Investimet në Bashkinë e Matit vazhdojnë kudo, ujësjellës, rrugë, mjedise publike, Pallatin e Kulturës, shkolla, rrjetin ujitës, etj.Drejt përfundimit janë punimet në Tregun Industrial të Burrelit, duke faktuar se për tregëtarët e Matit ka një vëmendje të shtuar nga pushteti lokal.Në një postim të tij kryebashkiaku Agron Malaj shprehet se:Pothuajse përfundoi investimi në tregun industrial në #Burrel Tregu i cili ishte totalisht i amortizuar për shkak të mungesës së investimeve për vite të tëra.Falë ndërhyrjes tonë ky treg do të ofrojë kushte të kira për të gjithë tregtarët dhe për blerësit. Ndërhyrjet prekin si hapësirat e brendshme, zëvëndësimin e duraluminit,…
Author: tirana
Anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë të shqyrtojë lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin e vetëshpallur të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sipas tyre, Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, duke përfshirë edhe rolin e regjimit në transferimet e paligjshme të fëmijëve. Raporti u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar për të mundësuar ndjekjen penale të atyre udhëheqësve politikë dhe ushtarakë bjellorusë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit.
Këngëtari i famshëm i muzikës latine, Ricky Martin mbërriti ditën e djeshme në Tiranë. Ai do të mbajë një koncert muzikor në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e 20 korrikut. Martin erdhi në Shqipëri dy ditë përpara koncertit, për të eksploruar Tiranën, u tha mbrëmjen e djeshme. Por duket se këngëtarin e “La vida loca” dhe “Maria” e ka tërhequr freskia e detit të Durrësit. Ndaj ai sot ka vendosur të vizitojë qytetin bregdetar duke shmangur kështu vapën përvëluese të Tiranës. Foto nga Durrësi i ka shpërndarë vetë këngëtari në rrjetet sociale.
Pas lajmit që Komisioni Europian ka ndërprerë fondet për bujqësinë në vendin tonë, reagon Ministria e Bujqësisë. Në njoftim sqarohet se programi i mbështetjes nuk është ndërprerë, por vazhdon. Ministria bën të ditur se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të pezullimit të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. “Nisur nga disa publikime mediatike sqarojmë publikun, por sidomos fermerët dhe agropërpunuesit në lidhje me procesin e mbështetjes nga programi IPARD: Programi i mbështetjes nuk eshte ndërprerë. Puna vazhdon, programi vazhdon. Autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale…
Është zbuluar klasifikimi i bërë nga databazat e njohura ndërkombëtare, Google Scholar, Scopus dhe Web of Science për profesorët shqiptar me më shumë kontribute në shkencë. Renditja është bërë bazuar në kontributet shkencore të rektorëve të universiteteve/kolegjeve në Shqipëri dhe Kosovë, punëve të tyre kërkimore, publikimeve të artikujve shkencor në mediume të ndryshme, arritjet profesionale por edhe integritetin e tyre akademik dhe të institucioneve që ata drejtojnë. Tre databazat e njohura kanë analizuar të dhënat mbi punët shkencore dhe publikimet të rektorëve të 50 institucioneve të arsimit të lartë në të dyja vendet. ProfesoretRaporti zbulon se Prof.Dr. Edmond Hajrizi, rektori…
Gratë në Afganistan e kanë mbajtur një protestë të rrallë kundër vendimit të talibanëve për t’i mbyllur sallonet e bukurisë. Gratë janë dëgjuar duke bërtitur “punë, bukë dhe drejtësi”, teksa kanë protestuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Garda e talibanëve është përgjigjur me topa uji. Të drejtat e grave janë kufizuar ashpër prej kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021. Rreth 50 gra kanë marrë pjesë të mërkurën në protestë, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Talibanët u kanë dërguar paralajmërim njëmujor bizneseve që t’i mbyllin sallonet në gjithë shtetin. Ata kanë thënë se vendosja e parukave dhe…
Prokuroria e Posaçme SPAK nuk ka humbur kohë, por menjëherë sot ka çuar për ekspertim kompjuterik aparatet telefonike, disa USB dhe dy kompjutera Lap-Top, të sekuestruar gjatë kontrollit të banesave të Ahmetaj dhe njerëzve të afërm të tij. Prokurorët kanë shpresa se prej paisjeve kompjuterike të nxjerin të dhëna të dobishme që sjellin përparimin e hetimeve për sa i përket implikimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj dhe njerëzve të tij. Kjo formë ekspertimi solli sukses në hetime gjatë kontrollit kompjuterik të telefonit “Black Berry” të sekuestruar në muajin Mars 2023 në banesën e Ahmetaj dhe verifikimit të Lap-Topit të Klodian Zotos.…
Një aksident ka ndodhur sot në bypassin e Fierit, në afërsi të spitalit Memorial. Një automjet është përplasur me trafikndarësen, duke u përmbysur më pas në mes të rrugës. Dyshohet se përplasja ka ardhur si pasojë e humbjes së drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit, i cili mbeti i lënduar dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital.
Në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Krujës ka asgjësuar rreth 1200 bimë kanabisi dhe ka vënë në pranga një person në Krujë. Në operacion u përfshinë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë. Operacioni antikanabis, i cili po drejtohet nga shefi i Komisariatit Kreshnik Alimadhi dhe stafi i ri drejtues, u shtri në Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës. Gjatë një prononcimi, Alimadhi ka bërë me dije se aktualisht është duke u zhvilluar faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në…
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 21,250 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kualifikuese të Euro 2024, Shqipëri-Moldavi, e luajtur në stadiumin “Air Albania”, më 17 qershor 2023. Penalizimi financiar ka ardhur nga problematika e shkaktuar nga grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, që ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, duke shkaktuar kështu trazira dhe situata krejtësisht të evitueshme. FSHF gjen rastin t’u bëjë apel të gjitha grupimeve dhe tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e incidenteve që mund të sjellin penalitete financiare…
“Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë”. Kështu u shpreh Sali Berisha këtë të mërkurë teksa foli për largimin nga Shqipëria të ish-zëvendësministrit pas kërkesës që SPAK i bëri parlamentit për t’i hequr imunitetin. Ai u shpreh se Arben Ahmetaj ka realizuar arratisjen e shekullit.”Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit. Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrihte gjoksin, fliste për…