Ilir Meta ka reaguar lidhur me pezullimin e fondeve të Bashkimit Europian, që i vijnë në ndihmë sektorit të bujqësisë në Shqipëri, nëpërmjet programit “Ipard”. Kreu i Partisë së Lirisë deklaron se kapja totale e shtetit dhe drejtësia me regji do të sjellin pasoja edhe më të rënda për vendin dhe qytetarët tanë sepse korrupsioni dhe pushteti me çdo çmim janë të vetmet qëllime të “Rilindjes”. “Sikur të mos mjaftonte deri tani nënfinancimi në ekstrem i bujqësisë nga Buxheti i Shtetit, duke e renditur vendin të fundit në rajon dhe Europë dhe sidomos me një diferencë skandaloze të mbështetjes krahasuar…
Author: tirana
Fotoja e policit grek Pavlos Terzoglu teksa mbante në krah një fëmijë, duke e shpëtuar nga flakët, bëri xhiron e mediave ndërkombëtare. Babai i policit 26-vjeçar, Christos Terzoglu, në një prononcim për OPEN ka theksuar se në fillim është shqetësuar kur ka parë djalin e tij mes zjarreve. “Isha në Athinë dhe e prisja. Ai doli nga shtëpia në 5 të mëngjesit dhe u kthye në 7 të mbrëmjes. Ai më tha se do të kthehej në orën 14:00 dhe unë isha i shqetësuar. Ai nuk e mori telefonin. Dhe diku rreth orës 3-4 isha shumë i shqetësuar”. I pyetur…
Kulla e Sahatit në Kavajë është një nga monumentet kulturorë më të vjetër në Shqipëri dhe misteri që lidhet me të mund të krahasohet me misterin e piramidave të Egjiptit. E ndërtuar me urdhër të Beut Ibrahim Alltuni nga vëllezërit Sinani, të gjithë vazhdojnë e mahniten nga njohuritë dhe aftësitë e tyre përtej njerëzores të asaj periudhë. Kjo kullë karakterizohet jo vetëm nga bukuria dhe perfeksioni i arkitekturës, por edhe për matematikën, astronominë dhe gjeografinë enigmatike. E veçanta e kësaj kulle është që ndodhet në koordinatat perfekte me Jugun, Veriun, Perëndimin dhe Lindjen. Përmasat gjeometrike të kullës janë të një…
Nëse Samiti i NATO-s i vitit të kaluar në Madrid ishte padiskutim historik, pasi NATO rigjeti Europën dhe aleatët solidaritetin mes tyre përballë kërcënimit të Putinit, duke shënuar një pikë kthese në përmirësimin më të madh të kapaciteteve të mbrojtjes për aleancën euro-atlantike që nga Lufta e Ftohtë, Samiti i Vilniusit i 11-12 Korrikut të këtij viti do të ketë një trashëgimi disi më të komplikuar. Ai do të mbahet mend për përparimin e Suedisë drejt NATO-s, inkurajimin e aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në aleancë, planet më të detajuara të mbrojtjes që nga Lufta e Ftohtë dhe angazhimin e…
“Ne do ta bëjmë ushtrinë e Bjellorusisë të dytën më të mirë në botë dhe nëse duhet do të luftojmë për ta”. Kështu ka deklaruar shefi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin të mërkurën e 19 korrikut. Ai u shfaq në një video duke mirëpritur luftëtarët e tij Wagner në Bjellorusi dhe duke u thënë atyre se për momentin nuk do të merrnin më pjesë në luftën e Ukrainës. “Ne luftuam me nder”, tha Prigozhin. “Ju keni bërë shumë për Rusinë. Ajo që po ndodh në front është një turp në të cilin ne nuk kemi nevojë të përfshihemi”. Prigozhin më…
Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë në fshatin Pishaj të Gramshit. Policia bën me dije se trupi i Q. Z. është gjetur në shtratin e lumit Devoll. Nga këqyrja paraprake, i moshuari nuk ka shenja dhune. Dyshohet se ai është mbytur në lum. Dy ditë më parë, 75-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga i biri, i cili në kallëzimin e tij në Polici deklaroi se i ati u largua nga banesa dhe nuk u kthye më.
Kroacia është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, teksa shumë vende të Evropës po përballen me temperatura ekstreme të larta. Në Karlovac ka rënë breshër në madhësinë e një arre, duke shkaktuar dëme të mëdha. Në Zagreb, qielli u errësua për pak çaste dhe një erë e fortë shkaktoi dëme shumë dëme. Pemë të shumta u rrëzuan, era shkatërroi çatitë e shtëpive ndërsa shumë rrugë u përmbyten si pasojë e vërshimeve nga ujërat. Mediat kroate shkruajnë se një pjesë e Zagrebit ka mbetur pa energji elektrike. Autoritetet kanë ndezur sirenat e alarmit për të informuar për situatën e…
Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00 në Bypassin e Fierit, në afërsi të spitalit “Memorial”. Sipas gazetares së Klan News Anila Sefa një automjet tip “Mazda” është përmbysur në mes të autostradës ndërkohë që shoferi dhe djali i tij kanë marrë lëndime të lehta në trup dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë Policia Rrugore dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Policia Kufitare në Shëngjin iu ka ardhur në ndihmë pesë pushuesve që ngelën në mes të detit. Pushuesit, të rritur por edhe të mitur, po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, por për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, dhe për pasojë ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues. Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese.
Departamenti amerikan i Thesarit e ka sanksionuar të mërkurën Jordan “Orce” Kamçevin nga Maqedonia e Veriut, me arsyetimin se e ka abuzuar pozitën që e ka pasur. Sipas Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja, brenda Departamentit amerikan të Thesarit, Kamçev “është përfshirë në aktivitete korruptive dhe e ka çuar përpara një agjendë egoiste në kurriz të institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”. Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet amerikane, përmendet se Kamçev është shpallur fajtor në rastin “Parcelat e Vodnos”, sepse është përfshirë në një skemë për pastrim parash, të lidhur me blerje të paligjshme të tokës për…
Kryetarja e grupit parlamentar Drejtësi dhe Integrim Mesila Doda zhvilloi një takim me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Doda kërkoi nga eurodeputeti Manolis Kefalogiannis, që duhet të abrogohet ligji arkaik i luftës me Greqinë, i cili eshtë i vitit 1940, sepse kjo do të shënonte një marrëdhënie të re midis dy shteteve. Përsa i përket çështjeve të marrëdhënieve me fqinjët, Znj. Doda nënvizoi se Procesi i Berlinit është shumë i rëndesishëm, por kjo nuk duhet të zëvendësojë apo të krijohet si një alternativë në rrugën tonë drejt BE-së. Eurodeputetët u shfaqën shumë të interesuar lidhur me çështjet e…
Një ngjarje tragjike është shënuar në Stamboll të Turqisë. Tre vëllezër, të moshës 5, 6 dhe 10 vjeç janë mbytur teksa ishin duke notuar në det. Viktimat janë identifikuar si Mutaz Al Mohamad, Khaled Al Mohamad dhe Mohammed Al Mohamad. Trupat e pajetë u zbuluan nga babai i tyre, i cili i dërgoi në spital me urgjencë, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin. Mediat vendase thanë se familja janë shtetas të huaj, por nuk specifikuan se nga ishin. Aktualisht policia po heton rastin.