Author: tirana

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith, i cili i përcolli urimet për detyrën e re, nga ana e znj. Suella Braverman, Sekretare e Çështjeve të Brendshme e qeverisë britanike. Në takim u fol gjithashtu për fushat e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe në mënyrë të veçantë, për një bashkëpunim edhe më të ngushtë për sa i përket sigurisë publike, luftës kundër krimit të organizuar dhe emigracionit ilegal. Ministri Balla po zhvillon takime me ambasadorët e disa vendeve me të cilët Shqipëria ka një bashkëpunim intensiv në çështje të sigurisë, luftës kundër…

Read More

Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann, nga takimi i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE), u shpreh e prerë se nëse Shqipëria do të marrë fondet nga Bashkimi Evropian, duhet të plotësojë disa kushte. “Nuk ka drekë falas, e për rrjedhojë nuk ka fonde falas. Nëse Shqipëria do të marrë fondet nga BE, duhet të plotësojë kushtet. Megjithatë ne jemi në rrugën e duhur, por kemi ende shumë punë për të bërë. E rëndësishme është që ju nuk jeni vetëm. Ndonjëherë duket sikur do kaloni majen, Dajtin, por nuk jeni vetëm, keni njerëz përkrahë. BE e…

Read More

Pas tryezave të diskutimit me grupet e interesit dhe profesionistë të medias, me konsultim të ekspertëve të huaj dhe shqiptarë, me 3 seksione të reja të shtuara dhe zgjerim e ripunim deri në 60% të seksioneve ekzistuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka miratuar së fundmi Kodin e ri të Transmetimit. I ardhur si nevojë e pasqyrimit të standardeve të reja të vendosura nga institucionet europiane në lidhje me mediat audio dhe audiovizive, në kushtet e krijuara nga zhvillimi teknologjik, standardeve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar dhe me adresimin e problemeve të dala në praktikë, ndryshimi i Kodit ekzistues ka…

Read More

Për ata që kanë nevojë të marrin gjak, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të dhurojë gjak, për të shpëtuar një jetë, procedurat do të jenë më të shpejta, më të lehtësuara e më të sigurta, ç’ka është shumë e rëndësishme kur flitet për shpëtim jetësh njerëzore. Sistemi i ri elektronik i Bankës së Gjakut, i krijuar nga AKSHI në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, si një kërkesë për politika shëndetësore dhe praktika mjekësore moderne, do t’u mundësojë dhuruesve, duke nisur nga sot (fillimisht në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Korça për t’u shtrirë shumë shpejt në…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pogradec, ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Policia ka prangosur Ilir Qafkon, 55 vjeç dhe Igers Dapajn, 29 vjeç. Ka qenë shtetasin Ilir Qafko që ka shkuar në shtëpinë ku ishte martuar motra e tij, Rajmonda Dapaj, 58 vjeçe dhe e ka dhunuar këtë të fundit. Në këto kushte, në konflikt ka ndërhyrë djali i shtetases së dhunuar dhe njëherësh nipi i Ilir Qafkos, duke e dhunuar këtë të fundit. Në konflikt janë përfshirë dhe shtetasit Tomorr Dapaj dhe Eugen Dapaj. Konflikti…

Read More

Kryebashkaiku Erion Veliaj ka publikuar në rrjete sociale një video tepër pikante. Gjatë inspektimit të punimeve të rrugës së re në Petrelë, Veliaj është takuar me “sozinë” e Luiz Ejllit. Në fakt Aldo është inxhinieri i rrugës dhe përveç ngjashmërisë së madhe fizike aq sa ka ngatërruar dhe banorët e lagjes në jo pak raste, ka të përbashkët dhe origjinën me këngëtarin. Kryebashkiaku Veliaj telefon live Luizin i cili ishte rrugës për në Kosovë duke e prezantuar me “binjakun” e tij. “Luiz, ç’kemi plako! Jam në Petrelë, edhe kam takuar sozinë tënde duke inspektuar një rrugë këtu në Petrelë. E…

Read More

Shërbimet e Policisë Kukës, menjëherë pas njoftimit për një konflikt me mjete të forta mes dy shtetasve, në fshatin Lojme, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit D. B., 42 vjeç dhe F. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Bele, pasi kanë goditur njëri – tjetrin dhe automjetet që përdornin, me mjete të forta. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur një shkop druri që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ky…

Read More

Gjashtë persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Fatjon Oruçit në East Dene të Londrës, shkruajnë mediat e huaja. Orgest Xhebexhiu, 38 vjeç, Gazmend Shehu, 33 vjeç, Xhelal Kasa, 25 vjeç dhe Korab Shahini, gjithashtu 25 vjeç, janë të gjithë në kërkim në lidhje me vrasjen e Oruçi, 22 vjeç. Gjithashtu dy burra të tjerë të paidentifikuar besohet se mund të ndihmojnë në hetim, sipas policisë.

Read More

Deputeti socialist Petro Koçi, ka folur për ndryshimeve në ligjin e Akademisë së Shkencave. Duke polemizuar me deputetët e opozitës që bënë betejë të madhe për të mos kandiduar Skënder Gjinushi për herë të dytë si kryetar, Koçi në një status në rrjetet sociale, akuzon PD se ka standard të dyfishtë. Statusi i Petro Koçit I dhame fund një stërkembëshi ndaj rregullores dhe fyerjes se dinjitetit te deputetit qe ishte aktivizuar nga iluzioni se lufta ndaj nje njeriu qe drejton sot Akademine e Shkencave mund te kthehej ne kauze politike. Njerez qe mbajne deputet nje 80 vjecar e qe duan…

Read More

Kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës për lobim në SHBA – Afërdita Rakipi Communications dhe Ambal – nuk kanë pasur asnjë marrëveshje lobimi të regjistruar më parë në ueb-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Në deklarimet e tyre, pronarët e dy kompanive, Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”. Bazuar në kontratat e nënshkruara më 26 qershor dhe të vlefshme për…

Read More

Policia ka arrestuar 53 vjeçarin që shkaktoi aksidentin me vdekje në Vaqarrr një ditë më parë. Sipas policisë, 53 vjeçari ishte në gjendje të dehur kur ndodhi ngjarja e rëndë. Makina që drejtonte 53 vjeçari u përplas me një motor dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi 23 vjeçar i kësaj të fundit. “A. Sh., 53 vjeç, banues në fshatin Bulticë, Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Audi”, në Vaqarr, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;”, njoftoi policia.

Read More

Loredana prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me futbollistin gjerman Karim Adeyemi. Dyshja janë parë shpesh bashkë dhe më në fund Loredana i konfirmoi lajmet duke postuar disa foto me futbollistin 21-vjeçar. Mirëpo lidhja e tyre është pasur me shumë komente negative, të cilave këngëtarja i është përgjigjur përmes tekstit të një kënge të Noizyt. “F**k inatçi ma kanë zili buzëqeshjen, unë buzëqeshi dhe ma zi”, këndon Loredana. View this post on Instagram A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

Read More