Author: tirana

Alarmi i kuq për nxehtësinë ekstreme është në fuqi në shumicën e qyteteve kryesore të Italisë, ndërsa valët e të nxehtit intensifikohen në Evropë. Temperaturat pritet të arrijnë kulmin sot, me 23 qytete në gatishmëri të lartë, nga Trieste në veri-lindje deri në Messina në jug-perëndim. Zjarret po shpërthejnë gjithashtu në të gjithë kontinentin, duke përfshirë Greqinë dhe Alpet Zvicerane. Miliona njerëz në hemisferën veriore po preken nga temperaturat përvëluese. Nxehtësia parashikohet të zgjasë deri të mërkurën në pjesën më të madhe të Evropës jugore, pas disa ditësh temperaturash mbi 40 gradë. Pjesë të ishujve italianë të Sardenjës dhe Sicilisë…

Read More

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Wake Up” ka sqaruar postimin që ajo ka bërë disa ditë më herët në rrjetet social, ku njofton se pas orës 19:00 shezloget do jenë falas. Ajo shprehet se nuk ka postuar një njoftim të tillë në rrjetet e saj sociale dhe e gjitha është një fotomontazh. “Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës.…

Read More

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, denoncoi pazaret e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Rrogozhinës. Gjatë një takimi me banorët në Kryevidh, ai tregoi një mesazh që kishte marrë nga kandidati i opozitës dhe theksoi se PS nuk bën pazar me askënd dhe se fuqia e saj janë njerëzit. “Ky që kemi përballë, më çoi fjalë para disa ditesh, më tha: ‘Kam harxhuar shumë në fushatë, po m’i kompensuat, unë iki vetë’. I them atij që më çoi mesazhin: Së pari, unë s’kam bërë kurrë pazar, se as kam mundësi, as nuk dua ta…

Read More

Elton Lushaj i dyshuar si porositësi, personi i shpallur në kërkim, ka dhënë porosi për djegien e një automjeti ngjyrë të kuqe që ishte parkuar në lagjen Pavarësia në Vlorë, në një vendndodhje fikse të dhënë prej tij. Autori ka shkuar teksa në vendngjarje kanë qenë dy automjete thuajse të njëjta. Autori i ka vendosur flakën njërës prej tyre ngjyrë të kuqe dhe më pas nga pakujdesia bidoni më benzinë ka marr zjarr duke e hedhur dhe duke djegur edhe dy të tjera. Këto si dëshmi i kanë dhënë vetë personat e arrestuar në flagrancë në komisariatin e Vlorës teksa…

Read More

Më 25 korrik, Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar. Ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, në të cilën ndodhet prej 12 majit kur dhe u arrestua për akuzën e shitblerjes së votës. Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis…

Read More

Ushtritë moderne sot në botë po përpiqen që të sigurojnë sa më shumë armë që mund të kontrollohen nga distanca dhe të shkaktojnë dëme maksimale tek armiku pa rrezikuar jetën e njerëzve. Një shembull i armëve të tilla janë dronët Bayraktar TB-2. Ministria e Mbrojtjes thotë se se “Dërgesa e parë e dronëve të armatosur “Bayraktar” TB-2 do të mbërrijnë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2024”. Më 31 maj të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë së njohur turke, “për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot Bayraktar TB-2.…

Read More

Në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente me ekipet mjekësore të dedikuara në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat. Rama u shpreh se këto ekipe janë vendosur enkas në këtë javë të të nxehtit ekstrem në koordinim me njësinë e forcave mjekësore ushtarake. Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit parashikon vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me…

Read More

Zëvendëskryeministrja, njeherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku është takuar në New York me Ivana Zivkovic, Ndihmë Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Sipas Ballukut, gjatë takimit u diskutua për procesin e rindërtimit, ku UNDP ka dhënë mbështetje të vyer për ndërtimin e 64 njësive arsimore, por edhe mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe progresin e Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe atë të turizmit. “Shkëmbyem mendime mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e OKB-së dhe UNDP-s për reformat e ndërmarra, në kuadër të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”,…

Read More

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka reagoi përmes një letre në lidhje me nismën për t’i dhënë mandat të përjetshëm kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se duke shkelur rregulloren po kërkohet që në Komisionin për Edukimin dhe mjetet e Informimit të hidhet për votim pa diskutim, pr/ligji që i hap rrugën Skënder Gjinushit të sigurojë një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave. Në një postim në facebook ajo akuzon ligjvënësit e PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj si pirueta të Gjinushit për ta mbajtur atë në…

Read More

Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë po shqetësojnë Shtetet e Bashkuara. Këtë e konfirmoi i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë dëshmisë së tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres. “Më duhet ta them që jemi të shqetësuar me mungesën e përafrimit, jo vetëm me SHBA-të por me gjithë komunitetin transatlantik dhe kjo përfshinë Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Europian, NATO-n , QUINT-in dhe fqinjët, Shoqërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sërish po kërkojmë në mënyrë aktive, mënyra me të cilat mund ta bindim qeverinë që të shohë Shtetet e Bashkuara si…

Read More