Banorët e tre fshatrave në ishullin grek, Rodos janë evakuuar pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit. Bëhet fjalë për fshatrat Eleousa, Salakou, Dimylia kur pranë kësaj të fundit ndodhet një hotel turistik. Sipas mediave greke, zjarri po shpërthen në mënyrë të pakontrolluar në të paktën tre fronte dhe situata konsiderohet veçanërisht e vështirë. Situata aktuale në disa zona të vendit paraqitet kritike. Deri më tani është raportuar për dy zjarrfikës të lënduar dhe djegie të shtëpive dhe makinave.5 mjete të rojes bregdetare dhe private janë në gatishmëri të menjëhershme në zonën në veriperëndim të Rodosit për të ofruar ndihmë.
Author: tirana
Nisur nga specifika e veçantë që kishte Radio-Televizioni Shqiptar, si një nga institucionet më të rëndësishme të informacionit dhe propagandës së regjimit komunist, deri në fundin e viteve ’80-të, ai ishte jo vetëm nën vartësinë dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, por edhe të organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Sigurimit të Shtetit, të cilat si “ORV” (Objekt i Rëndësisë së Veçantë), e mbanin atë nën një kontroll të rreptë, jo vetëm nga ana e sigurisë fizike të atij institucioni, por deri te “pastërtia dhe figura morale e politike” e punonjësve të tij,…
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha këtë të mërkurë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se me projektligjin për studentët e Mjekësisë janë dakord pjesa më e madhe e qytetarëve, studentëve si dhe ekspertëve. Ajo theksoi edhe projektligji për studentët e Mjekësisë që ata të qëndrojnë 5 vite për të punuar në Shqipëri pas diplomimit, është një sakrificë që duhet bërë për të gjithë shqiptarët. “Unë dua të ju sqaroj se ne jemi konsultuar gjatë me studentët dhe po, është e vërtetë se ka një pjesë të tyre që rezistojnë dhe nuk janë dakord me projektligjin, por ka një pjesë…
45 mijë euro i janë marrë një të moshuari në Larisa të Greqisë, përmes një rrjeti mashtrimi. Kjo ndodhi duke i thënë të moshuarit se djali i tij është përfshirë në aksident rrugor dhe se ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale. Një person që u hodh si mjek, telefonoi të moshuarin duke i thënë se duhej ta bënte pagesën urgjent, ti vendoste në një qese shumën prej 45 000 euro dhe më pas t’a dorëzojë tek një person i huaj në hyrje të shtëpisë së tij në Larisa. Rasti i ka kaluar drejtësie, dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen…
“RadarOnline” hedh dritë mbi marrëdhënien në krizë të Princ Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, të cilët duket se po jetojnë të ndarë përkohësisht. Sipas medias, vetëdija se mes tyre diçka nuk funksionon më si dikur, zënkat, zhurmat, çështjet që kanë të bëjnë me botimin e “Spare” dhe mosmarrëveshjet e vogla kanë bërë që çifti i Sussex të marrin vendimin për të kaluar pak kohë vetëm dhe për të gjetur zgjidhjen për të rregullua marrëdhënien e tyre. Ky vendim për tu ndarë për pak kohë është marrë për të shmangur divorcin dhe për të rindërtuar raportin e krisur. “Ata…
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi pas mbledhjes së Këshllit të Ministrave, dha lajmin e miratimit të skemës së kredisë studentore që i mundëson studentit mbulimin e tarifave të studimit dhe kostove të jetesës gjatë studimeve të larta. Do të jetë Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) që do të negociojë me bankat e nivelit të dytë për kushtet. Studentët që përfitojnë kredi studentore, nuk duhet të jenë përfitues nga politikat e mëparshme, si bursë apo përjashtim nga tarifat, me qëllim që të zgjerohet sa më shumë numri i përfituesve. Studentët përfitues do të përzgjidhen bazuar…
Delegacioni i BE-së në Tiranë, bën me dije se Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. “Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II. Komisioni Evropian nuk mund…
Nga Rrogozhina, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje demokratëve që të votojnë për kandidatin socialist, Edison Memolla. Veliaj nënvizoi gjatë një takimi në Kryevidh se, edhe vetë demokratët e kanë kuptuar që Saliu dhe Iliri shohin vetëm hallin e tyre. “Unë po vij nga Tirana, Saliu vjen nga Gjiri i Lalëzit, bën një konferencë për shtyp dhe kthehet prapë në Gjirin e Lalëzit. Ilir Meta, që nga 14 Maji, nuk ka dalë më nga Gjiri i Lalëzit. Ia zuri Goni në fyt me humbjen në Shkodër. Këta kanë vetëm hallin e tyre.…
Zv.kryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, deputeti i PS-së, Toni Gogu vlerësoi në takimin e kësaj të mërkure, punën e shkëlqyer që është bërë nga autoritetet shqiptare në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa vlerësoi edhe dialogun konstruktiv me opozitën për këtë çështje. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Gogu u shpreh se nuk kishte ditë më të mirë se sa sot për t’u mbledhur, pasi sot shënohet 1 vit nga hapja e negociatave. “Njëlloj si prindërit e rinj kur fëmija mbush 1 vjeç, ka nga ata që thonë nuk ka filluar të flasi akoma shpejt,…
Ambasadorja e në largim e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann ka një mesazh për SPAK-un. Ajo tha se SPAK duhet që të bind për besueshmëri qytetarët shqiptarë dhe jo Bashkimin Europian. Në fjalën e saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Hohmann e vlerësoi Reformën në Drejtësi, duke argumentuar se po shihen rezultate. “U përmend reforma e gjerë dhe suksesi i reformës bëri që Shqipëria të kishte një vend në tavolinën e negociatave dhe është e rëndësishme që të mbani këtë integritet të forconi gjyqësorin dhe që shteti i së drejtës të jetë i plotë për cdo qytetar në këtë…
Policia e Durrësit ka sekuestruar 147 çadra dhe 294 shezlongë që ishin vendosur pa autorizim, në plazhin “Rëra e Bardhë” në Manzë. Përmes një njoftimi për mediat, Policia bën të ditur se në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin. Si rezultat,…
Ish-mbrojtësi francez i Manchester City, Benjamin Mendy i rikthehet futbollit, rreth 3 vite pasi qëndroi larg fushave të blerta për shkak të procesit gjyqësor ku ai ishte i akuzuar për përdhunim. Të gjitha akuzat që rëndonin mbi mbrojtësin e majtë u rrëzuan të premten nga gjykata e Chester Crown, duke i hapur rrugën rinisjes së karrierës për Mendy. Në fillim të këtij viti, futbollisti ishte shpallur i pafajshëm nga akuzat për ofendime seksuale ndaj disa vajzave, por juria nuk ishte në gjendje të merrte vendime për dy akuzat e tjera, për përdhunim dhe tentativë përdhunimi, ndaj pati dhe një rigjykim.