Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin ku mbeti i vdekur 42-vjeçarin Nikolin Lekstakaj në Balldre të Lezhës. 42-vjeçari u vra në breshëri plumbash pasi doli nga një lokal për të blerë coca cola. Lekstakaj banonte vetëm 300 metra larg vendit ku u qëllua me breshëri plumbash. Viktima ishte kthyer në Shqipëri para disa vitesh, pasi më parë kishte jetuar në Londër. Sipas banorëve të zonës ai nuk njihej si një person problematik, ndërsa në përditshmëri angazhohej me blegtori.
Author: tirana
Pas vrasjes e cila dyshohet për motive hakmarrje në Balldre të Lezhës, FNSH dhe RENEA janë nisur drejt vendngjarjes. Nikolin Marku (Lekstakaj) është 42-vjeçari i cili pasi doli nga një market ku bleu një pije freskuese u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të këtij viti. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Stuhia që goditi Zagrebin ka lënë pas dy viktima, raportojnë mediat kroate. “Dy burra humbën jetën si pasojë e rënies së pemëve. Ata kishin marrë lëndime të shumta në kokë”, njoftoi Instituti i Trajnimit të Mjekësisë Emergjente të qytetit të Zagrebit. Ky institut ka shtuar se po bëhen specifikime, por se në të gjithë qytetin ka një numër të madh të të lënduarve. “Qendra e qarkut 112 Zagreb ka vështirësi në komunikimin me shërbimet emergjente dhe komunale për shkak të numrit të madh të thirrjeve në një kohë të shkurtër (mbi 700 thirrje në 45 minuta)”, ka njoftuar Drejtoria e…
“Unë dal në punë për të mos zhgënjyer vendin tim dhe kryeministrin tim”, kështu shprehej ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, mbi të cilin tashmë rëndojnë akuza të rënda të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave. Në videon e emisionin “Dola te Ola”, Ahmetaj deklaronte se dy gjëra e motivonin të çohej në mëngjes për të shkuar në punë, atdheu dhe Edi Rama. “Unë ia u them punonjësve të mi, ua them, ia kam thënë edhe në ministri të Financave edhe sot. Ua them, unë dal nga shtëpia në punë për dy arsye, dhe njerëzit kur e dëgjojnë, se jot ë…
Drejtori i Policisë vendore të Lezhës, Alfred Elezi është prononcuar për atentatin ndaj Nikolin Lestakajt i cili ishte duke dalë nga marketi. Policia thotë se dyshohet për hakmarrje. “Sot rreth orës 18:30 morëm njoftimin që u bëra Nikolin Marku Lestakaljt. Nga shërbimet e policisë është ngritur grupi hetimor dhe në koordinim plotë plotë me prokurorinë po punohet për rastin dhe identifikimin e autorit. Jemi ende në hetim. Dyshojmë për hakmarrje ose gjakmarrje. Po sigurojmë të gjitha provat.”- thotë policia.
Nikolin Lekstakaj u qëllua me breshëri plumbash sot në Balldre të Lezhës teksa doli nga një market. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje. Në market nuk ka pasur njeri, përveç një grua që ishte shitëse. Dyshohet se vrasja e sotme është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti, tre muaj më parë. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Lezhë ku është vrarë Nikolin Lestakaj teksa ishte duke dalë nga lokali. Ai u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje në momentin kur ai po dilte nga bari. Autorëve i janë dashur vetëm pak sekonda për ta bërë këtë atentat. Mbiemrat që kanë lidhje në këtë ngjarje është një hakmarrje e mundshme mes tij dhe fisit Nikulajt, biznesmenit që u vra pak muaj më parë në biznesin e tij. Ende mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk e…
Nikolin Lekstakaj është viktima e atentatit të sotëm në Lezhë. Ai u qëllua në hyrje të një dyqani ushqimor në Balldre të Lezhës. Dyshimet kryesore janë si hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ende mbetet e paqartë sesi ka ndodhur ngjarja. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk e ka një njoftim zyrtar.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se ndihma financiare e BE për bujqësinë u ndërpre për shkak të korrupsionit. Meta thotë se kapja e shtetit do të sjellë pasoja edhe më të rënda. “Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar me fqinjët, tani bujqësisë se rrënuar në mbijetesë i ndërpritet edhe ndihma financiare nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit shpërthyes. Kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të…
Ish-kandidati për deputet i PD-së, Fitim Zekthi ka folur në lidhje me situatën politike në vend. Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se opozita ka rënë në heshtje për shkak të humbjes së thellë që pati në zgjedhje dhe për shkak të drejtësisë që kohët e fundit sipas tij po shton frikën te politikanët. Më tej ai nënvizoi se drejtësia është një nga shkaqet kryesore që opozita po heshtë dhe nuk po reagon për ngjarjet e fundit. “Këta ça thonë sot nuk e thonë nesër. Meta e kuptoi se ajo që ndodhi ishte e mjaftueshme për të kuptuar…
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar në lidhje me vdekjen e 13-vjeçarit në Babrru të Tiranës, i cili u gjet i pajetë, sipas policisë, brenda një automjeti. Mësohet se, i mituri ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash. Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit. “Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur…
Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Balldre të Lezhës. Dyshohet për një viktimë. Deri më tani ende nuk ka një version zyrtar nga uniformat blu në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Vijon…