Kreu i AdZM Korçë, Gjergji Koki solli sot pamje nga liqenet akullnajore në malin e Valamarës. Koki publikoi në rrjetet sociale fotografi të cilat shprehin më së miri natyrën e mrekullueshme malore të trevës Pogradec, Gramsh, Korçë. Dhjetëra liqene akullnajore gjenden në malin e Valamarës që bashkon Pogradecin, Gramshin dhe Korçën në lartesinë mbi dy mijë metra nga niveli i detit. Pogradeci nuk ka vetëm liqenin, por edhe destinacione turistike malore të cilat kohët e fundit janë rizgjuar nga të apasionuarit e alpinizmit dhe jetesës në harmoni me natyrën. Edhe Valamara është në listën e destinacioneve të preferuara të turistëve dhe…
Author: tirana
Kompanitë amerikane në krye të inteligjencës artificiale (IA) janë të përkushtuara për ta bërë këtë teknologji më të sigurt dhe më transparente, veçanërisht duke punuar në sistemet për shënimin e përmbajtjes së krijuar me IA dhe për të zvogëluar kështu rrezikun e mashtrimit dhe dezinformimit. Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se shtatë kompani – Amazon, Anthropic, Google, Inflection, Meta, Microsoft dhe OpenAI – kanë rënë dakord të respektojnë disa parime në zhvillimin e AI. Në veçanti, ato premtuan se do të testonin programet e tyre kompjuterike brenda dhe jashtë para fillimit të tyre, për të investuar në sigurinë kibernetike dhe…
Në konferencën për median në selinë blu, ndër të tjera Sali Berisha tha se do të bëjë gjithçka që populli të ngrihet në protesta të fuqishme në lidhje me atë që e quan afera e inceneratorëve. “Duhet të theksoj se është në nderin e kësaj opozite që protestoi kundër Ballkanit të Hapur, një projekti ruso-serb, antishqiptar në radhë të parë. Një projekti që mbolli përçarje në rajon, përçarje të madhe. Atë, siç e dini ju, e kundërshtuam jo vetëm me deklarata, por edhe me protesta. Fakti që javën e kaluar ishte funerali i tij, edhe opozita ka një pjesë të…
Sali Berisha u shpreh sot se Basha është në një mision si peng i vërtetë, si një njeri që Edi Rama kur të dojë i pret fletën e arrestit me afat burgimi minimumi 6-vjeçar. Nuk vonoi shumë dhe Basha ka reaguar. përmes një postimi në Twitter, ish-kreu i PD-së thotë se është Berisha ai që kërkon me çdo kush që të mbajë peng PD-në. Po ashtu Basha i bëri thirrje Berishës që të votojnë Vetting-un për politikanët e të shihet se kush është i korruptuar dhe i lidhur me krimin. Sipas Bashës, ai që po mban peng PD-në “për interesat…
Ministrja e qeverisë franceze Marlene Schiappa, e cila u kritikua nga kolegët dhe qytetarët francezë pasi u shfaq në krye të kopertinës së revistës Playboy, është shkarkuar nga detyra. Ministrja për Ekonominë Sociale e Solidaritetin është shkarkuar nga qeveria franceze pas më shumë se gjashtë vjetësh në detyrë, mes polemikave mbi akuzat e bëra për shpërdorim të fondit publik të krijuar për të luftuar ‘ekstremizmin’. Marlene Schiappa, e cila bëri bujë në prill pasi pozoi për kopertinën e edicionit francez të revistës Playboy, mësoi për shkarkimin e saj gjatë një telefonate me presidentin Emmanuel Macron të enjten pasdite. “Ne folëm…
Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurt. Në operacion edhe Njësia Policore Detare dhe Delta Forcë. -Operacioni, për heqjen e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese në det, të cilat ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh. -Operacioni, edhe për kontrollin e dokumentacionit të mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës. -Kontrollet, edhe në liqenin e Shkodrës, për masat e sigurisë që duhet të marrin drejtuesit e mjeteve lundruese që transportojnë turistë dhe vizitorë. Gjatë…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku siguroi se po merren të gjitha masat për furnizimin pa ndërprerje me energji në të gjithë vendin, këtë sezon veror, ku ka një flusk të lartë të turistëve, si dhe temperaturat janë ekstremisht të larta. “Kemi dy komponentë të rëndësishëm, fluks të lartë turistësh, ku ka zona e qytete bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, që po bëhen mikpritës të numrit të shumëfishtë të banorëve, që e bën sfiduese ofrimin e shërbimit të furnizimit me energji. Komponenti i dytë janë temperaturat ekstremisht të larta që krijojnë probleme teknike. E kemi pasur këtë…
Mjeku i Spitalit të Lezhs, thotë se 12 pushuesit nga Kosova që u helmuan ditën e djeshme në Shëngjin janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeku sqaron se atyre iu është dhënë ndihma mjekësore dhe pas trajtimit, janë larguar nga spitali. “Ditën e djeshme janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Lezhës, rreth 12 persona që vinin nga një hotel të cilët si ankesa kishin marrje mendsh, dobësi të theksuara trupore, dhimbje koke, pro pa të vjella. Me parametra të mirë përveç një tensioni të ulët, kur janë paraqitur në urgjencë janë marrë analizat dhe i është dhënë ndihma mjekësore.…
Një raport i ri tregoi se muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë në rang global. Edhe temperaturat e sipërfaqeve në oqeane prekën nivele të reja të larta për të tretin muaj radhazi. Korriku po vendos rekorde të reja gjithashtu. Paralajmërime për të nxehtin përvëlues janë kudo. Shkencëtarët thonë se Europa po përjeton temperatura “ferri”. Dhe tani, NASA parashikon se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i nxehtë. “Mendoj se njerëzit po ndërgjegjësohen. Kjo është tepër e rëndësishme”, tha Monica Medina nga Wildlife Conservation Society. Një studim i fundit tregon se rritja e temperaturave po shkakton rreth…
E përditshmja britanike “Daily Express” shprehet se pavarësisht interesimit të vazhdueshëm që ka shfaqur skuadra e West Ham, sulmuesi shqiptar Armando Broja do të vazhdojë të luajë me Chelsea. Sulmuesi 21-vjeçar, që vjen nga dëmtim i gjatë, që e mban jashtë fushave që prej dhjetorit, do të përpiqet të bindë trajnerin Pochettino. Broja nuk ka udhëtuar për në Amerikë me skuadrën dhe disa mesazhe të tij në rrjetet sociale lanë të mendosh se ai mund të luajë diku tjetër. Gjithsesi, duket se Broja ka të tjera plane, pasi ai do të qëndrojë në Chelsea dhe do të luftojë për vendin…
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se ka vjedhur një celular. Ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Leonard Hajdhushi alias Leonard Rakipi, banues në Sarandë. NJOFTIMI I POLICISËPolicia identifikon dhe vë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje. I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera. Një ditë më parë, Policia e Sarandës, falë bashkëpunimit me qytetarët, parandaloi një rast vjedhjeve të…
Sali Berisha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Lulzim Bashën. Për të përcjellë mesazhin që kjo nuk do të ndodhë kurrë bëri një paralelizëm, duke thënë se do të bënte koalicion me Bashën aq sa do të bënte me Ramën. “Shpresoj se me grupin tjetër do të gjejmë mirëkuptim të plotë. Ata kanë mbajtur qëndrim të drejtë parimor ndaj primareve. Kurse me pengun e Edi Ramës vetëm kur të pranoj Edi Ramën në koalicion apo bashkëpunim mund të pranoj pengun e tij. Lul Basha është në një mision si një peng dhe njeri që Edi Rama kur të dojë i pret…