Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme ka arritur në Kosovë ditën e djeshme. Aktori tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës. Ylli i filmave aksion mori më së shumti vëmendje me një varëse ari në qafë, në të cilën mbante simbolin e shqiponjës. “Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Populli i Kosovës vetëm dëshiron shumë…
Author: tirana
Shpërndante doza kanabisi në qytetin e Vlorës, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen 500 doza kanabisi, automjeti që përdorte ky shtetas për të shpërndarë lëndën narkotike dhe aparati i tij celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 11”, si rezultat i të cilit u…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë inspektuar këtë të enjte akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi, të cilat janë hapur. Puna në këto akse vijon akoma por janë hapur për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve këtë periudhë. Këto rrugë të reja shkurtojnë ndjeshëm kohën e udhëtarëve drejt bregdetit në jug të vendit por njëkohësisht ulin edhe ngarkesën në qarkullimin automobilistik. Kreu i qeverisë thekson se këto dy akse të reja në bregun jonian do të përfundojnë tërësisht punimet në qershor të vitit 2024. “Segmenti Orikum-Dukat është akoma është në kushtet e kantierit. Është një…
Luizi vazhdon të marrë vëmendjen edhe pse Big Brother ka mbaruar. E këtë herë këngëtari po komentohet për këngën e tij më të re që sërish do jetë dedikim për Kiarën. “Kiara”, kështu do të jetë tituli i këngës më të re të Luiz Ejllit. Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit. “Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për…
Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë. Mësohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motoçikletë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtarë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi. Informacion paraprakRreth orës 12:10, në fshatin Agim, Fier, një automjet ende i paidentifikuar, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Libofshë, dhe është larguar. Si pasojë e përplasjes…
Moti i nxehtë vijon të mbajë të mbërthyer vendin tonë dhe vala e të nxehtit pritet të jetë prezente deri më 27 korrik. Sipas shërbimit meteorologjik Meteoalb, sot ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave në mëngjes, ndërsa gjatë ditës termometri pritet të shënojë deri në 42 gradë celsius. Në zonat bregdetare temperatura maksimale do të kapë vlerën e 40 gradëve. Edhe zonat malore vazhdojnë të jenë temperaturat e larta. Ndërkaq të premten dhe të shtunën termometri do të shënojë 43 gradë, në Tiranë, Elbasan, Berat e Gjirokastër. Sipas Meteoalb, të dielën pritet një ulje e temperaturave me 2…
Neymar, gjatë një interviste, ka rrëfyer se ishte një hap larg lamtumirës me kombëtaren braziliane: “Pas Kupës së Botës në Katar, sinqerisht, nuk doja të kthehesha. Megjithatë rishikova gjithçka, sepse jam shumë ambicioz dhe e mendova. Pas Kupës së Botës, nuk doja të përballesha kaq shumë me humbjen, por të peshoja dhimbjen e familjes sime. Kam qarë për rreth pesë ditë radhazi. Më dhemb shumë, ëndrra ime u zhduk papritmas” – u shpreh Neymar. Në Paris braziliani nuk ka më atë afeksionin e dikurshëm nga tifozët. Ulje-ngritjet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit ta nxjerrin në treg, por ylli i…
Nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se në drejtim të Nikolin Lekstakajt është qëlluar 5 herë, ndërsa 4 plumba i kanë shpuar trupin. Mësohet se njëri prej plumbave e ka goditur në zemër. Viktima është vrarë dhe ka rënë tek shkallët e marketit ku kishte shkuar për të marrë një pije freksuese. Mësohet se janë sekuestruar 2 predha një në trupin e viktimës njëra në shtyllë. Vëllai i viktimës, Bled Lekstakaj është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për…
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e opozitës për mocion me debat dhe interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve. “Nuk pranohet kërkesa për mocion me debat dhe interpelanca”,-tha drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.
Seanca e sotme është përfshirë në debate mes opozitës dhe ministrave të qeverisë të cilat të pranishme në Kuvend. Në një moment ka pasur tension mes ministres së Bujqësisë, Frida Krifca me deputetin e PD-së, Korreshin por që ka ndërhyrë Garda.
Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar” ka nisur procedurat për zëvendësimin e 6 anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve u përfundon mandati në Dhjetor 2023. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, mësohet se janë shpallur dhe kanë nisur procedurat për plotësimin e 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe një nga organizatat e shoqërisë civile në KLGJ, si dhe 2 vendeve vakante nga radhët e avokatëve dhe 1 nga organizatat e shoqërisë civile në KLP. Sipas njoftimit…
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plot me tensione në Kuvend, bëri një pyetje publike ndaj SPAK nëse kërkesa për “arrestin me burg” ndaj Arben Ahmetajt është miratuar nga GJKKO. Bardhi u shpreh se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK apo GJKKO se çfarë ka ndodhur me kërkesën për arrestin me burg të ish-zv/Kryeministrit Ahmetaj. “Ka pasur një kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së arrestit ndaj Arben Ahmetaj. Nuk di asnjë asgjë çfarë ka vendosur gjykata. Nuk dimë në është miratuar apo jo, dhe këtë e kam thirrje…