Author: tirana

Në Bruskel nuk pati një takim trepalësh në Bruksel, dhe kryeministri Edi Rama kërkon nga BE që të veprojë me vendosshmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore mes dy vendeve, Kosovë dhe Serbi. Në Bruksel, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bisedoi veçmas me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Kreu i qeverisë teksa shprehet se diskutimet janë zhvillim pozitiv, shton se ajo që i nevojitet rajonit është përparim përpara se të jetë tepër vonë. Postimi i plotë BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të…

Read More

Opozita kërkon që të jetë i pranishëm në Kuvend kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij së seancën e fundit në këtë sesion, deputeti i PD-së Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri Edi Rama. Sipas tij ai po ikën për jug. “Për në jug po udhëtonte kryehajduti. U ndeshëm te Bishti i Zhurit. Gruri ka mbetur pa shitur, karkaleci na ka mbytur. Një pyetje kam, se mos ka ikur pa brekë plazhi atje e po le nam?”,-tha Korreshi.

Read More

Dje (e mërkurë) kur Skënder Gjinushit i mbaroi mandati në krye të Akademisë së Shkencave, anëtarët e PS-së të Komisionit për Edukimin në Kuvendin e Shqipërisë u mblodhën dhe brenda 4 minutash votuan projektligjin që i lejon Gjinushit një mandat i dytë në krye të këtij institucioni. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se nuk mund të futet në rend dite një projektligj që ka ardhur nga një mbledhje që është zhvilluar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu ajo i tha maxhorancës që Gjinushin ta bëjnë kryetar Kuvendi. “Një mbledhje 4 minuta…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i bëri thirrje Kuvendit që të lejojë studentët e mjekësisë që protestojnë jashtë këtij institucioni, që t’u jepet mundësia që të flasin në foltore. Ai tha se Kuvendi po kthehet në turp, ndërsa shtoi se maxhoranca ka frikë nga fjala e studentëve. “Sot në 40 gradë, studentët janë jashtë. Kjo është fytyra e re e këtij realiteti më të shëmtuar dhe më të hidhur. Këtu në sallë kanë pasur plotë që kanë çjerrë gjoksin për studentët. Është faqe e zezë kjo , Po i lini studentë te 40 gradë. Ça po kërkoni? Po…

Read More

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj nga seanca plenare në Kuvend, akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre incineratorëve. Opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Edi Rama i cili nuk është në seancë. “Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të…

Read More

Sali Berisha ka akuzuar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkel rregulloren për interesa të treshes Rama-Doshi-Gjinushi. Teksa foli për çështjen e Arben Ahmetajt, ish-kryeministri Sali Berisha nga seanca plenare kërkoi që Edi Rama të vijë në Parlament dhe të sqarojë shqiptarët për arratisjen e numrit dy të qeverisë (Arben Ahmetaj) dhe i kërkoi atij që të japë dorëheqjen. “Zbatoni marrëveshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve. Kur kryetarja e Parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo është vënë në dijeni për daljen e tij në pension, përmes një shkrese nga QSUT. E pas kësaj shkrese, rrjedhimisht mjekut Kalo i ndërpritet kontrata e punës. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e zënë për të treguar së paku një mirënjohje për vitet e gjata të punës në Infektiv.

Read More

Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, kur në Tiranë u mbajt samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjykata ka urdhëruar caktimin e masës mjekim të detyruar në një institucion mjekësor. Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm.

Read More

Pas 4 vitesh është zbardhur vrasja e 40-vjeçarit Besnik Hida në Lushnje. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg”, për tre autorët e kësaj ngjarjeje. 31-vjeçari Laert Haxhiu i cili ndodhet aktualisht i arrestuar në Greqi. 33-vjeçari Orgest Bilbili i cili aktualisht ndodhet në IEVP Drenovë, Korçë. Bilbili është dënuar me burgim të përjetshëm, në lidhje me një ngjarje të gjykuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ditën e djeshme, atij i është kominikuar masa e sigurisë, për vrasjen e ndodhur…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh në një konferencë për shtyp se arratisja, siç e quajti ai, e Arben Ahmetajt tregon krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë. “Çështja Ahmetaj është diçka që nuk ka ndodhur më parë, që numri dy i qeverisë të arratiset nga vendi dhe t’i shmanget drejtësisë që ka votuar vetë. Tregon krizën e jashtëzakonshme të korrupsionit që ka mbërthyer qeverinë. Qëndrimi im dhe i Partisë së Lirisë është i qartë: si çdo zyrtar, duhet të përballet me drejtësinë për çdo përgjegjësi ligjore. Por, të mos harrojmë atë që ka thënë…

Read More

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i njohur për të folurit troç, ka zgjedhur që këtë herë të shkojë me shalqi në seancën e sotme plenare. Është prodhimi i fundit bujqësor që deputeti i PD-së çon në parlament, pas tufës me grurë për të ngritur një tjetër problem për fermerët. Ai tha se shalqiri këtë herë simbolizon gjithçka që i ka ofruar sipas tij Ministria e Bujqësisë fermerëve, pas pezullimit te fondeve i PARD nga BE. “Sot solla një shalqi në shenjë simbolike. Ky shalqi nënkupton sa i madh ishte fondi IPARD 1 dhe IPARD 3-shit. Unë do jua hap për…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazmnet Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare e cila është edhe e fundit për këtë sesion, është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet e brendshme të Parlamentit u pa edhe Garda. Bardhi u shpreh se garda duhet të largohet pasi s’ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës. “Të largohet garda nga salla, nuk ka arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo…

Read More