gjermane që kishte rrëshkitur në terren malor në vendin e quajtur “Kodër Kunje”, njësia administrative Shosh, bashkia Shkodër, dhe nuk lëvizte dot pasi kishte thyer këmbën dhe krahun, shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë…