Pas një debati me përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj i ironizoi ata kur tha se janë rikthyer në këshill pas 4 vitesh më të lodhur seç ishin. Gjatë diskutimit në lidhje me situatën e personave me aftësi të kufizuar, Veliaj tha se opozita kur drejtonte vendin i kishte lënë ata pa u dhënë pagesat. “Kur qeverisnit juve nuk i paguanit 6 muaj bukë, sot diskutoni ku janë zyrat e 1 prej 10 shoqatave. Thashë se kishit ardhur me mendje serioze, por jeni kthyer më të lodhur seç ikët. Tiranën e…
Author: tirana
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkon nga drejtuesit e policisë që të jenë të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik, dhe se lejet e pushimeve t’i shtyjnë për një moment tjetër. Ndë të tjera, ai bëri thirrje që të merren të gjitha masat për të garantuar një sezon turistik të qetë. Kujtojmë se Balla zëvendësoi në detyrën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin, i shkarkuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Një konflikt në familje ka degraduar në përdorimin e mjeteve të forta. Ngjarja është regjistruar në Zall-Bastar, ku një 46-vjeçar me inicialet A.V, ka goditur me grushte dhe dorezë metalike kushëririn e tij, 55-vjeçarin me inicialet B.V, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë vënë në pranga agresorin, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij konflikti fizik. “Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: A. V., 46 vjeç, banues në Zall Bastar, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për…
Platforma kineze e mediave sociale TikTok është burimi më i popullarizuar i lajmeve për njerëzit midis 12 dhe 15 vjeç, sipas Ofcom. Raporti i fundit për konsumin e lajmeve nga mbikëqyrësi i Mbretërisë së Bashkuar zbuloi se aplikacioni është burimi i vetëm më i përdorur i lajmeve në grupmoshën, me 28% që përdorin platformën për lajme, përpara YouTube dhe Instagram, të dyja me 25%. Ndër 16-24-vjeçarët, Instagram është burimi i vetëm më i përdorur i lajmeve, me 44% të njerëzve që mbledhin lajmet e tyre nga platforma në pronësi të Meta. Facebook është i dyti, me 33%, krahas BBC One,…
Nga Afrim Imaj “Feçor Shehu ka shfrytëzuar postin zyrtar dhe ka kryer veprime të pahijshme me femrat. Në karrierën e tij në organet e Sigurimit, rastet e abuzimeve seksuale kanë qenë të shumta”. Përballja me këtë akuzë për ish-ministrin e Brendshëm është ndër goditjet më të forta ndaj tij në procesin e vitit ’83. Fakti që pjesa më e madhe e pohimeve të tilla vijnë nga dëshmitare femra, e bën edhe më të sikletshëm pozicionin e Feçor Shehut. Njëra ndër to, ish-atletja kampione, rrëfen se Feçor Shehu pasi e ka takuar në një konferencë sportive, e ka ftuar në zyrë…
Një shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar një motoçikletë, por ka humbur kontrollin është përmbysur në rrugë. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kalamata-Areopolis. Autoritetet greke janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, teksa ende nuk është bërë publik identiteti i viktimës.
65-vjeçari me inicialet Sh.A, banues në Valias të Ri, ka kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij, 30-vjkeçarja me inicialet A.A. Njoftimi i Policisë: Tiranë-Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi Sh. A., 65 vjeç, banues në Valias i Ri, Kamëz, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja A. A., 30 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe, teksa fliste për korrupsionin, u shpreh se është i shtrirë gjerësisht në sektorin publik. “A ka korrupsion në këtë vend? Po ka. Madje është i përhapur deri në kufijtë e kulturës për të bërë para përtej rrogës. Ka në sektorin publik korrupsion po aq sa ka edhe në sektorin privat. A është korrupsioni sot më i madh se sa 10 vite më parë? Këtu ndahen një pjesë thotë që po, një pjesë thotë që nuk është i tillë. 10 vite më parë vidhej lehtë edhe më një certifikatë, por vidhej…
Në seancën e sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi ministret e qeverisë si të korruptuara, duke iu referuar edhe raportit të fundit për ndërprerjen e fondeve të BE për Bujqësinë. Pas kësaj akuze, ka reaguar zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila iu përgjigj Berishës, duke e cilësuar si njeriun që shiti Shqipërinë. Pjesë nga debati: Berisha: A po diskutohet raporti i KLSH-së, ajo zonja tejkalo çdo limit. Në raport akuzohet në mënyrë eksplicite për abuzim të tmerrshëm me qiratë e pasurive publike, bashke me ministren e Mbrojtjes, janë 180 milionë euro vjedhje që i ndani me klane mafioze, dhe del e flet…
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Kanuni tashmë po kombinohet me kodin e mafies, gjë që përshkallëzon krimet dhe e bën më të vështirë parandalimin. “Tani e ka tejkaluar dhe është përfshirë me krimin modern, që është mafia dhe mafia në tërësinë e vet ka rregulla të gjakmarrjes gjithashtu, pra gjakmarrja tradicionale shqiptare e përfshirë dhe me familjet mafioze që ekzistojnë në Shqipëri dhe me vrasjet për trafikun e drogës apo të grupeve dhe vrasjeve me pagesë, atëherë kjo e 10-fishon vështirësinë e luftës për parandalimin e gjakmarrjes në Shqipëri. Më përpara ka qenë shumë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni, ku dy burra kanë humbur jetën. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se ish- dashuri i një vajze ka vrarë të fejuarin e saj ndërsa po qëndronin në kafe. Ndërsa gruaja e shokuar po bërtiste për ndihmë, i armatosuri qëlloi veten në kokë. Incidenti ndodhi në një kopsht restoranti përballë një hoteli në rrugën Śëięty Marcin – një nga rrugët kryesore të Poznanit. Prokuroria e Rrethit Poznań-Stare Miasto ka nisur dy hetime të veçanta: vrasje dhe nxitje për vetëvrasje. Gunman shot a man in front of his fiancée and then…
Beyoncé dhe Jay-Z kanë shpenzuar 200 milionë dollarë për një rezidencë të madhe të projektuar nga arkitekti fitues i çmimit ‘Pritzker’ Tadao Ando, në Malibu, Kaliforni. Kompleksi prej 30,000 metrash katrorë, u projektua fillimisht për koleksionistin e njohur të artit dhe adhuruesin e Jeff Koons William Bell, i cili e bleu pronën në 2003, sipas Los Angeles Times, megjithëse ndërtesa nuk përfundoi deri në vitin 2014.