Author: tirana

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T ka publikuar këngën e tij më të re. “Malli m’ka marr” mban titullin kënga e cila vjen me një videoklip të xhiruar në një resort luksoz në jugun e Shqipërisë. Ky projekt tashmë është në YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. Supriza në këtë projekt është çiftelia, një instrument që tashmë po e dëgjojmë më shpesh në këngët e artistave tanë.

Read More

Biznesmeni i inceneratorëve, shumë i akuzuari nga PD-ja, Klodian Zoto kërkon pafajësinë nga arratia pas akuzave për inceneratorin e Elbasanit. Përmes avokatit të tij, Zoto, i kërkoi pafajësi Gjykatës së Posaçme për akuzat kundër tij në dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Fillimisht avokati Ardian Leka tha se nuk besonte në një gjykim të paanshëm për klientin e tij, për shkak të lakimit të emrit të Zoto nga media dhe politika.

Read More

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona për vrasjen e Nikolin Lekstakaj. 42-vjeçari u qëllua teksa po dilte nga një market buzë aksit rrugor Shkodër-Lezhë, në zonën e Balldreut. Sipas dëshmitarëve, ekzekutorët që dyshohet të kenë qenë dy të tillë, kanë qenë në bordin e një automjeti, që udhëtonte në drejtim të Lezhës. Pasi kanë hapur zjarr drejt Markut ata janë larguar me shpejtësi. 42-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Sipas grupit të hetimit, ekzekutorët kanë mbajtur në vëzhgim lëvizjet e Markut dhe kanë shfrytëzuar faktin se marketi nuk ka kamera sigurie. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me…

Read More

Anna Maria Cisin, kryetare e një bashkie italiane ka nxitur polemika me deklaratën kundër praktikës së hyrjes në det me veshje të tjera përveç rrobave të banjës dhe bikinit. Ajo ka nxitur kryesisht reagimet e myslimanëve, pasi pasi deklarata e saj për qëndrimin në plazh me rroba si të papranueshme, ishte ngacmuese për ta. “Është një destinacion turistik dhe për këtë arsye sjellja e të huajve muslimanë që zakonisht hyjnë në ujë me rrobat e tyre është e papranueshme. Një praktikë që po shkakton konfuzion dhe që krijon pasoja të padurueshme për kodin e mirësjelljes”, tha ajo. Në një letër…

Read More

Paola Di Benedetto dhe Raoul Bellanova janë bashkë. Pas thashethemeve të javëve të fundit, çifti ka dalë zyrtarisht. Lojtari i Torinos, pesë vjet më i vogël se showgirl-i, ndau një foto në Instagram ku puth gjithë pasion të dashurën. Imazhi më pas u rinda nga Paola në llogarinë e saj të Instagramit. Për Paola Di Benedetto ky është futbollisti i dytë në kurrikulën e saj sentimentale. Nga viti 2014 deri në 2018-ën ajo ishte e lidhur me Matteo Gentile. Më pas ajo u dashurua me Francesco Monte dhe këngëtarin Federico Rossi. Gjithashtu Di Benedetto pati edhe një flirt të shkurtër…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i bëri thirrje Kuvendit tqë Shqipërisë që të sjellë në seancë kryeministrin Edi Rama, që të japë llogari për çështjen e inceneratorëve. Ai tha se sot Ahmetajt i ka dalë rroga e deputetit, teksa ndodhet në arrati. Po ashtu për Ramën tha se është në plazh, por duhet të vijë në Kuvend dhe të mos japë më mend për Kosovëmb, duke iu referuar qëndrimit në Twitter të Ramës. “S’ka asnjë nevojë për prezencë të Gardës në seancat plenare. Vetëm në një dosje ka dalë gjysma e qeverisë dhe e grupit tuaj parlamentar.…

Read More

Ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur opozitës, e cila ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa i bie pa pushim tavolinave. Spiropali i bëri thirrje Gardës së Republikës që të largohej nga foltorja. Po ashtu Spiropali tha se nuk ka urgjencë për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, dhe se ata votuam për arrestimin e Arben Ahmetajt. “I bëj thirrje punonjësve të gardës, që të largohen nga foltorja se ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja e tyre. Ju lutem largohuni, le të rrinë në foltore dhe të bëjnë zhurmën. Ne patëm…

Read More

Nga Johana Lubonja Botuar në DITA Një seri shkrimesh të njëpasnjëshme për Radio Televizionin Shqiptar u shfaqën papritur ditën e djeshme në disa faqe online. Përgjithësisht bëhej fjalë për portale të dorës së dytë, por pasdite vonë, një shkrim që gjithashtu vinte në shënjestër drejtorin e ri të RTSH, u postua në faqen Reporter, pjesë e rrjetit rajonal BIRN. Autore e disa investigimeve të rëndësishme, kjo faqe ka spikatur për një nivel serioziteti, apo respektim të parimeve profesionale, përgjithësisht të harruara. Por për fat të keq, dy apo tre raportime të fundit i shkojnë ndesh këtij reputacioni të mirë, duke…

Read More

Deputetët e opozitës pasi zhvilluan një takim me disa studentë të mjekësisë që po protestojnë jashtë Kuvendit, kërkuan që këta të fundit të futen në sallë. Deputetët e përfaqësuar nga Zheni Gjergji bëri thirrje që fjala e studentëve të detyrohet. “Sapo vijmë nga një takim me një grup studentesh të mjekësisë, të cilët kërkuan që të futen në sallë, pasi kërkojnë që të mbajnë fjalën. Krijoni një grup negociatash”, tha ajo.

Read More

Në pranga nga Policia e Sarandës ka rënë 46-vjeçari, pasi u kap në flagrancë në mesnatë, duke vjedhur 3 televizorë dhe sende personale të pushuesve, në një hotel në Livadhja. Jorgo Kumaraku u kap me 3 televizorë dhe sende personale të turistëve të akomoduar në këtë hotel. “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit”.

Read More

Në seancën e sotme në Kuvend po flet vetëm opozita, por në një moment ministri i Brendshëm Taulant Balla i është përgjigjur deputetit të PD-së Dashnor Sula, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit se do të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se inceneratori i Elbasanit punon. “Mos e digj mandatin kot! Puno Dash mos bëj premtime, se ja ke marrë dorën kësaj që lëshoj mandatin lëshoj mandatin”,-i tha Balla.

Read More