Author: tirana

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se nisma e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vitet e para në Shqipëri, shkel hapur të drejtat e tyre. “Në kulmin e skandaleve e fakteve tronditëse që tregojnë se si kjo qeveri vepronte si organizatë kriminale për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish – kërkojnë t’u ndalojnë të drejtën studentëve të mjekësisë të punojnë dhe jetojnë aty ku ata duan. Me ligje anti-kushtetuese dhe anti-demokratike pretendojnë të ndalojnë mjekët të largohen nga vendi. Me këtë ritëm kjo qeveri mund të kërkojë të mbyllë dhe kufijtë, që të ndalojë emigracionin. Por si…

Read More

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme urdhërarrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ish-ministri tashmë është zyrtarisht i kërkuar i drejtësisë, teksa ndodhet në arrati në Britani. Gjykata po ashtu ka vendosur mësën e sigurisë “Arrest me burg” për të, në mungesë. Ahmetaj është larguar nga Shqipëria ditën kur SPAK i dërgoi letrën Kuvendit të Shqipërisë për të marrë lejen për arrestim dhe avokatët e tij thonë se ish zv.kryeministri ndodhet në Angli. Në rast se Ahmetaj nuk kthehet vetë për t’u përballur me drejtësinë, policia do të kërkojë ndihmën e Interpolit për arrestimin dhe më pas nis një procedurë…

Read More

Nga Dashnor Kaloçi Nisur nga specifika e veçantë që kishte Radio-Televizioni Shqiptar, si një nga institucionet më të rëndësishme të informacionit dhe propagandës së regjimit komunist, deri në fundin e viteve ’80-të, ai ishte jo vetëm nën vartësinë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, por edhe të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Sigurimit të Shtetit, të cilat si “ORV” (Objekt i Rëndësisë së Veçantë), e mbanin atë nën një kontroll të rreptë, jo vetëm nga ana e sigurisë fizike të atij institucioni, por deri te “pastërtia dhe figura morale e politike” e…

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar pas gjetjes së makinës së djegur në Gjadër të Lezhës, e cila dyshohet se është përdorur një ditë më parë në atentatin ndaj Nikolin Lekstakajt. Mjeti tip “Benz” rezulton i vjedhur që në shtator të vitit 2022 në Berat, ndërsa brenda automjetit është gjendur dhe një armë. “Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës…

Read More

Në përgjithësi, narcisistët kanë një imazh të shtrembëruar të tyre, sillen me arrogancë, kanë një nevojë të vazhdueshme për admirim dhe komplimente dhe kanë një mungesë ndjeshmërie.  5 tipare të narcisismit: 1. Projeksioni si mekanizëm mbrojtës Nga shtatë tiparet e narcisizmit, projeksioni është më i popullarizuari. Ky është një truk psikologjik që përdorin narcisistët për t’ju manipuluar. Çfarëdo që është në mendjen e tyre ata përpiqen t’ia atribuojnë të tjerëve. Për shembull, nëse njerëzit narcistikë po kritikojnë veten (qoftë në mënyrë të pandërgjegjshme ose të vetëdijshme) për diçka, ata mund të mendojnë se edhe njerëzit e tjerë po i kritikojnë…

Read More

Parlamenti i Republikës Sërpska – entitetit serb në Bosnje-Hercegovinë – e ka miratuar sërish ligjin që e kriminalizon shpifjen, dhe i cili, sipas kritikëve, do ta kufizojë lirinë e shprehjes dhe do t’i heshtë kritikët e medias. Ligjvënësit e kanë miratuar ligjin me 47 vota për dhe 16 kundër. Kuvendi që funksionon në këtë pjesë të Bosnjës i ka 83 ligjvënës, mirëpo jo të gjithë kanë marrë pjesë në seancë. Ligji është shtyrë përpara nga presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për politikat e tij përçarëse.…

Read More

Ditën e sotme SPAK i ka dorëzuar Policisë së Shtetit urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn. Ish-zëvendëskryeministri nuk ndodhet në Shqipëri dhe nuk ka të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij, pavarësisht se avokatët e ish-ministrit thonë se ai ndodhet të familjarët e tij në Britaninë e Madhe. Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Read More

Aleksandër Gjoka është shfaqur i drejtpërdrejtë dhe pa filtra për këngëtarët që performojnë me “playback” në koncertet e tyre. Artisti ka ndarë në llogarinë e tij të “Instagramit” një video të Dafina Zeqirit, duke kënduar me “playback”. Ai ironizon e shton se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”. ”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP”, shkruan ai.

Read More

Protestues të zemëruar nga njoftimet se në Stokholm po planifikohet të digjet publikisht një kopje e Kuranit, sulmuan ambasadën suedeze në Bagdad sot në orët e para të mëngjes. Ata u ngjitën në muret e saj dhe ndezën një zjarr të vogël brenda hapësirës rrethuese të ambasadës. Policia dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë mbërritën në vendngjarje kur zbardhi dita. Disa demonstrues, të papenguar nga policia, vazhdonin të qëndronin në oborrin e ambasadës, duke mbajtur pankarta, që tregonin fytyrën e klerikut shiit irakian me ndikimdhe udhëheqësit politik Muqtada al-Sadr. Ministria e Jashtme suedeze tha në një deklaratë se “personeli i…

Read More

Një automjet i djegur është gjetur mesditën e sotme në Gjadër të Lezhës, një ditë pas atentatit në Balldre. Ky automjet dyshohet të jetë përdorur në ngjarjen kriminale, ku u ekzekutua Nikolin Lekstakaj. Brenda tij është gjetur dhe një armë, e cila mund të jetë përdorur në vrasjen e një dite më parë. Nikolin Lekstakaj u ekzekutua teksa po dilte nga një market.

Read More

Modelja Arbenita Ismajli denoncoi pak ditë më parë bashkëshortin e saj, reperin Fero, për dhunë fizike, i cili përfundoi në pranga. Modelja tani ka nisur procedurat ligjore dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar as postimet në Instagram duke iu drejtuar çështjes së tyre. “Imagjino të lëndosh vajzën që Zoti ta dërgoi për të të shëruar. Kënaqu me humbjen!”, shkruan Arbenita. Prive ka siguruar raportin e Prokurorisë, ku tregohet se për 3 muaj me radhë ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.

Read More