Ende nuk ka pistë konkrete, por policia dyshon se vrasja e Nikolin Lekstakaj në Lezhë pasi doli nga marketi është kryer për hakmarrje. Dyshimet paraprake lidhen me vrasjen e Ardian Nikulajt, i cili u ekzekutua me disa plumba disa muaj më parë, teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Policia zbardhi vrasjen dhe vuri në pranga shtetasit e huaj të përfshirë. Sipas policisë, porositësi dhe organizatori i vrasjes ishte Edmond Haxhia. Ai është nipi i Elton Lekstakaj, i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997, nisur nga një vrasje të ndodhur asaj kohe.…
Author: tirana
Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me përplasje dhe kundërshtime nga ana e opozitës. Situata u tensionua kur Sali Berisha shkoi në foltore me pankartën “Mafia e plehrave”, ku edhe Garda u fut në sallë, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të dalin jashtë. Është miratuar ndryshimi për rendin e ditës, pasi është futur në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave. Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha për mediat se sot ata në seancën plenare në Kuvend e cila është edhe e fundit për këtë sesison, do kërkojë interepelancë për inceneratorët. “Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nda drejtësia. Abuzimi me…
Qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave. Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm. Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dyoksidit të karbonit në atmosferë. Në këtë sasi kontribuojnë edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – më së shumti Serbia. Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe…
Këshilli i Ministrave miratoi shtesë fondi në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për disa institucione të pavarura, të krijuara me ligj. Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme shtohet fondi prej 400 000 000 lekësh, për përballimin e efekteve financiare nga data 1 prill 2023 – 31 dhjetor 2023, të përcaktimit ligjor të pagës referuese bazë të magjistratit, në zërin buxhetor “Shpenzime personeli”. Në buxhetin e miratuar për vitin 2023, për institucionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtohet fondi prej 6 500 000 lekësh; për institucionin…
Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap në tentativë për të transportuar 8 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre. Në kuadër të operacioni policor i koduar “Road Guard 68”, u arrestua R.A, 36-vjeç, banues në Tiranë. Njoftimi i policisë U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 8 emigrantë nga vendet e treta që synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në…
Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka reaguar një ditë pasi maxhoranca votoi ligjin që i hapi rrugë zgjatjes së mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Açka nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa ka treguar se çfarë ka deklaruar një ditë më parë Skënder Gjinushi. “Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të ketë gojë humusi i kësaj toke të mbarë politike të flasë! Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori…
Studentët e mjekësisë po mbajnë një protestë para Parlamentit ku sot pritet që të miratohet projektligji që i detyron që të punojnë 5 vite që të marrin diplomën. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, pas deklaratës se ligji për punën e detyrueshme, do miratohet dhe për këtë ata nuk do të pyeten. “Kemi një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese…
Disa studentë të Universitetit të Mjekësisë po protestojnë këtë të enjte para Kuvendit kundër projektligjit që i detyron ata për të punuar 5 vite në Shqipëri, kjo në mënyrë që të marrin diplomën. Studentët kanë firmosur një peticion nga grupet e interesit dhe duan anulimin e projektligjit. Po ashtu thirrja e tyre është që duhet të vendosë Drejtësia për këtë çështje. Ata paralajmëruan se do ta çojnë ligjin në çështjen në Gjykatën Kushtetuese. “Do ta çojmë në gjykatën Kushtetuese! Kur të dorëzohet do të kuptohet se studentët do të bojkotojnë nisjen e vitit akademik”,-u shpreh një studente. Me megafon, studentët…
Fenomeni i “Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli vijon që të jetë në qendër të vëmendjes. Mëngjesin e sotëm këngëtari ka ndarë një video në Instastory ku tregon se për të nuk ka trafik në autostradë dhe kjo falë një partulle policie (motorr) që është para tij dhe hap rrugën. Eh, është fenomen dhe i hapet rruga, pasi në këtë sezon trafiku është kudo.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të ambasadës amerikane në Tiranë, të Ngarkuarin me Punë Demian Smith, David Wisner dhe përfaqësues të tjerë të Ambasadës dhe agjencive të SHBA. Pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Balla ka veçuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara si të një rëndësie të veçantë për autoritetet shqiptare. Balla mori përgëzimet më të mira për detyrën nga përfaqësuesit e ambasadës së SHBA si dhe mbështetjen për një bashkëpunim sa më të ngushtë në të ardhmen. “Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese të SHBA është i një rëndësie strategjike…
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë në Tiranë, duke shkaktuar panik tek qytetarët. “Tirana News”, raporton se në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Po ashtu ka edhe prezencë të autoambulancës. Në aksion u angazhuan 2 mjete dhe 10 forca zjarrfikëse. Ngarkesa nga kondicionerët dyshohet të jetë bërë shkak për rënien e zjarrit në lokalin në tarracën e Gjykatës së Lartë, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. “Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin…